“Bijtë e luftës” ia dalin edhe në futboll

June 21, 2016 13:03

“Bijtë e luftës” ia dalin edhe në futboll

Gazeta e përditshme madrilene “AS”, i ka kushtuar një shkrim Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe më konkretisht periudhës kur në drejtimin e skuadrës u ul Xhani De Biazi.

 

“Në atë kohë, Shqipëria renditej në vendin e 74 të klasifikimit të FIFA-s dhe kishte në përbërje lojtarë me cilësi modeste. De Biasi nuk ndikoi vetëm në rritjen e skuadrës, por revolucionarizoi modelin e seleksionimit të lojtarëve. Bashkë me asistentët e tij udhëtoi drejt vendeve ku shumë vite më parë kishin emigruar shqiptarë duke u vënë në ndjekje të talenteve”, thekson “AS”, që kujton edhe një intervistë të trajnerit italian, i cili deklaron se ka udhëtuar në mbi 70 vende për të bindur lojtarët t’i bashkoheshin projektit të tij.

“Ai arriti të kontaktonte me shumë shqiptarë të talentuar, veçanërisht në Zvicër’, shkruan spanjollja.

As vijon me tej se eksodi i viteve ‘90 nga Shqipëria dhe Kosova i zhvendosi shumë shqiptarë nëpër Europë dhe sot në Kombëtaren shqiptare luajnë 12 djem të rritur në Zvicër.

Në fund, “AS” veçon një detaj shumë domethënës, faktin që De Biasi tashmë me pasaportë shqiptare, arrin të këndojë edhe himnin shqiptar.

“Ai dhe bijtë e luftës, rreth dy dekada pas konfliktit të Kosovës, e çuan Shqipërinë në Europian. Qeveria i shpërbleu me 1 milionë Euro. Tani vjen pjesa më e rëndësishme sepse futbolli duhet t’i shpërblejë”, mbyll shkrimin gazeta “AS”.

June 21, 2016 13:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim