Bilanci i frikshëm i një të shtune vere plot aksidente

July 27, 2019 23:29

Bilanci i frikshëm i një të shtune vere plot aksidente

Tetë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente, që ndodhën mbrëmjen e së shtunës, në Fier dhe në Tiranë.

Një automjet ka dalë nga rruga në Varibob, në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, E.H 30 vjeçe, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në spitalin e Fierit.

Katër persona të një familjeje u plagosën në afërsi të rrethrrotullimit në rrugën e Elbasanit në Tiranë, fare pranë Fakultetit Ekonomik, teksa automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Po në Fier, gjatë pasdites një punonjës policie është aksidentuar në vendin e quajtur, kur makina e drejtuar nga kolegu i tij u përplas me një mjet tjetër.

Ndërkaq edhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e 3 aksidenteve të ndryshme në Qarkun e Korçës.

Në aksin Korçë-Devoll, tre të reja mbetën të lënduara, pasi drejtuesja e mjetit evitoi përplasjen e një këmbësori në rrugë.

Dy aksidente u regjistruan në aksin Korçë-Pogradec.

Në fshatin Velitërnë, një mikrobuz u përplas me një veturë e për pasojë mbeti e plagosur një pasagjere.

Ndërsa pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Rëmenjit” një makinë përplasi një motor, ku mbeti i plagosur drejtuesi 35 vjeçar.

e.ll./dita

July 27, 2019 23:29
Komento

1 Koment

  1. Kuq e zi July 28, 08:41

    Keni dy dite qe thoni qe kane perplasur makinen e policise por nga foto del qe makina e policise paska perplasur te tjeret

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*