Bie zjarr në ambjentet e Piramidës në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale

November 21, 2020 19:38

Bie zjarr në ambjentet e Piramidës në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë ambientet e Piramidës  ditën e sotme, tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale kurse grupi hetimor e Policia janë në vendngjarje për përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

h.b/dita

November 21, 2020 19:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim