Bilbilfryrësa, etiketa e re për “spiunët” e punësuar

June 9, 2014 16:31

Bilbilfryrësa, etiketa e re për “spiunët” e punësuar

“Spiunët” do të kenë emrin e tyre të ri dhe do të marrin dhe një pagesë, falë ligjit të ri. Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen ne zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”. Kjo parashikohet ne draftin e ri per mbrojtjen e personave qe do te kallëzojnë apo do te zbulojnë informacione per shkeljet e ndryshme, ne sektorin publik apo privat. Madje sipas ministrit te Shtetit per Pushtetin Vendor dhe njëherazi koordinatori kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuci, këta punonjës do mbrohen dhe do te shpërblehen edhe financiarisht. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi ne vitin 2006. Projektligj qe u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë./Vizion Plus

June 9, 2014 16:31
Komento

17 Komente

  1. andromeda June 9, 16:41

    Bravo qeveria, kjo është një nga gjërat e domosdoshme për të pasur rend dhe siguri. Gjithë bota e ka këtë shërbim.

    Reply to this comment
  2. E VERTETA June 9, 16:50

    Bilbilbilfryresa te te gjitha vendeve, bashkohuni !

    Reply to this comment
  3. E VERTETA June 9, 16:55

    Bilbilfryresa te bilbilit,
    Qe bilbilit fort i frynin,
    Tash qe s’po e marrim,
    Gojes i kane vene drynin.

    Se Ceqia me gjithe CEZ,
    Paska nje inat me ne,
    Pirdhuni o deputete,
    Shkoni pini nje kafe !

    Reply to this comment
  4. P.A.B June 9, 16:58

    Eksperienca nga Hollande eshte sh. positive, ka qene nje i tille Paul van Buitenen, anetar i parlamentit Europian dhe me pas Nepunes Civil, i cili ka ekspozuar nje seri skandalesh financiare. Kjo solli rrezimin e Jacques Santer dhe Edith Cresson. Whistle-blower = bilbil-fryres eshte perkthyer fjale-per-fjale; nuk e di pse por ne Shqip sikur s’tingellon mire.

    Ne e patem nje whistleblower legjendar, Ingj Arben Mece qe denoncoi per $miliona ne shperdorime tek “rruga e kombit” por Ligj-zbatimi e Shoqeria e lane ne balte; fituan “patriotet maskarenj” Humbi Paraja Publike.

    Reply to this comment
  5. . June 9, 16:59

    ——————————————————————————————————————-

    Keshtu ben populli kudo ne bote ….

    denoncojne cdo gje te paligjeshme dhe te korruptuar.

    ——————————————————————————————————————-

    Reply to this comment
  6. Eri June 9, 20:19

    Fyes termi i perdorur spiun, ka konotacion negativ qe nga koha e monizmit kur spiunohej vetem per ceshtje politike. Qe shoqeria te ec perpara duhet qe cdokush ta kete ndjenjen e larte te qytetarise dhe te denoncoje shkeljet, korrupsionin dhe krimin e rruges pa e ndjere veten te paragjykuar ne rolin e “spiunit”. Duhet vrare frika fillimisht, qe te bien paragjykimet.

    Reply to this comment
  7. eno June 9, 21:37

    Whistleblowers, apo bilbil fryresat sic e kane perkthyer shqipot fjale per fjale , nuk jane spiuna te paguar( spiunat e gabuar jane tjeter gje, ata japin informacion te vazhdueshem mbi kompanine ku punojne) Whistleblowers jane qytetare te te gjitha rangjeve qe kurvene re nje padrejstesi, vjedhje, apo korrupsion ne teresi, por ata nuk duan te dalin hapur se e dine qe pa perfunduar hetimi i plote, drejtuesit e kompanise do t’i pushojne. Ja perse duhet ligji per kete kategori, qe t’i mbroje nga nje persekutim qe mund t’ju behet po te merret vesh se informacioni eshte dhene prej tyre. Kete kligj e kane gjithe shtetet e botes. Ketu ne amerike eshte bere debat I madh per aprovimin e nje ligji te tille para disa vitesh. Kjo I dueht edhe Shqiperise, te mbroje qytetare te ndergjegjshem qe japing informacione per shkeljete ndryshme.

    Reply to this comment
    • 55-sa June 10, 06:05

      Ne i kishim njehere keta, pa ligj vertet por dimim gjithshka. Deri dhe sa pula ne shtepi kishte komshiu i dinte shteti. Ndonje here me te ralle merrnin 800 apo 1200 leke por ishte yll fare.
      Sipas ketij arsyetimi se paska patur fort keq i biri i Gjylos.Kot i hoqem.
      Apo duhej te benin ca hajdutlleqe femijte e Sales ?
      Nje gje me ben pershtypje. Ai gjinokastraliu mbreteroi 50 vjet dhe Nexhmien aq te pasur e la sa pleqerine te PULARIA e Tiranes po e ngrys.
      Ndersa tropojani 10 vjet sundoi dhe Argiten e Xenin i la me miliona dhe me vila ne gjirin e Lalsit.

      Reply to this comment
  8. bato June 9, 22:32

    Per mendimin tim, nuk ka perse te kete shperblim, por te ruhet anonimati i informatorit. Kaq. Qytetare te mire kemi, por frika se dekonspirohen dhe vihen ne telashe, i ben qe te heshtin edhe kur “u vijne zorret ne gryke”, sic thote populli.
    Termi ” bilbilfryres” qe duhet te lidhet logjikisht me pozicionin e vijrojtesit apo gjyqtarit ne ndeshje, mund te ishte zevendesuar me nje term me qytetar e me te thjeshte.

    Reply to this comment
  9. baba nga durrsi June 9, 23:23

    Ehhh,dreqi e mori ndryshuan kohet po ndryshojne dhe emrat. Tani u qukan bilbilfryres! Kishte me lezet ateher kur i quanim : Fuks, Kalec dege, 80 leksh (ishte paga ditore per kte kategori spiunash) ose 1200-sh,Hafije, Kasketat,(per shkak te kapeles me strehe) etj qe s,me vijne ne mend tani! Edhe ky eshte zanat i vjeter sa ai i kurvllikut, dhe thone qe shkon me trashgimi, ku i dihet. MGJTH, batutat menjeane ,urojme qe te bejne pune dhe mos te jene si ata legenat qe permenda me lart qe ishin te kudondodhur neper portin e Durrsit dhe na merrnin ne qafe edhe per i pal pantallona Jeans, apo sa here hanim tek restorant VOLLGA apo na thynin radion ILIRIA pse ngjojshim ke italioni HIT- PARADE, apo POZDRAV-in tek RTB etj etj. Jam ca jasht teme, dhe mode ndoshta, por ne perfytyrimin tim kjo lloj kategorie njerzish u personalizua me kto gjera dhe ashtu mbeti! Me shkoqur: te bejne punen dhe mos te degradojne ne pislleqe…….

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi June 10, 02:04

      Shtetet e forta kané edhe informacionin shumë të fortë. Pa informacion shteti bie shpejt,më e pakta krimbet. Informacioni eshtë pushtet. Pa informacion te sakte nuk mer dot vendime te sakta. Bilbilfryrësit jane të domosdoshëm për ta pasur situaten ne dorë dhe për të ndermarre hapat e nevojshem ne pajtim me të?

      Reply to this comment
  10. brumbulli June 10, 04:03

    nuk percilllet ky lajm me kete menyre, sikur te ishe ceshtje emertimi, ne shqiperi “whistleblowers” kane nxjerre te palarat e qeverive, edhe pse kane marre kosto per veten dhe familjen.. nga mendoni se ju vine ju ato memot e dokumentet zyrtare? ky ligj duhet te festohej nga media qe perfiton se pari, dhe jo te pergojohej ne kete menyre .. turp per ju qe si gazete qe pretendoni profesionalizem…
    here tjeter percilleni lajmin me ndodhite me te bujshme dhe kusuret qe kane hequr ata qe kane publikuar pislliqet e qeverise apo korrupsionin ne administraten vendore

    Reply to this comment
  11. zhelefuku. June 10, 07:10

    Askush nuk i do spiunet/informatoret, por ne te vertete te gjithe kane nevojen e tyre per te njohur veprimet keqdashese dhe te paligjshme.Mospelqimi ndaj tyre ka ardhur nga sherbimi qe u kane bere regjimeve jodemokratike per te ruajtur sundimin me hakmarrjen kunder individeve, qe nuk jane pajtuar me ta. Por spiunet/informatoret kane fituar urrejtjen e gjithe shoqerise kur jane vene ne sherbim te dikujt kunder dikujt me meri e shpifje, ne sherbim te pushtuesve ose ne pergjithesi te te huajve ne dem te shoqerise dhe shtetit te tyre.Ata qe nuk konformohen me te keqen dhe denoncojne padrejtesite e shkeljet e ligjit eshte mire t’i shohim me respekt, t’i mbrojme nga hakmarrjet e padrejta te pushtetareve dhe kujtdo tjeter qe abuzojne me ligjet dhe moralin shoqeror.Te dalim nga prapambetja duke bere ate qe bejne shoqerite e civilzuara.

    Reply to this comment
  12. koli June 10, 07:19

    Rilindja vdes per nje cike spiunllek.Por rilindasit do spiunojne se pari njeri tjeterin.Ju kujtohet KPD e famfeshme sa spiunlleqet i kishin bere njeri tjeterit?Ky Cuci duket tamam koke spiuni.
    Ne tere boten quhen spiun ndersa termi bilbilfryresa eshte nje pseudonim per tjere kategori.
    Spiunet nuk jane te respektuar askund.Pastaj kjo qeveri ka nje tabor spiunesh qe nga Rama dhe me shume se gjysma e ministrave.Duke qene se termi spiun ishte fyes tani po vetquhen BILBILFRYRSA

    Reply to this comment
  13. sopiqoti June 10, 07:28

    Te denoncosh nje veprim te kunderligjeshem qe kryhet nga nje qytetar qofte ne detyre ose jo mendoj se eshte detyre e cdo qytetari.Te jesh sehirxhi dhe indiferent ndajkeqbersave te cdo natyre qofshin ne menyre indirekte te,vepra qe kryen keqberesi,te ben edhe ty pjestar.

    Reply to this comment
  14. drenica June 10, 08:02

    E nderuara Redaksi e Dites,jeni e vetmja qe lexoj.Per kete dua tu them se qe nga viti 1985 e deri ne 2009,me ka rastisur te denoncoj materjale me vlera kolosale me abuzime e vjedhje te fondeve publike,e ne vitet 2006-2009,mbi 50 raste jane denoncime e komunikime me S.Berishen i cili ishte perbetuar per te lare duart,e te punonte paster,por,si shperblim,jo qe nuk mora nje falemineres,por pushim nga puna e perndjekjesi nga vete ishkryeministri e stafi i tije i
    ashtuquajtur antikorrupsion me O.Bylykbashin ne krye,e nga te gjitha strukturat ku une punoja.U pushova nga puna e urdheroheshin te gjitha subjektet qe te mos me merrnin ne pune.
    Kam ne dore 4 Vendime Gjykate te fituara pasi qe ceshtjet e mija jane mbikqyre nga org.”Amnisty International”,por cuditerisht edhe ne kete qeverisje nuk kam gjetur vend…!Nuk me pelqen emertimi qe i japin denoncuesit apo personit qe punon me ndershmeri e per shkak se nuk mund te bashkepunoje ne veprime antiligjore e korruptive,por nese vertet merret ne mbrojtje nje njeri i tille me vjen mire,pasi diskriminimi im eshte i pafundem.Repekte per Ju si Redaksi e gazetes me reale e ne sherbim te nje shtrese qe pret nje kohe te RE.

    Reply to this comment
  15. drenica June 10, 08:06

    Po te me jepet mundesia ti publikoj prane Jush do te ishte dicka e mire,pasi qe po mendoj qe te bej nje liber me vone,pasi kam gjera interesante,te cilat e kane mbyllur eproret e korruptuar si dhe vete firma origjinale e S.Berishes si ishkryeminister,Kam ne dore Aktkontrolle qe dokumentojne vlera te konsiderueshme ndersa abuzuesit vazhdojne te jene ne pune e te paprekur nga askush…..etj etj.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin