Beteja për TVSH-në/ Për Bashën çmimet do të rriten, Rama merr shpjegimin e Braçes

October 16, 2017 13:49

Beteja për TVSH-në/ Për Bashën çmimet do të rriten, Rama merr shpjegimin e Braçes

 

Taksa për biznesin e vogël ëshë kthyer në një betejë mes qeverisë dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama thotë se TVSH-ja për biznesin e vogël nuk i ngre çmimet dhe për këtë ka postuar në Facebook një shpjegim të deputetit socialist, Erion Braçe: “Erion Braçe është padiskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhëtuar interesat e më të dobtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milion lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjëlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjëlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjlit”.  

Sakaq, Rama thotë se taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero.

“Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurencë të ndershme në ekonomi“, përfundon Rama.

Por demokratët këmbëngulin se TVSH për biznesin e vogël do të rrisë çmimet dhe papunësinë dhe nga ana tjetër do të fuqizojë oligarkët.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, teksa tha se mirëpret një debat për këtë çështje, Lulzim Basha përmendi edhe një herë propozimin për biznesin e vogël.

“Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH nën fashën 12 milionë lekë. Oligarkët fshihen në paradhomat e kryeministrit. Lufta kundër informalitetit nuk bëhet duke goditur biznesin e vogël. Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH nuk do të formalizojë ekonominë. Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do rrisë çmimet dhe papunësinë. Skema e TVSH për biznesin e vogël do të fuqizojë oligarkët”, tha Basha.

October 16, 2017 13:49
Komento

9 Komente

  1. lori October 16, 14:42

    Taksat vendosen njelloj per cdo lloj biznesi o gomar.

    Reply to this comment
    • denis October 16, 17:28

      me thuaj pak se si mund te taksohen te gjithe njelloj apo te ka mbetur sahati tek koha e sales ku te gjitha bizneset paguanin 200mije leke? kjo eshte taksimi i ndershem dhe i njejte? jo nuk eshte. kush fiton me shume normalisht qe do taksohet me shume

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati October 18, 00:55

        Absolutisht TVSH eshte nje takse qe godet te varferit, biles ne ekonomi
        ajo takse quhet Takse ndaj te varferit, sepse ajo takse vendoset ne mallrat e konsumit , dhe godet xhepin e konsumatorit , ,

        Por ai konsumator qe ka page te ulet e ndjen kete takse, ndersa konsumatori milioner nuk e ndjen fare

        Kjo Takse do preke fitmin e shitesit dhe ai do ja fuse bleresit —

        Eshte kjo takse nje takse kriminale per kushtet e Shqiperise,
        sepse Shqiperia esht nga vendet me te varfera ne Europe, dhe kjo takse do shkateroje ritjen e konsumit dhe do coje ne mbylljen e bizneseve te vogla

        Dhe do beje qe bizneset e medha ti shesin direkt mallrat e tyre tek konsumatori

        Kjo takse ne Shqiperi vendoset pas nja 30 vjetesh kur ekonomia jone te jete forcuar , dhe po ashtu konsumatori jone te jete forcuar

        Ndersa tani kjo takse esht komplet nje fatkeqsi qe do i bjere njerezve te thjeshte

        Dhe tamam kjo takse eshte kunder aty 1 milion njerezve qe i dhane voten Rames
        Eshte pikerisht per keta hallexhinj kjo takse

        Ky huri juaj i gjate ju mori shpirtin, por ju vazhdoni votojeni ..dhe me parrullen Te rroje Partia ….

        Ky Rama doli kaq i keq sa edhe akrepi e ka shpirtin me te mire se ky lloj monstre qe po i pi gjakun njerezve te thjeshte

        Ndersa milionereve ky Kryeminister ju fal milona dollare taksa te pa pagaura , te varferve ju shpik taksa mbi taksa

        Reply to this comment
    • Ilda October 16, 20:57

      Une personalisht jam pro vendosjes se TVSH. Ul direct informalitetin. Dhe nese trajtohet ne me nyren e duuhur nuk sjell as rritje cmimesh. Pra me nje strategji te mire kjo nuk do ti bjere ne qafe bizneseve te ndershme as qytetareve por vetem informalitetit.

      Reply to this comment
  2. MH October 16, 15:35

    Politikani basha me kujton komentuesit ne artikuj te ndryshem te gazetave.Qe po ta krahasojme me komentuesit del nen nivelin mesatar te komentuesve.Asht per tu dhimbtur edhe ma shume qe ka dal nga cadra sepse asht ma keq se ne cader.

    Reply to this comment
  3. alda October 16, 17:26

    o gomar taksat nuk vendosen njelloj per te gjithe. nuk mund te takson njerin qe fiton 3miljon me 300mije leke dhe njerin qe fiton 40miljon po me 300mije leke. eshte nje llogjike e thjeshte per kete.

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 16, 18:38

    LULZIM BASHA PERVEC SE ESHTE BUDALLA, POR KA MANTALITET BOLSHEVIKU

    Ne asnje vend te Botes TVSH nuk i falet askujt, aq me shume firmave dhe bizneseve. Me TVSH shteti paguan administraten dhe akumulon fonde per investime publike. TVSH ne vende te ndryshme ka vlera te ndryshme, por sa me i zhvillluar ekonomikisht shteti aq me shume mundesi ka per te zvogeluar TVSH ne fusha te ndryshme, por kjo nuk do te thote qe te mos paguhet tvsh fare dhe te ndahet biznesi I MADH dhe I VOGEL sic ka ndodhur ne Shqypnine enveriste per qellime populiste.

    FMN E KA CAKTUAR TVSH 20% PER VENDET E LINDJES

    Loja qe i mbetet qeverise te beje eshte

    TATIM FITIMI

    Per te gjithe pa dallim, per firma e kompani dhe per persona fizike me parimin:

    KUSH FITON DUHET TE PAGUAJE NE SHTET!

    Edi Rama e filloi totalisht gabim qeverisjen e tij duke i meshuar “Takses Famoze Progresive”, por shpejt e pa qe kjo parrulle komuniste ishte vetem nje flluske sapuni, njashtu sic u pa edhe ne France nga dallkauku socialist Holland.

    CFARE DUHET BERE?

    Ne asnje menyre duhet te mos lejohet per qellime populiste te politikes idiote prekja e tabuse se FMN-se qe eshte shtylla kryesore e funsionimit te shtetit dhe qe shprehet me tre germa: TVSH

    Loja kunder informalitetit nuk duhet vetem ne fushen e detyruar te TVSH, por me shume tek tatimi i fitimit, qe ne Shqypni nuk funksionon fare dhe ka ardhur koha qe qeveria te mendoje per kthimin tek:

    TATIM FITIMI I SHTESHTE

    ashtu sic eshte ne te gjitha vendet e tjera te Evropes Lindore dhe dallkauket e Edi Rames dhe Erjon Braces te mos behen si “Dhia e Zgjebosur me bishtin perpjete” me fillozofi groteske ekonomike duke u krahasuar me SHBA, Gjermanine, apo Angline, por te ulin koken dhe te kthejn ne shqypni ate qe u ka thene FMN vite me pare.

    PJESE TJETER ESHTE VETEM KONTROLLI

    Keto masa as nuk do te ngrene cmimet dhe as do te prishin bizneset, vetem do t’u mesojne biznesmeneve te sillen si gjitha Bota Demokratike dhe jo si Mafie Enveriste me pushtet.

    Reply to this comment
  5. Timi October 16, 18:59

    Po lereni mo kete gjumashin se ky e tepron shume

    Reply to this comment
  6. Irma October 16, 20:59

    I duhet dhene nje rendesi e vacant kontrollit te deklarimvese sidomos te ketyre lloj bizneseve qe fshehin faturimin qe te mbeten nen etiketimin I vogel. Qofte kjo nepermjet TVSH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*