Bien temperaturat në fundjavë, priten reshje shiu

August 12, 2017 10:43

Bien temperaturat në fundjavë, priten reshje shiu

Nëse keni vendosur për ta kaluar fundjavën në plazh, do të bënit mirë ta rimendonit edhe njëherë zgjedhjen tuaj.

Sipas Meteoalb dita e sotme paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dukshme gjatë mesditës.

Pasditja pritet të shoqërohet me shtimin e vranësirave në vend, duke sjellë gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës reshje shiu.

Edhe e diela deri në mesditë do të ketë të njëjtat kushte të motit, ndërkohë më pas, në pjesën më të madhe të vendit do të rikthehet  moti i kthjellët.

Temperaturat  e ajrit  gjatë mesditës së sotme do të bien me 6 gradë.

Gjithashtu dita e djelë do të shënojë një rënie temperaturash, ku në rang vendi pritet të bien 12-13 gradë celsius, e termometri do të shënojë një maksimum prej 33 gradësh celsius.

August 12, 2017 10:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*