Bilanci i Policisë së Tiranës: 71 të arrestuar brenda një jave

September 3, 2018 15:00

Bilanci i Policisë së Tiranës: 71 të arrestuar brenda një jave

 

Policia e Tiranës ka publikuar sot aktivitetin e javës që lamë pas dhe njofton se vetëm gjatë javës së shkuar janë arrestuar 71 shtetas.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se 17 t tjerë janë shpallur në kërkim dhe 129 po procedohen në gjendje të lirë.

Të  gjithë këta shtetas janë proceduar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave

Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:

– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

– 129 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

– 17 shtetas të shpallur në kërkim

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :

– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”

– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”

– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”

Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.

Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.

Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.

Për çdo emergjencë telefono në numrin 112.

l.h/ dita

September 3, 2018 15:00
Komento

3 Komente

  1. ShkoDrani September 3, 15:22

    Pyetje: Sa mafioze ka arrestuar policia?
    Pergjigje: …0.

    Reply to this comment
  2. Arben September 3, 15:42

    Eshte mire apo keq, kur policia arreston me shumice.

    Reply to this comment
  3. Tahipi September 4, 08:52

    O shkodran ate lul kullen sikur e arrestuan me duket dhe e liruan gjykatat e saliut para nja 2 vjetesh apo vari karet thua ti .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*