Biberaj: Komisioni për incidentin e Vjenës, qesharak

Redaksia Online April 29, 2013 16:35

Biberaj: Komisioni për incidentin e Vjenës, qesharak

Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, e cilëson qesharak komisionin e ngritur për të hetuar incidentin e 24 prillit në Vjenë. “Ky një zhvillim qesharak dhe i denjë për atë grup të pseudomazhorancës e cila nuk është një mazhorancë reale. Ky është një model shqiptar. Historia ka treguar që shumë komisione janë ngritur por nuk ka pasur një produkt final dhe janë shtyrë pafundësisht nga parlamenti pa asnjë lloj sensi politik dhe juridik, nuk kanë dhënë rezultat”, tha ai në një intervistë për News 24.

Biberaj u shpreh se FRD ka pasur oferta për koalicion parazgjedhor nga të dyja partitë e mëdha, të cilat janë refuzuar. “Po, kemi pasur oferta, të dyja i kemi refuzuar. I kemi refuzuar, pasi me PS na ndan ideologjia dhe programi, nuk mund të kalonim majtas. Ne vijmë nga e djathta tradicionale. Ndërsa rrugët tona me PD janë ndarë për arsye parimore. Ne jemi forcë e qendrës së djathtë, refuzuam aleancën me PD dhe PS, ne jemi në të drejtën tonë dhe kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Jam i bindur që asnjë nga koalicionet nuk do ketë 71 vota, ne na nxjerrin zgjedhjet me një grup parlamentar”, tha ai.
Biberaj tha se bashkë me kreun e FRD-së, Bamir Topi,do kandidojnë si deputetë në qarkun e Tiranës. Ai më tej, la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me PS pas zgjedhjeve.
“Më 24 qershor ne do kemi një numër mandatesh, do konsultohemi për ëdo koalicion, i cili do bashkohet mbi interesat e qytetarëve”.

Redaksia Online April 29, 2013 16:35
Komento

1 Koment

  1. Shpirag April 30, 09:08

    Shumë i vjeter,shumë i politizuar edhe pse ka te drejtë per komisionet.Gabon rende ne kete situate katastrofike ku e ka cuar vendin Berisha,per te cilet eshte dakort që duhet larguar(me pelqen se eshte edhe tropojan dhe nga te paktet qe sulmojne malokarin Berisha(un vet jam me prejardhje malësore tropojane,por malokaret si Berisha nuk i dua).Ndersa gabon për”ndarjen politike,majtas-djathtas,duke e cuar veten mjerisht ne vitet 1942.Kjo sepse sot nuk ka dallim sipas Merkel,të majtë,të djathte,por të pasur dhe të varfër..Edhe e djathta ekstrem franceze e deklatroi këtë shpërbërje e konfigurim të ri,bile më qartë e argumentoi filozofi i shquar i Kartes së të drejtave të njeriut,Hessel…FRPD nuk e paska ditur këtë duke mos kuptuar dot se neser,kudo nis zhdukja e partive politike,bartëse të ideologjive të vjetra klasore;dhe nis Revolucioni Web i lëvizjeve demokratike.Nga kjo ka bërë gafën edhe autori i njohur,i FRPD,Biberaj,duke mos renditur në front ndryshimi,Partinë gjë që jo vetëm e bën të vjeter,por do ta ndëshkojë,sepse votohet qartë me dy synime:PD,dhe banda e tij e vrasjeve e korrupsionit,(Gerdec-21janar-’97,korrupsion rrugesh aitostradash,vjedhje votash)për mbijetese e vjetra dhe Opozita qe do fitoje ndjeshëm,që lufton për rrotacion,progres,ndëshkim të vjeterve…Nuk ka front tjeter,sepse dhe ne Itali poli i trete(i qendrës)u shpartallua,ndjeshëm nga INDINJATA,dhe dy partite kryesore qe mbetën,nuk kane pêr të zgjidhur krizën…Por Shqiperia ndryshon sepse duhet larguar se pari vrasesi Berisha,dhe kjo do lartësonte FRPD,aleancë pragmatiste me opozitën(ka parti te djathta qe bukur e kane motivuar aleancën).Biberaj nje politikan ndryshe prej Tropojes së shenjte qe me ka dhënë bukë e ujë bjeshke të kulluar,dikur…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*