Bie nga 150 metra lartësi në një humnerë në Shkodër, shpëton për mrekulli turisti zviceran

October 9, 2019 22:29

Bie nga 150 metra lartësi në një humnerë në Shkodër, shpëton për mrekulli turisti zviceran

Policia në bashkëpunim me banorët i shpëtojnë jetën një turisti zviceran, i cili ra në humnerën mbi Lumin Kir. 64-vjeçari nga Zvicra duke udhëtuar me motoçikletë, del nga rruga dhe bie rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal, shtetasi zviceran J. B., 64 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të  motoçikletës dhe ka dalë nga rruga duke rënë rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Në sallën operative erdhi një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e  64-vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zvicerian ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër.

Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

l.h/ dita

October 9, 2019 22:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*