Bie xhiroja e bizneseve, ulet ndjeshëm konsumi

December 24, 2015 09:17

Bie xhiroja e bizneseve, ulet ndjeshëm konsumi

Shënon rënie indeksi i shifrës së afarizmit për tremujorin e tretë 2015, indikatori ky i rritjes ekonomike. Të dhënat publikohen nga Instituti i Statistikave ku ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 0,5% në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, krahasuar me tremujorin e tretë 2014. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 8,1%.

Efektin kryesor rezulton se e ka dhënë industria nxjerrëse, që është tkurrur me 32.5% me bazë vjetore, si rrjedhojë kjo e situatës së pafavorshme ndërkombëtare me çmimet e naftës dhe mineraleve që kanë rënë ndjeshëm. Shqetësuese është rënia e sektorit të shërbimeve, një tregues direkt ky i tkurrjes së konsumit.

Rënia e industrisë nxjerrëse

Në tremujorin e tretë 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) ka rënë 4,7% krahasuar me tremujorin e tretë 2014.

Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 32,5%. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti “Industri përpunuese” paraqitet me rritje 8,6% ndërsa aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me rënie 0,6%. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetin “Industri”, paraqitet me rritje 0,2% krahasuar me tremujorin e dytë 2015

. Në këtë rritje ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Industri përpunuese” me 1,7%. Aktiviteti “Industri nxjerrëse” shënoi rënie me 4,4% ndërsa aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rënie me 22%.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndryshimi vjetor i volumit të prodhimit industrial në “Industri” shënoi një rënie prej 2,9%. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 27,1%. Ndërsa, aktiviteti “Industri përpunuese” shënoi rritje 23% referuar të njëjtës periudhë krahasimore. Gjatë tremujorit të tretë 2015, ndryshimi tremujor i volumit të prodhimit industrial shënoi një rritje me 6,1% krahasuar me tremujorin paraardhës, ku ndikimin më të madh e dha sektori “Industri përpunuese” me 9,7%.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, volumi i prodhimit në aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” shënoi një rënie me 66,1% ndërsa aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi një rënie me 20,2%.

Bien shërbimet

Në tremujorin e tretë 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në ndërmarrjet që operojnë në “Shërbime” shënoi rënie me 0,4% krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndikuar kryesisht nga aktiviteti “Tregti me shumicë” me 0,6%, “Informacioni dhe komunikacioni” me 13,9% dhe “Transport dhe magazinim” me 36,4%.

Në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2015, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Shërbime” është rritur 8,9%. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Tregti me shumicë” me 5,7% dhe “Transport dhe magazinim” me 17,4%.

Tregtia me shumicë dhe tregtia me pakicë e shumicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e tretë 2014, në aktivitetet “Tregti me shumicë” paraqet rënie me 0,6% ndërsa aktiviteti “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave” paraqet rritje me 4,3%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetet “Tregti me shumicë” u paraqit me rritje me 5,7% ndërsa në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” u paraqit me rritje 6,6%, në tremujorin e tretë 2015 në krahasim me tremujorin dytë të këtij viti.

Rritet sektori i ndërtimit

Në aktivitetin “Ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e tretë 2015 paraqet një rritje prej 10,7% krahasuar me tremujorin e tretë 2014. Volumi i ndërtimit paraqite një rritje prej 14,5% krahasuar me të njëjtën periudhë. Në tremujorin e tretë 2015, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, paraqet rritje prej 3,7% krahasuar me tremujorin e dytë 2015, ndërkaq volumi i ndërtimit është rritur me 1,9% gjatë së njëjtës periudhë. Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Ndërtim” në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2015, shënoi një rritje prej 0,1%, ndërsa fondi i pagave shënoi një rënie prej 0,6%. /DITA/

December 24, 2015 09:17
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik December 24, 11:37

    Do thoni ju se cfare lidhje kane me njera tjetern kriza ekonomike dhe eksodi 2015? Pyesni se ja u shpjegon shkoqitur Braqe gazetari dhe Can “englesh-men-i”. Vetem ke piktori mos shkoni se i ka konsumuar te gjitha justiikimet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*