Bilanci i hidhur i Shqipërisë: 20 viktima në 10 ditë nga koronavirusi

June 29, 2020 17:51

Bilanci i hidhur i Shqipërisë: 20 viktima në 10 ditë nga koronavirusi

Me 20 viktima dhe 744 të infektuar, 10 ditëshi i fundit i Qershorit është periudha me bilancin më të rëndë që nga nisja e pandemisë në fillim të Marsit.

Nga 18 Qershori, mesatarisht 2 persona kanë humbur jetën çdo ditë. Numri më i lartë është regjistruar në 18 dhe 28 Qershor, me 3 viktima.

Në rritje ka ardhur edhe numri i pacientëve që kanë patur nevojë për shtrim në spital dhe terapi intensive. Mes tyre ka edhe mosha të reja, 2 prej pacientëve janë nën 30 vjeç.

Që prej rastit të parë të zbuluar në 8 Mars, në Shqipëri janë infektuar 2466 persona.

Në 10 ditët e fundit, të dhënat tregojnë edhe rritje të ndjeshme të rasteve në të gjitha vendet e rajonit dhe vende të ndryshme të botës. Serbia është shteti ballkanik me më shumë viktima e të infektuar, por rritje të shifrave ka pasur edhe Maqedonia e Veriut.

l.h/ dita

June 29, 2020 17:51
Komento

2 Komente

  1. Shkerdheni i Saliut. June 30, 03:55

    Arkivolet me te vdekur dergojini ne seline e SHQUP-it, nga ku duhet te filloj ceremonia e varrimit.

    Reply to this comment
  2. Arben June 30, 06:39

    Epo mire po integrohemi ne bashkimin uropian

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim