Bicaj lë mandatin, KQZ miraton kalimin te Mhill Fufi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kalimin e mandatit të deputetit Vasil Bicaj te pasuesi në listë, Mhill Fufi. Vendimi u miratua me shumicë votash.
Vasil Bicaj, deputet i Partisë Demokratike, refuzoi mandatin në mbledhjen e Parlamentit, ku deputetë bënë betimin. Për pasojë, mandati i kalon kandidatit që ka radhën në listë, Mhill Fufi.
Ky i fundit u bë i njohur për publikun pikërisht ditën e zgjedhjeve, për shkak të përfshirjes në konfliktin që përfundoi me vrasjen e një militanti të LSI-së në Laç.
Zot na ruaj. Normalisht ky duhet arrestuar pa hyre ne Sallen e Parlamentit.
Besoj se refuzimi i mandatit te te tij e ka bere me urdher per ti hapur ruge pasardhesit per te perfituar nga mandati i deputetit Kjo gjendje nuk duhet te vazhdoje me por ai qe ka kryer nje krim duhet te ndeshkohet pavaresisht se autori eshte ky dhe pergjegjsine per vrasjen e ka mare nje njeri i afert i tij
“Vasil Bicaj, deputet i Partisë Demokratike, refuzoi mandatin në mbledhjen e Parlamentit, … ” thjesht dhe vetem per 300.000 euro…
Kush arsyeja qe ky Bicaj refuzoi mandatin? Si ka mundesi qe ai konkuroi dhe vetem pas dy muajsh nuk pranon mandatin? Kjo PD-ja shume e cuditshme me disa veprime qe as ne shek 18 nuk beheshin.
shume i trembur duket ky bycaj