Biberaj: Aleanca PS- LSI? Largimi i Berishës legjitimon çdo bashkim forcash

Redaksia Online May 1, 2013 11:29

Biberaj: Aleanca PS- LSI? Largimi i Berishës legjitimon çdo bashkim forcash

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për revistën Klan, thotë se FRD nuk bëri aleancë me AK, pasi ata zgjodhën një trajektore tjetër.

Duke komentuar aleancën mes PS dhe LSI, Biberaj thotë se largimi i Berishës legjitimon çdo bashkim forcash.

“Opozita në çdo vend demokratik synon pushtetin, dhe kjo është normale. Parë në këtë këndvështrim ajo nuk e ka humbur kauzën e pushtetit, ndërkohë që koalicioni PS-LSI, ka dëmtuar që në embrion kauzën e luftës kundër korrupsionit të qeverisë së nesërme, pasi siç dihet, LSI-ja bashkë me qeverisjen e PD-së, u bënë simbolet e korrupsionit me figurë, zë dhe bllok në dorë. Gjithsesi, për zgjedhjet e 23 qershorit, kauza e largimit të kryeministrit aktual nga pushteti, mbetet kauza kryesore që legjitimon çdo bashkim forcash politike. Në Luftën e Dytë Botërore u bashkuan armiqtë politikë historikë, Çurçilli dhe Ruzvelti nga njëra anë, me Stalinin nga ana tjetër, për të mundur Hitlerin, që ishte e keqja më e madhe e kohës. Edhe sot në Shqipëri, e keqja më e madhe e kohës është kryeministri aktual me kupolën e tij antishqiptare dhe antipopullore, e cila duket larguar patjetër nga pushteti,” tha Biberaj.

Ai thotë se opozita do fitojë zgjedhjet, kurse Berisha do humbasë thellë. Biberaj parashikon se pas largimit të Berishës, do reformohet e djathta dhe këtë reformim do e bëjë FRD.

“Kryeministri aktual do t’i humbasë thellë zgjedhjet, gjë që do të hapë edhe rrugën për reformimin e së djathtës. Përveç largimit të kryeministrit, ka edhe diçka tjetër shumë pozitive, pasi kryeministri do të marrë me vete edhe të gjithë ata që i thirri nën armë në koalicion, gjë që do të pastrojë një herë e mirë të djathtë e deformuar prej tij. Direkt pas zgjedhjeve, hapet rruga për krijimin e një të djathte të re, të moderuar dhe bashkëkohore, mision që do ta kryejë më së miri Fryma e Re Demokratike. Opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe pas 23 qershorit do të kemi një qeveri tjetër”.

Redaksia Online May 1, 2013 11:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*