Dekretet, Krasniqi: S’ka konflikt. Kështu u emërua Nishani ministër

February 21, 2016 15:43

Dekretet, Krasniqi: S’ka konflikt. Kështu u emërua Nishani ministër

Ish-këshilltari i dy presidentëve, Afrim Krasniqi nuk gjen argumente të paqartësisë kushtetuese për mënyrën sesi dekretohet shkarkimi dhe emërimi i një ministri.

Zbatimi rigoroz i Kushtetutës e detyron Presidentin, që brenda afatit 7-ditor të dekretojë qoftë shkarkimin e ministrit të parë, ashtu dhe emërimin e ministrit të dytë. Në një numër ministrash të kabinetit aktual qeveritar, por edhe vet Presidenti kur ka qenë ministër, janë ndryshuar disa herë në poste ministrore përmes së njëjtës praktikë kushtetuese. Kështu që në rastin konkret, më shumë sesa një konflikt kushtetues midis institucioneve, kemi një interpretim politik të palëve të ndryshëm në raport me kompetencat e tyre. Edhe ankimimi i bërë nga Presidenti për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është më shumë, jo një konflikt institucional, por një pyetje që i drejtohet sesi ai mund ta ushtrojë kompetencën”, tha Afrim Krasniqi për TCH.

Krasniqi thotë se, Gjykata Kushtetuese jep mendim në rast se ka një konflikt institucional, por në rastin aktual, Presidenti i është drejtuar për interpretim të nenit kushtetues.

“Do të jetë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, por unë parashikoj që si zakonisht gjykata të mos përfshihet në rastet kur nuk ka konflikt dhe kur nuk ka një objekt të qartë gjykimi. Ndërsa kur ka interpretime, është më shumë një praktikë që përdoret për të fituar kohë për një çështje të caktuar, sesa për të zgjidhur konflikt”, tha më tej Krasniqi.

Krasniqi kujton se, Gjykata Kushtetuese është investuar edhe më parë në zgjidhjen e konflikteve të ngjashme, Presidencë-Qeveri, për dekretimin e ministrave. Gjykata – shton ai, – ka thënë qartë, që edhe në rast se Presidenti nuk ka qenë dakord me cilësinë e emrave të propozuar për ministra, ai ka vetëm rol protokollar.

Në këtë rast nuk mund të ketë interpretim ndryshe dhe nuk është rasti për të pasur një rishikim ose rishkrim të normave kushtetuese, të cilat janë shumë të qarta. Ne jemi Republikë Parlamentare, vullneti politik është në Parlament. Kuvendi ka rol cilësor dhe nuk mundet asnjë institucion t’i përcaktojë agjendën Kuvendit, për ta detyruar atë të mblidhet brenda kaq ditëve për të rrëzuar apo miratuar një dekret, apo për t’i kërkuar atij ndryshimin e praktikave të emërimit të ministrave, për sa kohë që kjo është tashmë një procedurë e njohur dhe e konsumuar si në mazhorancën aktuale, në të paktën 4 raste, ashtu dhe në mazhorancat e viteve të kaluara”, u shpreh analisti Afrim Krasniqi.

February 21, 2016 15:43
Komento

3 Komente

  1. qytetari B February 21, 20:14

    Zoti Krasniqi: Nuk ka asnje konflikt me kushtetuten presidenti, vetem se po kaluan 7 ditet e javes, ai ose eshte i detyruar te dekretoje ose te mos dekretoj dhe pike. Pastaj me gjykaten kushtetuese ai te beje ç’te doje, te sqarohet apo keshillohet, por po priti gjykaten kushtetuese per te dekretuar apo mos dekretuar dhe kane kaluar 7 dite, presidenti republikes shkel kushtetuten e rep Shqiperise dhe ne nje nga pika e shkarkimit te presidentit eshte dhe kjo: per shkelje te kushtetues. I leni interpretimet se ne kete pike kushtetuta nuk le asnje interpretim. Mos e ben si Clirim Gjata qe thoshte jo shkelje te renda, jo shkelje te mesme apo shkelje te lehta te kushtetutes! Ajo nuk i permend keto raste. Shkelja eshte nje: i ve bythen siper dhe nuk e zbaton, por mendohu se ja ke vene popullit qe e ka votuar dhe jo partise tende qe te zgjodhi me 72 vota.

    Reply to this comment
  2. qytetari B February 22, 14:43

    Dhe komenti im dje per kete probleme, e mori pergjigjen nga Nishan Presidenti: Atij nuk ja mbajti se dinte mire çdo gje ose ndoshta provoje i ka thene Saliu, pastaj dekretoi. Dhe ai i dekretoi sot , ndryshe s’kish krize institucionale, por shkarkim normal te presidentit nga detyra per shkelje te kushtetutes.

    Reply to this comment
  3. Keta Malo Mestre Italia February 22, 16:16

    Mendimi juaj eshte shume i sakt zoti Krasniqi dhe me vjen keq qe presidenti yne (i nderuar) ,sillet ne kete menyre!
    K.Malo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*