“Beteja” për aksidentet/ Policia heton rrugët, Haxhinasto fajëson policinë

May 22, 2016 15:29

“Beteja” për aksidentet/ Policia heton rrugët, Haxhinasto fajëson policinë

Policia arrestoi Adis Barzezin, drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksidentin ku dy të rinj humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën. Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe mbi kompaninë që  mirëmbante aksin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit.

Administratori Hamza Islamaj dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi nuk janë zbatuar kushtet teknike dhe nuk janë zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat janë të dëmtuara.

Në kushtet kur për herë të parë hetimet për aksidentet automobilistike po drejtohen edhe ndaj Autoritetit Rrugor dhe firmave private që kanë për detyrë mirëmbajtjen e segmenteve dhe të sinjalistikës, Ministria e Transporteve shkarkon pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Policia Rrugore.

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi gjatë një inspektimi rrugor në Kukës se sinjalistika është përmirësuar: “Shifrat janë të qarta. Sinjalistika ka ndikuar në uljen e aksidenteve dhe vdekshmërinë. Çështja e sigurisë rrugore është çështje e standardit të rrugës, por jo vetëm. Është edhe çështje e policimit të rrugëve. Ka nevojë për forcimin e policimit të rrugëve”.

Javët e fundit, në aksin Kavajë-Durrës kanë humbur jetën 7 pesona dhe disa të tjerë janë plagosur. Zyrtarisht, në të gjithë vendin numërohen 140 nyja të rrezikshme, në të cilat ndodhin më shpesh aksidente.

Por, ekspertët e pavarur mendojnë se vetëm aksi Kavajë-Durrës është i gjithi një njollë e errët, pasi ai është nën rikonstruksion dhe në përdorim./TCh/

May 22, 2016 15:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*