Bie zjarr në Surrel, ndërhyn helikopteri i FA për shuarjen e flakëve (VIDEO)

March 22, 2020 16:52

Bie zjarr në Surrel, ndërhyn helikopteri i FA për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Një masiv pyjesh është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme rreth orës 15:00.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Surrelit në Tiranë për arsye të panjohura.

Për shuarjen e flakëve të zjarrit u aktivizua nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura.

Sikurse duket në videot e publikuara nga Klan, helikopteri furnizohet me ujë në Liqenin e Farkës dhe më pas niset drejt zonës pyjore në Surrel.

Mësohet se flakët u shuan falë ndërhyrjes nga ajri.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, teksa ka nisur një hetim për këtë ngjarje.

e.k. / dita

March 22, 2020 16:52
Komento

6 Komente

  1. fteri March 22, 17:25

    Saliu ka aktivizuar mercenarët e dinamitit në të shtyllave të tensionit lartë ,që të mos harrojnë zanatin.

    Reply to this comment
  2. fteri March 22, 17:30

    Saliu ka aktivizuar mercenarët e dinamitit të shtyllave të tensionit lartë , të mos harrojnë zanatin !……

    Reply to this comment
  3. Ish Gazetare dikur tek kjo Gazetë, sot njëlloj si 55 e Balli Fariut. March 22, 17:34

    Mos mashtroni kaq turpshëm. Zjarri në Farkë dhe jo në Surrel, apo keni inatë Edi Ramën dhe do deshët që zjarri të ishte tek shtëpia e tij, sepse Ai pastroi PS nga 95% pleqëve të dorës së vjetër. Duket që keni ndikim apo komandim nga ndo jë të kësaj dore të vjetër. Turp për një Media që mashtron kaq turpshëm.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi March 22, 20:19

      Turp … turp… se c’me kujton kjo fjale e dikurshme, por s’e mbaj mend! Zjarri kur bie ne Farke, detyrimisht do shkruhet per Surrel, dhe kur te bjere ne Surrel, do shkruhet se ra ne vilen e Rames! Dhe kur Rama te bej zgare me mish te pjekur ne oborr, do shkruhet: u dogj Rama, ndodhet ne spital! Ndryshe nuk lexon njeri gazeten!

      Reply to this comment
  4. ganiu March 22, 18:57

    Gjat verës kur pati zjarre nuk kishim kerozinë për helikopterët. Sot për të mos u rrezikuar Bunkeri i Ramës? Ka sa të duash?

    Reply to this comment
  5. mirel March 23, 06:15

    Nuk paska djegur Fizet, por mullaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim