Bilanci tragjik: Në 8 muaj, 30 fëmijë të vdekur në rrugët e vendit

September 18, 2017 11:15

Bilanci tragjik: Në 8 muaj, 30 fëmijë të vdekur në rrugët e vendit

 

Nga Janari i vitit të kaluar deri në 31 Gusht të këtij viti nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 30 fëmijë.

Ky është bilanci tragjik i raportuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore, e cila ka ndërmarrë një nismë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.

Ngjarjet e rënda kanë lënë të 64 fëmijë të plagosur rëndë dhe 272 me plagë të lehta.

Shifrat tronditëse të policisë u publikuan sot bashkë me këshillat për të vendosur rripin e sigurimit dhe nisjen e një fushate gjobash dhe këshillimi në rrugët e Shqipërisë

September 18, 2017 11:15
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku September 18, 16:48

    Po mor ti se tamam sot pashe nje gjysh ne motorino me mbersen ne kembe perpara dhe nipcen shakuar motorinon nga prapa. Nje prekje e lehte e asaj motorinos nga cfaredo gjeje ne rruge e mendoni vete se cfare behej. Dje pashe nje baba trim ne timon me nje foshnje ne preher.
    E kam fjalen qe edhe ne populli shqiptar jemi pak trapa.

    Reply to this comment
  2. lili September 18, 17:19

    Ka nje menyre me nje kosto te ulet qe eshte pajisja e cdo femije me nje mbiveshje ndricuese qe femijet te shihen nga larg. . ne svicer, kjo mbivjeshje ofrohet femijeve cdo vjet nga ministria ne baskpunim e bashkfinancim me kompanite e asurancave qe ligjerisht kane nje detyre per ‘trajtimin e shkaqeve te aksidenteve edhe parandalimin e tyre me aktione preventive’ .
    Ne Shqiperia, asurancat e kerreve vetem mbledhin paret po kur as nuk demshperbleje as nuk marrin mundim per aksione preventive si ne cdo vend tjeter te botes…
    Si per do gje ne shqiperi: vetem te mbushim xhepat ne, pse vdesin te tjeret s’na behet vone: kjo eshte politika e tyre
    Po kryeministri jone eshte ne face book,to ju pergjegje idiotesive facebookiane e nuk ka kohe te merret me vdekjen e 30 femijeve, edhe pse ne fillim te kesaj legjislature te gjithe vetem femijet tone kishin ne goje kishe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*