Bilanci i punëve te njësia 10, Veliaj: Plani ynë i vetëm është Tirana; Kur ka vullnet, punët mbarojnë shpejt

June 3, 2017 11:37

Bilanci i punëve te njësia 10, Veliaj: Plani ynë i vetëm është Tirana; Kur ka vullnet, punët mbarojnë shpejt

Në vijim të turit “Tirana – 2 vjet zgjuar”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë Nr 10, ku bëri një bilanc të punëve që janë kryer në këto dy vite në këtë zonë. Veliaj theksoi se investimet e realizuara gjatë kësaj kohe nga Bashkia e Tiranës kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve. Si shembull, kryebashkiaku Veliaj përmendi projektin e suksesshëm të ndërtimit të Sheshit Skënderbej, Bulevardit të ri si dhe të Pazarit të ri, ku vlera e pronës ka marrë tjetër vlerë.

Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët në hapjen e sheshit Skënderbej në datë 10 qershor. “Me investimet që kemi bërë edhe në këtë zonë duke filluar nga ekstremi i njësisë 10 që është sheshi Skënderbej, afërsia me bulevardin e ri, unë besoj se i kemi rritur vlerën në mënyrë të jashtëzakonshme zonës. Dua t’ju ftoj të gjithëve publikisht që në datën 10 qershor, pasdite, ne do të hapim më në fund sheshin Skënderbej. Ka dalë spektakolar dhe ndoshta edhe përtej pritshmërive tona. Sheshi ka disa funksione. Sigurisht pjesa kryesore është për tubime, është për koncerte, për aktivitete masive, është për fëmijët që dalin pasdite. Ndërkohë që gjithë pjesa pas Muzeut Kombëtar është rezervuar kryesisht për hije. Kemi mbjellë pafund pemë dhe është një lloj minipylli në mes të Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se këto investime janë realizuar falë vullnetit të treguar për punë si dhe mbështetjes që ka dhënë Kryeministri Edi Rama për transformimin e qytetit. “Unë besoj se është një projekt që si gjithë projektet e tjera ka vështirësi, por kur bashkia nuk është në gjumë, por është në punë, mbaron për 8 muaj. Mjafton që qeveria qëndrore të mbështesë bashkinë, ashtu sikurse Edi Rama ka mbështetur Bashkinë e Tiranës dhe u bë për 8 muaj. Me pazarin e ri e mbaruam për 7 muaj. Do të thotë që ku ka vullnet për punë, gjendet një mënyrë për t’i bërë punët shpejt dhe me cilësi”, theksoi Veliaj teksa kërkoi prej qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen në mënyrë që investimet të ruhen dhe të mos shkatërrohen.

“Mos ia bëni llogaritë Lulit. Mendoni se do ngelet pa gjë…?! Jo mo, ai hollandez është, shpi andej, katandinë e ka andej. Po paret i ka mullar. Po nuk e votoi Tirana, ai ka një plan B. Ne nuk kemi një plan B, ne një plan kemi, quhet Tiranë. Ai e ka edhe një plan të dytë”, tha Veliaj.

Veliaj deklaroi se për herë të parë merr fund dhe shqetësimi i banorëve në qendër të kryeqytetit për parkimin. Kryebashkiaku deklaroi se me hapjen e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej, do të jenë në dispozicion të qytetarëve 358 vende të reja parkimi.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë u ndal dhe te procesi i zgjedhjes së administratorëve, ku i kërkoi qytetarëve që të nxitojnë të përmbyllin këtë proces. Veliaj ftoi qytetarët që pas zgjedhjes së administratorit të pallatit, të aplikojnë edhe për Fondin e Komunitetit në mënyrë që të përmirësojnë hapësirat e përbashkëta.

Veliaj premtoi se Bashkia e Tiranës do të shkojë me investimet e saj në nivel kapilar në çdo lagje.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj rendi dhe një sërë investimesh të rëndësishme të cilat janë bërë në njësinë Nr. 10, siç janë:

Rindërtuar Sheshin Skënderbej;

Ndërtuar Parkingun nëntokësor në Sheshin Skënderbej;

Ndërtuar Unaza e Vogël e Tiranës;

Pajisur me ndriçim të gjitha rrugët e njësisë;

Rindërtuar plotësisht dhe shtuar ambientet në Shkollen e Mesme “Qemal Stafa”;

Rindërtuar Kopshtin Nr.8 Rr. “Milan Shuflaj;

Rindërtuar Çerdhen Nr.8 Rr. “Myslym Shyri”;

Rikualifikuar bllokun nes Rr. “Sami Frashëri” dhe Unazës (blv “Gjergj Fishta”);

Rehabilituar fasadat në Rrugën e Durrësit;

Rehabilituar fasadat tek Shallvaret;

Rindërtuar Rr. “Shyqyri Berxolli”

Rindërtuar Rr. “Reshit Collaku”;

Rindërtuar Rr. “Sotir Peci”;

Rindërtuar Rr. “Kajo Karafili”;

Rindërtuar Rr. “Him Kolli”

Asfaltuar rrugicat në Rr. “Mujo Ulqinaku”

Asfaltuar rrugicat mbrapa gjimnazit “Q. Stafa”.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se edhe gjatë dy viteve të ardhshme për këtë zonë janë parashikuar që të realizohen disa investime të rëndësishme:

– Rindërtojmë Bibliotekën e Qytetit Nr.5;

– Rindërtojmë, shtojmë hapësirat dhe instalojmë sistemin e ngrohjes në Shkollen 9-vjeçare “Dora D’Istria”

– Ndërtojmë korsitë e biçikletave në Rr. Kavajës

– Rindërtojmë Rr. “Sotir Peci”

– Rindërtojmë, shtojmë hapësirat dhe instalojmë sistemin e ngrohjes në Shkollen 9-vjeçare Avni Rustemi”

June 3, 2017 11:37
Komento

2 Komente

  1. Savon June 3, 14:04

    Bravo lal Eri,se keto ndertime i ke bere,por vetem si reklame!
    Ti je zgjedhur kryetar Bashkie edhe nga 50 mije banoret e Yzberishit,por ketu tio nuk ke investuar asnje qindarke,sepse i trajton qytetarewt ve tu me 2-3 standarte!
    Vazhdo keshtu si show man sepse aty rte duket pouna,nhdersa ne geton e Yzberishit te mbushur me shume me qen rrugace nuk te duket fare puna!
    Harram votat tona,lal Eri,se do t’i kthejme kundra ne 25 qershor!

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri June 3, 20:12

    Bravo Veliaj, te shikoj kryeminister pas nja 8 vitesh dhe e meriton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*