Shifrat e fushatës: 1764 kontrolle, 348 procedime, 39 arrestime

September 11, 2019 14:55

Shifrat e fushatës: 1764 kontrolle, 348 procedime, 39 arrestime

Drejtori i Drejtorisë per Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi, ka bërë publik bilancin e aksionit kundër informalitetit në disa sektorë.

-Në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.

-Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse.

-39 persona janë arrestuar e ndaluar për veprat penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, “Mos lëshim kuponi tatimor dhe ushtrim aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagim i taksave dhe i tatimeve”, “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Ndryshimi në aparatet matëse”, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Ndërtim i pa ligjshëm”, “Shkatërrim i pronës”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

-Në 169 raste, subjekteve u janë vendosur gjoba dhe në 71 raste janë marrë masat e bllokimit të aktiviteti për subjekte të ndryshme nga organet tatimore.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 64 zyrtarë të administratës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, nga të cilët, 42 nëpunës të bashkive, 9 nëpunës të sistemit fiskal, 8 nëpunës të Drejtorive Rajonale të ndryshme, 5 nëpunës të IMT-së.

Ndër zyrtarë të administratës janë arrestuar 5 vetë dhe 1 është shpallur në kërkim.

e.ll./dita

 

September 11, 2019 14:55
Komento

2 Komente

  1. BenT September 11, 15:00

    Edhe sa kohe do te vazhdojmë me aksione?
    A mbahet/behet shteti me aksione?
    Hahaha Zgjohuni o qeveritare!

    Reply to this comment
  2. mirel September 11, 15:12

    Mbaroi vera, filloi kryqezata. Ato qe fituan do ua nxjerrin per hundesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*