Bilanci i SPAK për vitin 2020: Përfundojnë hetimet për 216 raste, 746 persona nën hetim, 114 të gjykuar

April 7, 2021 16:01

Bilanci i SPAK për vitin 2020: Përfundojnë hetimet për 216 raste, 746 persona nën hetim, 114 të gjykuar

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar bilancin e veprimtarisë përgjatë vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe kohore kanë përfunduar hetimet për 216 procedime penale me 534 persona nën hetim, ku për 70 procedime penale është paraqitur kërkesë për gjykim, për 28 procedime penale është paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, 100 procedime penale janë transferuar për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, për 18 procedime penale është vendosur pezullimi i hetimeve. Ndërsa, 348 procedime penale janë mbartur në hetim në vitin 2021.

SPAK thotë se për 70 procedimet penale të dërguar për gjykim, janë marrë të pandehur gjithsej 260 persona, nga të cilët 16 çështje penale me 113 të pandehur janë akuzuar për vepra penale të lidhur me krimin e organizuar, 50 çështje penale me 95 të pandehur janë akuzuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa 4 çështje penale dhe 52 të pandehur gjithsej janë të dërguara në gjykim për vepra penale të tjera.

NJOFTIMI:

Nga 746 persona nën hetim që janë hetuar gjatë vitit 2020, kanë përfunduar hetimet për 534 persona nën hetim/të pandehur, që i korrespondon 71,5 % e numrit total të personave në hetim, ndërsa për vitin 2021 janë mbartur hetimet për 212 persona nën hetim. Nga numri prej 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona nën hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat nën hetim të hetuar me masë sigurimi, 288 persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, nga të cilat 257 janë ekzekutuar, ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurimit në mungesë dhe nuk janë ekzekutuar.

Masa e sigurimit “arrest në burg” për 198 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar, për 28 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me korrupsionin, ndërsa për 62 persona është vendosur për vepra penale të tjera.

Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” është vendosur për 57 persona nën hetim, 154 persona nën hetim janë hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, 1 person për masën e sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, 2 persona me masë sigurimi “garanci pasurore”, 2 persona me masën e sigurimit “shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, 10 persona me masën e sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, një person

Vendimmarrja lidhur me persona të hetuar/akuzuar

Gjyq Pushuar Transferuar Në hetim me masën e sigurimit “ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”. Nga momenti i krijimit të Prokurorisë së Posaçme deri në datën 31.12.2020 prokurorët e posaçëm kanë marrë pjesë në gjykimin e 51 çështjeve penale themeli, me 208 persona të pandehur.

Gjatë kësaj periudhe ka përfunduar gjykimi për 35 çështje penale themeli, me 114 persona të dënuar. Ndërsa, për 16 çështje penale themeli me 94 të pandehur gjykimi nuk ka përfunduar, duke u mbartur për vitin 2021. Gjykimi ka përfunduar për 12 çështje penale themeli me 63 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, 20 çështje penale me 29 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe 3 çështje penale dhe 22 të pandehur të akuzuar për vepra penale të tjera. Nga çështjet për të cilat ka përfunduar gjykimi, 10 çështje gjyqësore me 12 të pandehur janë gjykuar me procedurën e gjykimit të zakonshëm, ndërsa gjykimi për 25 çështjet e tjera me 102 të pandehur është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

j.l./ dita

April 7, 2021 16:01
Komento

1 Koment

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” April 7, 16:33

    Per “Dosjen Beketi” nje korrupsion i qe kushton 110 milion euro takspaguesve shqiptare ,asnje fjale nga SPAK-u!
    “Dosja 184” ku Pjerin Ndreu flet me drejtorin e Arsimit në Dibër Dritan Gjeçi dhe i kërkon që ti telefonojë drejtorit të shkollës Reshat Elezi dhe t’i thotë që të deklarojë votën hapur për PS,asnje fjale nga SPAK-u!
    “Mirëmëngjesi! Pjerin Ndreu jam. Si je? A je mirë? Si ia kalon? Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur se ato mesazhet që i çon poshtë e përpjetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon”, deklaron Ndreu. Ndërsa drejtori i Arsimit në Dibër, Dritan Gjeçi zbaton menjëherë porosinë e deputetit socialist Ndreu dhe telefonon drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin.
    SPAK-merret me probleme te mëdha!
    Një aferë korruptive me 500 lekë të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari me iniciale E.N., ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme për interesin publik, për akuzën e “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.I riu është arrestuar në qytetin e Korçës pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është inicuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë. Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: “…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…”. Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit. Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim