Bimët e egra pastrojnë ajrin

July 29, 2013 14:55

Bimët e egra pastrojnë ajrin

Bimësia e egër është mjaft e shëndetshme dhe mund të ndikojë pozitivisht për cilësinë e ajrit.

Një grup studiuesish dhe shkencëtarësh në Berlin po studiojnë mundësinë se si bimët e egra, që rriten buzë rrugës, mund të pastrojnë ajrin e qyteteteve të mëdha. Dihet se kudo, ku ka automjete, prej frenave dhe gomave si dhe gazrave të pafiltruar çlirohen grimca, që shkaktojnë dëmtime të mushkërive. Berlini ka një rrjet rrugor prej rreth 5.300 km, prandaj edhe ndotja e ajrit me grimca, që shkaktojnë dëmtime të mushkërive nuk është e vogël. Grimcat e vogla janë të padukshme dhe meqë qëndrojnë në ajër një kohë të gjatë njerëzit mund t’i thithin.

Në vitin 2009 studiuesit e Universitetit Teknik të Berlinit ekzaminuan 12 parcela eksperimentale në zona të ndryshme të kryeqytetit, disa me shumë trafik dhe disa të tjera me më pak.

Analiza, për të kuptuar se cilat bimë thithin më tepër pluhur

Në Bulevardin Karl-Marx p.sh. kalojnë 60 mijë makina në ditë makinë. Po sa nga pluhuri, që shkaktohet thithin bari dhe lulet e egra, që rriten përgjatë rrugës dhe parcelave të gjelbra? Dr. Ina Säumel, ekologe pranë Universitetit Teknik të Berlinit, sqaron: “Studimet tona kanë treguar, se sa më shumë trafik të ketë në rrugë, aq më shumë pluhur mblidhet në sipërfaqet e gjetheve.”

Cilat lloje gjethesh thithin më tepër pluhur?

Pas matjes së sasisë së ndotjes grupi studimor i Universitetit Teknik të Berlinit analizoi dhe 16 lloje lulesh të egra, të cilat kanë struktura të ndryshme gjethesh dhe sipërfaqeje të tyre, për të parë se cilat lloje gjethesh thithin më tepër pluhur dhe grimca, që shkaktojnë dëmtime të mushkërive.

Pas katër vjet analizash me mikroskop rezultoi se bima, që thith më tepër pluhur dhe grimca, që çlirohen nga frenat dhe gomat është bari i zogjve, i ndjekur nga pelini, luledelet, rradhiqet, lule dylli dhe tërfili i bardhë.

Sidomos bimët, që kanë gjethe me qimëzim të fortë, thithin shumë pluhur. Po ashtu studiuesit arritën në përfundimin, se sa më të ndryshme të jenë lartësitë e rritjes së bimeve dhe llojet e tyre, aq më i mirë është funksioni filtrues i tyre.

Jo parcela vetëm me bar të njëtrajtshëm

“Hulumtimi ynë tregon se ne duhet të heqim dorë prej parcelave dhe lulishteve vetëm me bar të njëtrajtshëm, ose prej shtretërve me të njëjtën lule dhe të mundësojmë, që në anë të rrugës të rriten dhe të zhvillohen bimë të egra, sepse bimësia e egër është më e shëndetshme dhe mund të ndikojë pozitivisht për cilësinë e ajrit”, thotë Dr. Ina Säumel. /DW

July 29, 2013 14:55
Komento

1 Koment

  1. ARUSHA July 30, 01:25

    KOPESHTI I EDENIT KA QENE I TILLE DHE NJERZIT E SHKRETUAN ME POSHTERSI DHE ME LUFTRA ANE E MBANE ;! KETO NUK JANE GJERA TE REJA : JETA E NDRYSHME E POPUJVE ; ME GJUHE TE NDRYSHME E TRADITA TE NDRYSHME VESHJE E NGRENIE KA QENE PJESE E KETYRE BIMEVE TE EGRA TE KOPSHTIT TE EDNIT QE ME POLITIKEN QE ESHTE NDJEKUR NE KETO DYQIND VITE NGA SUPERFUQITE KENI CUAR NE SHTHURJEN MORALE TE POPUJVE DHE ZHDUKJEN E TRADITES DHET E GJUHEVE TE TYRE ORIGJINALE DUKE ARRITUR KESHTU NE KAFSHERIMIN E NJERIUT PAS PARASE ME CDO MENYRE DHE FORME

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*