Bie intensiteti i reshjeve, Vlora nën ujë; të dhënat sipas qarqeve

October 12, 2015 08:54

Bie intensiteti i reshjeve, Vlora nën ujë; të dhënat sipas qarqeve

Intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë gjatë natës, dhe kjo ka bërë që situata të përmirësohet në shumë rajone të vendit.

Situata më problematike paraqitet në Vlorë, ndërkohë që në Fier, lumi Gjanica është rikthyer në shtratin e vet pas fryrjes gjatë ditës së diel.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se hidrovoret në të gjithë vendin janë në punë dhe kjo ka sjell tërheqjen e ujërave.

Megjithatë, ka disa akse problematike. “I bllokuar aksi Korçë-Ersekë dhe Elbasan-Gramsh.

Hidrovorët janë në punë. Hidrovorët të ishin në gatishmëri, furnizimi me dy linja. Institucionet të përgjigjen për mungesën e energjisë për hidrovoret dje”, ka thënë Prençi.

Në rajonin e Elbasanit, ka rënie gurësh në aksin e Xibrakës. Situata më e rënduar është në qytetin e Vlorës, ku niveli i ujërave në lagjet e qytetit është ende i lartë edhe gjatë mëngjesit të sotëm.

Të dhënat sipas Ministrisë së Bujqësisë

Situata në Fier

Sot në Fier situata paraqitet e përmirësuar, pasi intensiteti i shirave ka rënë dhe uji është tërhequr. Mësohet se lumi Gjanica është rikthyer në shtrat, dhe uji është tërhequr nga banesat dhe objektet e tjera. Reshjet e shiut, të cilat nisën mbrëmjen e së shtunës dhe vijuan pa ndërprerje përgjatë së dielës, shkaktuan dëme në rreth 550 banesa si dhe 150 biznese. 60 familje u evakuuan, për të cilat u mundësua strehimi në konviktet e shkollave “Jakov Xoxa” dhe “Rakip Kryeziu”.

Situata në Vlorë

Ndërkohë në Vlorë situata vijon të jetë e njëjtë me një ditë më parë. Nën ujë janë rreth 260 banesa dhe 150 biznese. Situata vijon të jetë problematike në pothuajse të gjitha lagjet e qytetit. Ndërkohë, më e rëndë paraqitet gjendja në zonën e Skelës, në lagjen “24 Maji”, “Pavarësia”, “15 Tetori”, rrugën “10 korriku”, “Kushtrimi”, si dhe për herë të parë në zonën e Ujit të Ftohtë.

Përmbytjet në Vlorë i kanë marrë jetën një 50-vjeçari një ditë më parë. Luan Qarri gjatë mesnatës të së shtunës ishte duke u kthyer nga puna si roje në një biznes privat, kur vërshimet e përroit e kanë marrë teksa udhëtonte me mjetin e tij.

Babai i katër fëmijëve është tërhequr nga rryma e fortë e ujit, e cila e ka çuar afër bregut të detit pranë një resorti turistik, ku dhe u gjet i pajetë. Mësohet se kanë qenë pronarët e këtij biznesi ata që kanë lajmëruar forcat policore, se mëngjesin e të dielës kishin parë trupin e pajetë të një personi në një automjet në zonën e Radhimës.

Situata në Lezhë

Pas përmbytjeve të së dielës në qarkun e Lezhës situata i është kthyer normalitetit. Aktualisht në asnjë lagje e qytetit të Leshës nuk ka prezencë uji. Ndërkohë është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, për të diskutuar mbi problematikat e hasura dhe zonat ku duhet ndërhyrë me qëllim që të shmangen përmbytjet në vijim.

Situata në Elbasan

Situata vijon të jetë problematike në pjesën veriore të Elbasanit, pasi dëmtimet në argjinaturën e përroit të Zaranikës përbëjnë rrezik për përmbytje. Mësohet se uji ka vërshuar edhe në njërën nga depot e ujësjellësit të qytetit. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të mos e konsumojnë ujin e çezmës.

October 12, 2015 08:54
Komento

2 Komente

  1. LOVE October 12, 09:33

    Institucioni i Shemziut i kerkon qe te pergjigjen institucionet per mungese energjie te
    hidrovoreve …. dhe hidrovarre mund te lexohet
    Une shikoj nje deshire komplekse te qivirise per te zgjedhur menyren e pembytjes
    Koha ben punen e vet dhe ne e ndihmojme .Ishalla bie dhe turbekulozi ,dhe pastaj kualifikohemi ne Paris me qetesi dhe dashuri .Mbi kullen Ejfel do valvisim kete Lejfenin tone
    nje nga ato fotot ku i duket mire ….se per kete e votuat ,koke e kembe ….trap .
    Panariti u nderua me titullin “honosris cazzo ” cudi qe ja dhane me kaq vonese
    Sehir Tahiri i do aziliantet ne Skiperi ,se ne jemi vend i sigurt
    superpjeshka do kuponin
    : Ku qendron problemi ketu ? A ?
    Neser dhe te merkuren moti do jete me i keq ,fikini hidrovarret qysh sot ,
    dhe te mbaroj me sukses permbytja …

    Reply to this comment
  2. elio October 12, 10:18

    Ky shemsiu eshte ai i policise qe nuk boni hajer edhe tani Rilindja e dergoi tek Shtabit të Emergjencave Civile…MIre e beni, keni popull dele…u permbyt Vlora…do thoni ju e kishte fajin Gjika, po ky gjytyrymi i tanishem qe eshte zgjedhur qe ne maj, duhet te bente gati qytetin per reshje apo tredh qente ky…aaaaa as e mer o laro….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*