Bien ndjeshëm lindjet në tremujorin e parë, Gjirokastra dhe Vlora vazhdojnë të tkurren

May 14, 2018 14:07

Bien ndjeshëm lindjet në tremujorin e parë, Gjirokastra dhe Vlora vazhdojnë të tkurren

 

Me ritme të shpejta, Shqipëria po përjeton tkurrjen e popullsisë.

Edhe tremujori i pari i 2018-s, sipas shifrave të INSTAT, tregon se e ardhmja nuk është aspak optimiste.

Sipas raportit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit numri i lindjeve ka shënuar një rënie prej 18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse shohim të 12 qarqet, Tirana vazhdon kryeson në kontributin e shtesës natyrore të popullsisë, ku numri i lindjeve tejkalon me 443 numrin e vdekjeve.

Numri i lindjeve regjistrohet me 1.872 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11.3 për qind, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Shtesa natyrore regjistron vlerë negative në shtatë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 211 numrin e lindjeve.

Qarku i Gjirokastrës vazhdon tkurrjen e popullsisë, numri i lindjeve shënon 96 lindje, me një rënie prej 34.2 për qind, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Ndiqet nga qarku i Vlorës, me një rënie të lindjeve me 29.8 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Sa i përket numrit të vdekjeve, të gjitha qarqet kanë pësuar një rënie gjatë periudhës janar-mars 2018.

Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 35.8 për qind dhe qarku i Lezhës me 26.9 për qind.

a.s/dita

May 14, 2018 14:07
Komento

2 Komente

  1. Alban May 14, 16:34

    Lum si ne qe e pame kete demokraci! Ne kohe te komunizmit u shtuam e vajtem 3 e gjystem, tani po zhdukemi. Lum si ne!

    Reply to this comment
  2. Arben May 14, 19:46

    Popull trim dhe heroik!

    partia te jete mire, pa edhe bar do te hame

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim