Bien Kampionët e Botës, “mallkimi” që lë Gjermaninë jashtë Botërorit

June 27, 2018 18:04

Bien Kampionët e Botës, “mallkimi” që lë Gjermaninë jashtë Botërorit

Kampionët e Botës në fuqi i dhanë fund këtë të mërkurë mbretërimit të tyre. Gjermania u mposht 2-0 nga Koreja e Jugut në minutat shtesë të lojës.

Një mungesë totale përqendrimi në minutën e parë shtesë në mbrojtjen gjermane, kur koreano-jugorët përgatiteshin të gjuanin një goditje nga këndi, bëri që Toni Kroos të jepte një “asist” te sulmuesi kundërshtar që mposhti Neuerin. Jo vetëm kaq, por minuta e gjashtë shtesë vulosi makthin gjerman.

Edhe pse u duhej vetëm një gol për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të finaleve, kësaj here heroi Kroos kthehet në ndëshkuesin e kombëtares së “panzerave”.

Një humbje tronditëse, që në kombinim me fitoren 3-0 të Suedisë ndaj Meksikës, i bëri kampionët e shkurorëzuar të përgatisin valixhet për kthim në shtëpi, pasi do të jenë pikërisht nordikët dhe meksikanët, ata që do të vazhdojnë më tej me pretendimet e tyre.

Suedia, si e para në grup do të luajë me shumë gjasë me Zvicrën, ndërsa Brazili do të presë Meksikën, gjithnjë nëse helvetët dhe brazilianët do të sigurojnë kualifikimin.

Në të vërtetë, askush në Gjermani nuk ka qenë i kënaqur që skuadra luan në Grupin F. Jo për shkak të kundërshtarëve (Meksikë, Suedi dhe Kore e Jugut), të cilët kanë rezultuar më të vështirë nga sa mendohej, por për shkak të historisë. Asnjë skuadër që ka qenë në Grupin F, në historinë e Kupës së Botës, nuk ka arritur ta fitojë trofeun.

Një grupim in tillë, në Botëror, ekziston që nga 1986-a. Atë vit ka qenë Anglia që ka luajtur në Grupin F. Ata u eliminuan nga “Dora e Zotit”. Edhe në 1990-ën, Anglia ka luajtur në të njëjtin grup dhe është eliminuar në gjysmëfinale. Në 1994-ën i ka takuar Holandës (jashtë në çerekfinale), përsëri Anglia në 2002-in (doli mes 8 më të mirave), Brazili në 2006-ën (jashtë në çerekfinale). Ky mallkim ka goditur Italinë në 2010-ën, e eliminuar në fazën me grupe. Argjentina ka patur mundësinë t’i jap fund kësaj statistike në 2014-ën, por u mund në finale.

o.j/dita

June 27, 2018 18:04
Komento

5 Komente

  1. Natyralisti June 27, 18:44

    Skuadra gjermane si qeveria gjermane! Me nje Loew qe zvarritet si trainer, porsi Merkel qe zvarritet si kancelare.
    Te dyve i ka ikur koha, te dy duhet te qerohen se nuk kane asgje me per te sjelle pervec deshtimit.

    Reply to this comment
  2. Arben June 27, 18:48

    Ca mallkimi, ekip I lodhur.

    Reply to this comment
  3. Zorro June 27, 18:56

    Gjithcka ne kete boteror ishte pasoje e skenarit te mafies se basteve!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic June 27, 19:20

    Keqardhje.!

    Reply to this comment
  5. fredi June 27, 23:37

    Ky formacion mban mbi shpatulla turpin bashke me tranjerin qe e kishte mendjen me inat tek turku Ozil

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*