Bilanci tragjik i gushtit: 752 aksidente rrugore e 17 viktima

September 8, 2019 21:00

Bilanci tragjik i gushtit: 752 aksidente rrugore e 17 viktima

Sezoni turistik është mbyllur me një bilanc shqetësues aksidentesh rrugore. Ndonëse kryesisht  shkak është bërë mosrespktimit i rregullave të qarkullimit, shpesh ka ndikuar edhe mungesa e sinjalistikës me parametra.

Sipas raportimeve, muaji gusht, kur dhe qarkullimi i automjeteve është shtuar, ka regjistruar 752 aksidente rrugore.  Kjo shifër është pothuajse sa dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente .

Në aksidentet automobilistike në vend, vetëm në gusht kanë humbur jetën 17 persona.

Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në Tiranë. Zonat bregdetare, ku ishin përqëndruar pushuesit, dhe qytetet që marrin më shumë turistë renditen më pas.

Qendra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave, ku 228 prej aksidenteve rrugore të sezonit kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët, çfarë do të pasqyrohet në një raport drejtuar Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve./TCh

e.ll./dita

September 8, 2019 21:00
Komento

4 Komente

  1. Adih September 8, 21:52

    Hiqeni shenjen e autostrades tek rruga e kombit . Si nga ana e kosoves ne drejtim te shqiperise ,po ashtu edhe kur mer djathtas dhe le rrugen Tirane shkoder ,drejt kosoves …Ne te gjithe boten kur vihet shenja e autostrades cdo shofer direkt instiktivisht e kupton se duhet te mos kesh as edhe nje siklet te hecesh me 130 km ne ore ne asfaltin pa debore ,pra te thate ..Kurse ne kete rruge i thencin te arberit ,ka shume vende dhe kthesa qe duhet te ecesh me 40 km ne ore se per ndryshe thyen turinjte , dhe pa ju kujtuar se nuk ka korsi ,per difekte ose ne raste karambolazhe te heci ne kete linje ambulanca ???? Po ju jap nje shembell tek komshiu i jone KROAT ,me gjithe se eshte pothuajsa e gjithe terreni malor aty udhetohet me makine ,fare pa merak e pa sforco me 130 km ne ore ..Lerini propogandat partiake ..Prandaj lerini pordhet ,pervec qe kini vjedhur me taksat e popullit dhe e vidhni prap sot e kesaj dite ,te pakten shteti duhet te uli hundet =??????????
    Ne shqiperi eshte nje tmerr i vertete te ngasesh maqinen naten ,mungon sinjalistike ,dhe ndodh e kunderta ne perendim eshte me rehat te udhetosh naten ,se ka sinjalistike perfekte dhe natyrisht bie fluksi i automjeteve .

    Reply to this comment
  2. Sulo kapedani September 9, 02:19

    Ecja me makine ka 30 vite ne shqiperi qe vazhdon te mbetet kaos. Infrastructure e dobet, rruge te ngushta, shofere qe ndalojne, futen dhe ecin sipas qejfit, njerez qe kalojne rrugen vend e pa vend, bicikleta, vija te bardha qe nuk duken etj.
    Duhen vite qe njerezit te edukohen edhe me ngarjen e makinave

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi September 9, 11:04

      Nje arsye eshte edhe ngritja e banesave qysh nga ’90-at e deri me sot buze rrugeve, pa leje dhe me leje te blera me leke. Kjo kufizoi zgjerimin e tyre, mungesen e korsise se bicikletave dhe trojtuaret e gjera. Tani po harxhohen qindra milione euro per nje rruge siper Ujit te Ftohte ne Vlore, sepse rruga e ujit te ftohte nuk mund te zgjerohet, pasi ka me dhjetra pallate buze rruges!!! Popull qe s’i do ligjet, shtet i shkaterruar, ligje xhungel!

      Reply to this comment
  3. Lili September 9, 20:31

    Vetem ne shqiperi ke autostrade ku edhe lopet shetitin rahat ! Vetem ne shqiperi kur je ne autostrade duhet te kalojsh ne 40 km ore se ke nje kryeqezim direkt ne autostrad!
    Mire e thot komentuesi hiqni emerin autodtrade ketyre rrugeve qe jane te nivelit e nje rruge dytesore ne bote! Ndaloni rruget direkt ne autostrad pa asnje korsi per pershtatjen e shpejtesise e rezikut!
    Edhe ne Tirane filloni te respektoni prioritetin edhe korsit, e jo hajt kush eshte ma i forti kalon e kalon para hundes se policit pa pasur asnje pasoje didomos kur ka nje 4x4te madhe te pushtetit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim