Betohet Erdogan, Turqia zyrtarisht me sistem presidencial

July 9, 2018 17:51

Betohet Erdogan, Turqia zyrtarisht me sistem presidencial

Recep Tayyip Erdoğan ka bërë betimin në Parlamentin e Turqisë dhe tanimë ai do të cilësohet si presidenti i parë në sistemin e ri të qeverisjes.

Me betimin e Erdogan-it ka filluar zyrtarisht sistemi presidencial dhe i është dhënë fund sistemit parlamentar.

Pas largimit nga parlamenti, ai tha para gazetarëve se “çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë”.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka deklaruar se Erdogan pati një fitore në zgjedhjet e zhvilluara presidenciale me 52.59 për qind të votave.

Pjesëmarrja në votime u vlerësua të jetë 86,24 për qind dhe brenda shtetit rezulton se ai ka marrë 25.436.238 vota, ndërsa jashtë shtetit 807.974 vota.

s.a/dita

July 9, 2018 17:51
Komento

2 Komente

  1. Arben July 9, 19:29

    Amin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*