Bie miti i turizmit patriotik, po na braktisin kosovarët, ja kush na viziton

August 22, 2017 09:58

Bie miti i turizmit patriotik, po na braktisin kosovarët, ja kush na viziton

Për vite me radhë Shqipëria është bazuar në turizmin patrotik. Atë të shtetasve nga Kosova, të cilët që pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009-n vërshuan drejt Shqipërisë për turizimin veror, por edhe atë të fundjavës.

Por këtë vit ata duket se po refuzojnë në heshtje abuzimet e përvitshme me çmimet, problemet me infrastrukturën, deri te diskriminimin me moslejimin e kalimit të autobusëve në rrugën e plazhit në Durrës gjatë kësaj vere.

Të dhënat e INSTAT për 7 mujorin tregojnë se për herë të parë hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar një rënie të ndjeshme. Për 7 mujorin (janar-korrik) erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%.

Edhe në korrik, tkurrja ishte e lartë me 33%, apo rreth 147 mijë shtetas më pak, teksa hynë në total 297 mijë shtetas nga Kosova (nga 444 mijë korrikun e një viti më parë).

Rezulton se korriku ka qenë goditja fatale e turistëve nga Kosova që kanë braktisur masivisht Shqipërinë, ndonëse muaji i Ramazanit, që përgjithësisht step turistët e vendit që flet të njëjtën gjuhë, mbaroi në 26 qershor.

Rënia në korrik ishte aq e lartë, saqë nuk u arrit të kompensohej nga dhjetëra turistë të shteteve të tjera (në korrik numri i të huajve që hynë në Shqipëri ra lehtë në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, raportoi INSTAT).

Pavarësisht rënies, shtetasin nga Kosova mbeten thelbësorë për turizmin shqiptar, teksa zinin 33% të totalit të hyrjeve për 7 mujorin 2017, nga 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Maqedonasit mbeten të dytët, rriten ndjeshëm italianët e polakët

Ndryshe nga shtetasit e Kosovës, maqedonasve u është ngjallur interesi për turizmin shqiptar. Hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin (në total 342 mijë).

Shtetasit grekë kishin një rritje të lehtë me 5.6% për 7 mujorin, por ata vijojnë të mbeten të lartë në numër, me 246 mijë hyrje për janar-korrik (këtu përfshihen dhe shtetas shqiptare me nënshtetësi greke). Edhe nga shtetasit e Malit të Zi ka pasur një rritje të lehtë me 4.4% të hyrjeve, duke u renditur të katërtit.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me një zgjerim prej 56%, ose 66 mijë hyrje më shumë, me 182 mijë hyrje në total. Shqipëria ka qenë së fundmi në faqet e mediave italiane, që i kanë bërë jehonë bukurisë së bregdetit, që është kaq pranë Italisë, duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës.

Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit. Të tretët janë polakët, që ishin dhe supriza e kësaj vere, edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit.

Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë.

Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët. /MONITOR

August 22, 2017 09:58
Komento

6 Komente

  1. Arben August 22, 10:08

    VETE FJALA MIT I THOTE TE GJITHA

    MIT = MASHTRIM.

    EDHE KETA TE RINJTE VIJNE SI PASOJE E MITIT

    “SHQIPERIA, NJE VIRGJERI E PAZBULUAR”

    KUR TE BJERE EDHE KY MIT, DO TE NA MBETET

    AI MIKU NE DORE.

    Reply to this comment
  2. lili August 22, 16:52

    bref, shqiptaret nga svicera, shqiptaret nga makedonia, shqiptaret nga italia ,shqiptaret nga grecia, shqiptaret nga franca, shqiptaret nga belgjika me shtetesi nga keto vende etj etj
    Turistet vertete te huaj shume pak .

    Reply to this comment
  3. Arben August 22, 17:11

    LESHONI KOMENTET, O PORTAL I LODHUR

    FJALA MIT I THOTE VETE TE GJITHA.

    MOS KINI MERAK, DO TE BJERE EDHE MITI I

    “PARAJSES SE VIRGJER, NE MES TE EUROPES”

    DHE SHQIPETAREVE DO TU MBETET NE DORE

    AJO QE KANE HAK.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR,TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  4. moni August 22, 17:27

    Artikullshkrues naiv dhe injorante.MAQEDONET,PO QFARE MAQEDINE O INJORANTE ka ata jane te gjithe shqiptare,greke nga Shqiperia ITALIANE NGA SHQIPERIA QE S DDUAN TE FLASI ME SHQIPE….Po cili i huaj do vije ne halen e vangjush dukos qe po e shkaterron me keqe se ISSI….

    Reply to this comment
  5. nje antiturk August 22, 22:59

    Ngordhte turku anadollak , aziatik e antishqiptar , Arben Cari !

    Reply to this comment
  6. demo August 23, 10:56

    Leshoni HALETE ne det dhe ngrini cmimet sa frengu pulen dhe do ta shihni turizmin patriotik.Ne Turqi,ne Antalia,per 10 dite i ke te gjitha,te hash e te pish cfare te duash edhe udhetimi i paguar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin