Binjakët e historisë

May 24, 2017 12:56

Binjakët e historisë

Nga Moikom Zeqo

 Është e trishtueshme të shkruash për politikën shqiptare.  Si njeri i letrave, që mëton lirinë e shprehjes, ndihem shpesh në ngushtësi dhe në një gjendje të pakënaqshme, kur për shkak të ecurisë së kronikës shkruaj dhe për politikën shqiptare. Përgjithësisht jam nisur nga një pikëpamje intelektuale, por dhe kulturologjike për politikën.  E ndjej (e kuptoj), se provinca politike shqiptare reflekton retrograde dhe vonesa historike, dituri sipërfaqësore, diletantizëm dhe mungesë vizioni universal.

Kështu që paradigma e tranzicionit të stërgjatur është një mënyrë të shprehuri, ose një rrëfenjë mediatike dhe përsiatje gati në format e thashethemnajave, larg analizave të thukëta shkencore. Rama e ka quajtur tërë sistemin që në një sens të epërm konsiderohet “pushteti i katërt” as më pak dhe as më shumë si “katundi  mediatik”. Ka plotësisht të drejtë në këtë përcaktim të bujshëm dhe tejet të thjeshtë. Pa dyshim që askush në Shqipëri jo vetëm që nuk është mbi këtë “katund mediatik”, por nuk është as jashtë tij. As Rama! “Katundi mediatik” është vetë politika shqiptare në të gjitha konceptimet e mundshme dhe të pamundshme për të “rishpikur” një histori aspak interesante dhe të vërtetë. Në sfondin e një katrahure politike, praktikisht të pafundme, erdhi dhe Marrëveshja e 19 majit e cila duket sikur ka ndryshuar gjithçka.

Moikom Zeqo

Kjo Marrëveshje a pazakontë, midis PS-së dhe PD-së (bashkëpunimi i dyanshëm i tyre, në fakt e përjashton faktorin e tretë, pavarësisht retorikave dinake, që është LSI). A mund të ketë politikë pa kompromise? Kjo është një pyetje e thekshme. Një pyetje e natyrshme. Dhe unë përgjigjem me bindje se Marrëveshja, e kuptuar dhe si kompromis i ndërthurur është në natyrën e politikës, jo vetëm në shtrirjen e saj historike, në hapësirë dhe në kohë, në popuj dhe në sisteme të ndryshme ekonomike dhe politikë, por sidomos në kohërat moderne. Para politikës shqiptare para kësaj Marrëveshjeje ekzistonte alternativa e ndërlikuar e karakterit ligjor të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme politike, edhe me mungesën e PD-së, për shkakun e paimagjinueshëm në vetvete, sepse PD qe vetëpërjashtuar me një ngulm gati heroik dhe grotesk. Kjo alternativë, sado problematike, pati miratimin e ndërkombëtarëve, që menaxhojnë politikën shqiptare. Befas u kaluam në alternativën e dytë. Kjo alternativë e dytë qe Marrëveshja e 19 majit.

Shumë i rëndësishëm. Në të vërtetë kjo Marrëveshje ishte e projektuar në substancë nga ndërkombëtarët. Kjo është lehtësisht e lexueshme. Por paketa e ndërkombëtarëve për këtë marrëveshje u personalizuar akoma më tepër nga të dy kundërshtarët ,që e kishin anatemuar njëri-tjetrin për vdekje, në favor të interesave të bipolaritetit, tashmë jo përjashtues, por sintetizues të dy partive, PS dhe PD, duke përjashtuar edhe idenë e koalicioneve, apo dhe të mbijetesës së partive të vogla.

Kjo është një pyetje me vend. Dy ditë para Marrëveshjes Berisha u shpreh publikisht se ka ardhur koha “për një Marrëveshje të re” (Berisha as humbi kohë për të përmendur fantazmagorinë e të ashtuquajturës “Republika e Re”).

Në të vërtetë ka ndodhur diçka e pashembullt në historinë politike të këtyre 26 viteve. Rama si kryetar i PS ka bërë disa Marrëveshje të mëdha me Berishën dhe tashmë me Lul Bashën e PD-së. Le të kujtojmë disa prej tyre. Le të kujtojmë Gërdecin kur Rama si kryeopozitar u tërhoq nga “triumfi legal” i opozitës së atëhershme. Por marrëveshja dhe kompromisi më i rëndë qe i vitit 2008, kur PS dhe PD deformuan në mënyrë marramendëse të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese dhe “shpikën “ listat e kryetarëve të partive si në atu, atribut dhe gati e drejtë hyjnore, superjuridike, superkushtetuese për të përcaktuar shumë më përpara procesit të votimit emrat e deputetëve fitues në Kuvend. Ky përçudnim e bën ligjin kryesor kushtetues të votimit të lirë dhe të fshehtë një absurditet. Ky në fakt është një eliminim i së drejtës kushtetuese për votën e lirë e të fshehtë.  Kam shkruar disa herë për këtë subjekt.

Fare e thjeshtë. Nuk e kuptoj se si juristët, specialistët e Kushtetutës, shqiptarë, por dhe të partnerët tanë ndërkombëtarë nuk fokusohen te kjo çështje jetike dhe inkandeshente. Një Marrëveshje e pashpallur është mospërmendja e të vrarëve më 21 janar, përtej retorikave të hartimeve letrarë apo të metaforave që s’i hyjnë në punë askujt duket se ka në mënyrë të qartë dhe të pashpallur një lloj mirëkuptimi ose edhe amnistie të vrasësve të vërtetë të atyre 4 njerëzve të thjeshtë që përgjakën bulevardin e Tiranës. Marrëveshja e 19 majit në disa kuptime është një edicion i dytë i ndryshimeve që ndodhën në 2008, por me një veçori të re, e cila paraqet interes për politikologët. Nga njëra anë duket si një risi për të dalë dhe për të zhbllokuar një krizë të pakuptimtë dhe të kushtueshme. Kjo pikë optimistike është shumë e artikuluar sot nga dy anët, qoftë nga PS, qoftë nga PD si dhe nga mediat qeveritare, por edhe ato pranë opozitës.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë qeveris partia ose koalicioni i partive që fitojnë zgjedhjet. Humbësi strukturohet si opozitë që përbën në të vërtetë dhe ky një subjekt kushtetues. Ekzistenca e një opozite të fortë është absolutisht e domosdoshme. Kriticizmi i opozitës është absolutisht i pazëvendësueshëm, edhe kur është i tepruar dhe i hipertrofizuar. Por kushtetutshmërisht është e vështirë të imagjinohet një qeverisje qoftë edhe 50 ditore, së bashku me fituesit e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe humbësit të këtyre zgjedhjeve. Natyrisht atuja e të ashtuquajturve ministra teknikë, që përkohësisht do të qeverisin, ose më saktë do të kontrollojnë qeverisjen vetëm për zgjedhje, tingëllon bukur. Por unë dyshoj që është funksionale. Sidoqoftë për një kohë të shkurtër kjo qeverisje hibride eliminon konceptin e opozitës. Edhe ky precedent është një hollësi interesante për politikologët.

Ka gjasa që marrëveshja që po përcaktohet qartë midis PS-së dhe PD-së për periudhën kohore deri për zgjedhjet e përgjithshme politike të ketë dhe një ndikim posterior, pra të jetë dhe një ide që pas rezultateve përcaktuese të zgjedhjeve, të mundësojë një koalicion të ri midis dy partive kundërshtare (për jetë a vdekje) për një “Politikë të Re” që është gjithashtu një formë metaforike e utopisë së “Republikës së Re”. Të them të drejtën këtë gjë nuk mund ta them dot me siguri.  Jam kurioz të di se ç’do të ndodhë mbas përfundimit të zgjedhjeve. Pra situata post-zgjedhore mund të na tregojë çudi akoma dhe më të pabesueshme. Nuk di pse më kujtohet në këto momente libri i famshëm i Fukuyamës, i cili mbas rënies së Murit të Berlinit e shkroi një traktat në thelb utopik ku shpalli Fundin e Politikës, si një optimizëm sintetik dhe paqe të një teologjie demokratike ku ndërvepronin në mënyrë magjike vetëm forcat ekonomike si dhe dogmat e pakontestueshme të neoliberalizmit.  Një konceptim i tillë i shumonte ideologjitë dhe shndërronte veprimin politik si diçka në një skenë arkaike apo thjesht si një mision intelektual i meditimit filozofik. Por faktet historike dhe kontradiktat e mëdha të ekonomisë dhe historisë botërore vërtetuan se utopia e të famshmit Fukuyama nuk i përgjigjet realitetit të jetës. Dikur Dekarti ka thënë: “Cogito ergo sum”, (“Mendoj, prandaj jam”). Të mendosh politikisht do të thotë të kundërshtosh politikisht.

Natyrisht që është absurde. Mundet që të përfundojmë në një konsensus të rremë të së drejtës me të padrejtën, të juridikes me jojuridiken, të ekonomikes me joekonomiken. Ndryshe do të thonim si Tertuliani: “Credo, quia absurdum”, (“E besoj se është absurde”). A mundet të kemi një paqe superpartiake, mbipartiake midis PS dhe PD jo vetëm për afatin parazgjedhor por edhe për atë paszgjedhor? Po përmend edhe Terencin: “Si duo faciunt idem, non est idem”, (“Kur dy njerëz (të ndryshëm) bëjnë të njëjtën gjë, atëherë kjo nuk është e njëjta gjë”).

Si njeri i letrave, e përsëris, unë jam për paqen sociale. Më kanë tmerruar marrëzitë politike të pafundme të politikës provinciale shqiptare. Por besoj se koncepti i opozitës është një koncept që nuk duhet të zhbëhet, as të shuhet dhe as të kthehet në një simbol dekorativ. Një paqe sociale e konceptuar si politikë në epokën post-moderne do të ishte gjithashtu më tepër një pamundësi apo figuracion i propagandës se sa i realitetit.

Shikoni sa e çuditshme është politika në Shqipëri! Listat e kryetarëve të partive kanë bërë që institucioni i partive dhe i forumeve partiake të personalizohen dhe të privatizohen vetëm te kryetari. Humbet karakteri publik i hapur dhe pluralist i partive. Kryetarët e partive caktojnë deputetët. Kryetarët e partive caktojnë dhe heqin pa asnjë pengesë ministrat apo titullarët e tjerë të shtetit. U hoqën ministrat dhe në popull nuk u ndje asnjë boshllëk pse u hoqën këta ministra për t’u zëvendësuar nga ministrat e një partie tjetër, pavarësisht të quajtur teknikë, dhe prapë populli nuk ndjen asnjë ngashërim apo vëmendje të tendosur për emrat e tyre. Më tepër ngjan si një ndërrim emrash anonim, sepse konceptualisht ata janë instrumentë në duart e kryetarëve të partive dhe nuk mund të afishohen apo të strukturohen si personalitete të vërteta. E them me dhimbje këtë gjë.  Nuk kam asnjë kënaqësi si qytetar i Shqipërisë të konstatoj një gjë të tillë. Por për fat kështu është realiteti.

Një nga librat më të mrekullueshëm për politikën është ai i filozofit Josep Ramoneda, i quajtur “Fundi i pasionit politik” (“Despues de la pasion politica”), botuar më 1999. Ky libër flet për disa dukuri të politikës post-moderne që reflektojnë dhe në Shqipëri. Ky filozof i politikës nënvizon se “kur mungojnë argumentet e rëndësishme, presioni i përleshjes i shumicës me opozitën është një mënyrë për t’i bindur qytetarët se po luhet diçka e madhe, madje historike. Sidoqoftë duke vështruar nga afër detajet mund të gjesh cinizmin, mllefin dhe paranojën. Pretendimi i kundërshtarit për të marrë pushtetin shpesh është gati si një agresion. Dialogu objektiv bëhet i pamundur, sepse çështja nuk qëndron tek e vërteta, por tek pozicioni, jo tek ajo që thuhet, por tek ajo si thuhet. Fushata zgjedhore konsiderohen periudha të jashtëzakonshme ku fyerja dhe shpifja arrijnë kulmin. Pushtetari e ka të vështirë të pranojë se pushteti ushtrohet, nuk zotërohet. Sipas këtij konceptimi posesiv të pushtetit, besnikëria ndaj grupit është “bashkëpunim pa miqësi”. Zënkat e brendshme partiake arrijnë kuota të larta kainizmi. A duhet interpretuar reduktimi i politikës në pisllëqet e luftës për pushtet si simptomë që punët shkojnë mirë? Nëse nuk ka oferta të rëndësishme, që t’i nxisin njerëzit, për t’u angazhuar, a duhet ta kuptojmë këtë si frut të një marrëveshje të heshtur mbi shoqërinë reale?”

Nëse elektoratet votojnë partitë dhe programet e tyre, cilat mekanizma kontrollojnë për të ruajtur drejtësinë e vullnetit të votuesve që ky vullnet të respektohet nga ata që janë votuar? Nëse deputetët e një partie kanë statusin e deputetit të popullit, sa të pavarur janë ata për të menduar me një liri të vërettë për vendimmarrjet politike në të mirë të qytetarëve dhe jo në dobi të një pakicokracie? A e parashikon Kushtetuta legjitimitetin e marrëveshjeve politike vetëm nga kryetarët e partive, pavarësisht delegimit të tyre nga partitë për të bërë edhe marrëveshje vetiake me njëri-tjetrin, pra për të krijuar një dioskurizëm politik?  Këto pyetje janë të pranishme, por zbehja e opinionit publik, krijimi i deputetëve të klonuar nga listat e kryetarëve ka bërë që politika shqiptare të ketë një nivel subjektiviteti të epërm deri në kufitë e të pamundurës, pra dhe të pabesueshmes.

Se si do të shkojë situata, kjo as nuk duhet paragjykuar, as nuk duhet anatemuar para kohe. Por një gjë gjithsesi është racionale dhe e sigurt. Zgjedhjet e përgjithshme politike do të bëhen normalisht në Shqipëri dhe kjo është pozitive. E theksoj këtë gjë. Zgjedhje politike ku marrin pjesë të gjithë është pakrahasimisht e ndryshme nga zgjedhje politike ku nuk marrin pjesë të gjithë.  A do të pajtohen njerëzit nga rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje? A do të ndodhin dukuri të tjera politike? A do të arrijë PS-ja 71 vota? A do të krijohen koalicionet e domosdoshme paszgjedhore?  Nëse PD-ja do të jetë në opozitë, a do të jetë kjo e pranueshme lehtësisht nga votuesit e saj? Është herët për të parashikuar se si do të venë punët.

Është herët për të menduar se ç’do të ndodhë. Por një mirëkuptim për të pranuar rezultatet për të përshëndetur fitimtarin, qoftë dhe me një gjest kalorësiak  nga ana e të humburit, do të ishte një shenjë e emancipimit të politikës.  Unë shpresoj të arrihet një gjë e tillë. Nga ana tjetër me gjithë naivitetin ose mungesën e përvojës, nuk besoj se do të kalojmë në një shoqëri post-opozitare, sepse opozita nuk mund të zhduket. Se opozita është në thelbin e jetës. Është në lëndën e realitetit kontradiktor.

Se opozita nuk mund të jetë as makiazh, madje as një alternativë e ngjashme binjakërore, kipcore e dy partive tradicionalisht kundërshtare, por që befas kthehen në “binjake të historisë”. Pra sido që të jetë, mbas 2017 në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi përsëri opozitë. Se opozita s’mund të vdesë. Më vjen keq të them se partitë e vogla do ta kenë shumë të vështirë të kualifikohen dhe të përfaqësohen në Kuvend gjatë zgjedhjeve të përgjithshme politike të këtij viti. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e mbajnë ende peng politikën shqiptare.  Ky nuk është një peng simbolik. Është pengu i një realiteti funksionalizues. Tepër konkret. Shumë filozofë të politikës kanë vënë në dukje “vdekjen e bardhë të politikës”, por edhe “rikthimin e politikës”. Por në epokën post-moderne konceptimi i politikës duhet të jetë ndryshe.

M’u kujtua ndërkohë një mendim i rëndësishëm dhe i kthjellët i Faik Konicës. Ai thotë: “Që shqiptarët, në çdo hap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendimet thelbësore, që shqiptarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim, – ja dy fakte që duhet t’i kenë vënë re të gjithë vëzhgonjësit e zhvillimeve.” A do të kemi në këtë kuptim një politikë të parimësisë, pra të qëllimeve të larta iluminuese dhe humaniste të njerëzimit, apo do të kemi një politikë si instrument, jo për të qeverisur por për të sunduar një pakicë të vetëquajtur politikanë? Sot partitë politike janë institucione në krizë në të gjithë botën, sidomos në Europë. Partitë janë të personalizuara nga kryetarët. A është kjo një risi apo një degradim i koncepteve politike? Pse duhet përfillur votimi demokratik kur Sovraniteti i Popullit, siç e cilëson Zhan Zhak Ruso, koncentrohet në dy ose tre emra në një vend? A është politika një spektakël? A janë politikanët kryesorë thjesht “shoëmans”? A do të jetë populli thjesht një instrument formal i votimit apo dhe një vetëdije e zgjuar, për të qenë vetvetja dhe për ta patur politikën fuqinë të patjetërsueshme të realizimit të vetvetes në histori, për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të barabartë? Këto pyetje s’kanë të bëjnë me shoqërinë shqiptare, por me tërë botën. Ne përjetojmë deformime të çuditshme të demokracisë kudo në botë. Bota ka mendimtarë që artikulojnë idetë. Por dhe shqiptarët duhet në fund të fundit të mendojnë. Nuk duhet “t’u lopësohet mendja” sipas një shprehje të Fan Nolit të pavdekshëm.

Unë anoj nga optimistët. Nuk duhet harruar një gjë tejet e rëndësishme që u arrit. Duket sikur nuk do të arrihej, por falë këmbënguljes së ndërkombëtarëve, të SHBA dhe të BE, më në fund u arrit. Politikanët shqiptarë më në fund e votuan Vettingun.  Ca politikanë me vetëdije dhe ca pa vetëdije, ca me dëshirë dhe ca pa dëshirë, hodhën vickla, por më në fund deshën apo nuk deshën, e bënë një realitet juridik Vettingun. Kam shkruar shpesh se jam nga ata njerëz që besoj tek roli veprues i Vettingut në Shqipëri. Vettingu është një domosdoshmëri historike. Ndërkohë nuk është kuptuar qartë nga politikanët se Vettingu është diçka superpartiake, pra nuk ka të bëjë me asnjë anësi partiake. Nuk është pronë e PD-së, por nuk është as pronë e PS-së. Disa herë në luftën politike dhe në propagandën e shfrenuar është artikuluar ideja gati në mënyrë sekrete ose dhe publikisht se Vettingu rrezikon vetëm PD, madje dhe LSI, por jo PS. Kaq e çuditshme, naive dhe e pakuptimtë është kjo ide, sa njeriu nuk as fuqi të buzëqeshë  ironikisht në këtë rast. Nuk duhet harruar në asnjë mënyrë se Vettingu do të jetë funksional dhe do të jetë skaneri për tërë politikanët dhe njerëzit publikë që kanë bërë korrupsion, mashtrime, manipulime dhe krime ekonomike në Shqipëri. Vettingu mund të kapë më shumë disa nga deputetët apo ish deputetët e PS-së, që figurojnë ndër më të pasurit në Kuvend, por pa dyshim që do të ketë optikën e tij pasuritë e paligjshme të të gjithë personazheve dhe aktorëve të politikës nga viti 1991 deri më sot.

Nëse Berisha e ka miratuar Marrëveshjen e 19 majit dhe ka heshtur, njeriut mund t’i shkojë ndërmend se mund të jetë bërë dhe një kompromis për të krijuar një amnisti për disa personazhe kryesorë. Të them të drejtën nuk e di një gjë të tillë. Dhe as nuk dua t’ia di. Por jam i sigurt që funksionimi i Vettingut do krijojë dalëngadalë një çmontim të sistemit të korrupsionit të llahtarshëm në Shqipëri. Shkatërrimi i këtij sistemi vetvetiu asfikson dhe bënë të pamundshëm edhe personazhet që përkohësisht duket se amnistohen. Nuk mund të ketë një amnisti për krimin nga pikëpamja juridike. As mund të ketë një asfiksi të kujtesës. Pra nuk mund të ketë një Amnezi të Zezë të kujtesës historike moderne të Shqipërisë. Ata që janë mosbesues me funksionimin e Vettingut duhet të kujtojnë se procesi i Vettingut ka ndodhur edhe në vende të tjera të Europës Juglindore.

Dhe skaneri i Vettingut ka kapur shumë personazhe të mëdhenj, të mesëm, të politikës, të ekonomisë dhe të shoqërisë, të pushtetit politik dhe të atij juridik, të gjyqësorit por dhe të mediave. Vettingu është një shpresë konceptuale për popullin shqiptar. Amen!

May 24, 2017 12:56
Komento

13 Komente

  1. s.h. May 24, 13:29

    Po cfare thua o profesor , kaq gjate ! Permend fakte dhe ben analiza te sterthena … Me kete rast , kujtoj nje shkrimin tuaj te hershem per ” rrugen e trete “, per mua i vleresuar pozitivisht ! Me kete fryme , do prisja te analizoje edhe tranzicionin e gjate shqiptar ! Thene ndryshe , sipas nje shkrimi te sotem te S. Minxhozit, pluralizmin e gjate shqiptar ! Lexo shkrimin e S. Minxhozit, dhe mbase na kumton dicka me te vlefshme, sepse , fundja , keni qene edhe ju nje fare ” eminence jeshile ” e pluralizmit lengues shqiptar !

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 24, 13:43

    ” por zbehja e opinionit publik, krijimi i deputetëve të klonuar nga listat e kryetarëve ka bërë që politika shqiptare të ketë një nivel subjektiviteti të epërm deri në kufitë e të pamundurës, pra dhe të pabesueshmes.”deri në DIKTATURË!!
    moikom deri tek përzgjedhja(vetingu)jam plotësisht dakord dhe se më mirë!?prishet!!
    përzgjedhja(vetingu)nuk është një fenomen natyror,një ligj fizike që nuk mund të ndryshohet!!
    përzgjedhja(vetingu)është një pjellë e njeriut!!pra i manipulueshën nga njeriu vetë!!
    nëse nuk do të kishim këtë ndërhyrje të njeriut,për mirë a për keq!?nuk do të kishim dhe nevojën për një përzgjedhje(veting)!!pra ne kemi ligje dhe rregulla që nuk zbatohen ashtu si janë shkruar!!duke filluar nga kreu i shtetit deri tek i fundit i politikës!!
    po të sjell si shëmbull fillimin e gjykimit të humoristit gjerman për shkak se kishte “ofenduar”erdoganin!!
    pavarsisht se të gjithë gjermanët nga njeriu më i thjeshtë deri tek presidenti thanë se është një idotësi,prapë ata ISHIN TË DETYRUAR TË ZBATONIN LIGJIN!!!pra ata zbatuan një ligj që jo vetëm ishte mbuluar nga pluhuri i harresës,po dhe që ishte mumifikuar plotësisht!!në momentin që u bë akuza ai nen egzistonte!!pasi mbaroj gjykimi i humoristit,mbaroi dhe egzistenca e atij neni të mumifikuar!!u çvleftësua!
    në shqipëri nuk mund të bëhet përzgjedhja(vetingu)sepse nuk zbatohet nga lart!sepse kur i do bytha sali berishës quan vota të vlefshme dhe ato letra me të cilat ka fshirë bythën përdoruesi(votuesi)!
    sepse kur i do bytha ramës ndryshon statusin e partisë së itj me “REFERENDUM”!!
    pra dhe ky iluzion që ke ti për përzgjedhjen(vetingun)mbetet në kufijt e ëndërrës!!
    për mua kjo përzgjedhje(veting)është thjeshtë një rrokadë frenash të drejtësisë!!
    pa një zbatim “matematik”(strikt,pa asnjë lloj ndërhyrje)të ligjeve dhe të rregullave të shtetit!?
    nuk do të kemi KURRË,KURRË as përzgjedhje(veting),por asnjëherë shtet të të drejtës!!do të kemi gjithnjë shtet të qejfit të sundimtarit të radhës!!
    duhet të lutemi që sundimtari i radhës të jetë sa më pak i çmëndur,ose të shumtën pianec!!
    ps:periudha më demokratike në shqipëri ka qënë periudha e tos pianecit!!
    doni apo sdoni!?askush nuk mund ta kundërshtojë!!

    Reply to this comment
  3. qx May 24, 14:25

    Ca te lexoj nga minxhozi o trap? Se si na tregon minxhozi qe qenka mire marreveshja mes edit dhe lulit?! Se paskan pasur nevoje shqiptaret per pak paqe dhe dhe gjithe te keqijat prandaj kane ardhur se skemi dashur te bejme paqe?! Shkoni o shk…uni ju b… e edit dhe sales! Se ne populli duam paqe por asnjehere duke u bere bashke me.te keqen!!! Ne duam marreveshje, por kir ato jane transparente dhe jo neper vrima, kur ato garntojne shumellojshmeri zgjedhjeje dhe jo qe diktojne monopolin nga dy plehra si edi dhe sala! Se ndryshe nga sa thote ky anal- ist, te keqiat skane ardhur nga lufta mes paleve por nga kriminel si saliu dhe hajdute tradhetar si edi qe e kane lene te gezoj pasurin! Ju qe mbroni keto qendrime te trupshme jeni po te njejtet k..a qe kur beri paqe sala me tosin na tregonit prape sa.mire ishte paqja mes tyre per popullin paqe dashes..ooo ju q… rr… qe doni ti shisni te njejtin m.. shqiptareve dhe sot!! E pame se sa per te miren tone ishte dhe ajo marreveshje dhe e kemi pare edhe edin me lulin se sa shume e duan te miren tone.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit May 24, 15:12

    Ne fakt, lypsej qe PD ti permbahej premtimit fillestar politik, qe Berisha e shprehu bukur (“opozitare por vellezer”), slogan qe e tha vone dhe e masakroi mizorisht me sjelljet e pashembullta ndaj opozites te atehershme dhe qe shenoi fillimin e zhgenjimit te madh ndaj proçesit te Tranzicionit. Tanime kaluan 26 vjet, mesuam edhe pjesen kryesore te asaj qe nuk dinim, dmth “demokracia” erdhi kryesisht si nje skenar i organizuar, ku “perendimore” dhe “puniste” me ne krye Ramiz Aline vendosen piketat e asaj qe u quajt Ndryshim demokratik. Ne anen e “perendimoreve”, pjesa kryesore e roleve i takoi sherbimeve sekrete, sepse duhet thene qe ato u angazhuan ne kete pune delikate, dhe domosdo qe personazhet politike, te ardhshem e te shkuar qene pjelle e ketij bashkpunimi. Pra, meqe po flasim per politike dhe per “binjake historike”, me pak fjale, meqe ne latinisht jam profan, Rama dhe Basha jane “Ipse idem”, dmth,persona nga i njejti mall…Keshtu qe ata jane te ndryshem nga syfeti, por ne esence i sherbejne te njejtes skeme. Proçesi i Tranzicionit ngjan pike per pike me nje proçes historik te ndodhur ne Evrope pas Komunes se Parisit, e quajtur periudha e Restaurimit e qe zgjati deri ne 1850.Ne pushtet erdhen intelektuale qe i sherbyen skemes se ish pushtetareve apo ish eksponenteve te klasave te permbysura, qe morren revanshin dhe absolutisht nuk perkonin me sensin e paqes sociale. Jemi ketu ku jemi dhe sikur kam bindjen se ky establishment kryetaresh qe zgjedhin tufen e perfaqesuesve jo sipas kriterit te merites por sipas midese se tyre nuk ka lene vend per nje klase intelektuale kritike ndaj gjednjes aktuale dhe pergjegjesve konkrete. Ne shajme Meten se Rama thote qe Meta eshte “njeriu me bllok”, mburrim Meten se Rama thote qe Iliri eshte mik i vjeter, shajme Berishen se Rama thote qe Berisha eshte doktor Rrumpalla dhe e mburrim kur Rama thote se doktori(Rrumpalla) ka merita te pazevendesushme ne krijimin e klimes demokratike. Dhe anajelltas, kampin i djathte leviz emocionet ne perputhje me oshilacionet(de)mentale te doktorit qe ka nevoje urgjente per nje konsulte doktoresh. Marksi, ai qe Kadareja e njeh vetem nga mjekrra, ka thene se klasat dominante korruptojne dhe bejne per vete edhe intelektualet progresiste. Me te njeqind menyrat e korruptimit, keshtu qe ne stadin aktual, jo vetem ne Shqiperi, por kudo, edhe ne vendet e perparuara, vihet re nje vdekje e ngadalshme e politikes, si centrifuge debati dhe idesh per zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne shoqerine. Se fundi, sado Rama kritikoi kandidatin Trump per president, te dy keta personazhe i bashkon nje seri vesesh dhe deliresh, perfshi hobin e betonarmese.Sot Rama kishte thene se mund te terhiqej nga marreveshja, nqs PD e ka firmen per vettingun me laps dhe jo me boje, etj. Bej çudi, se kush norme statutore apo demokratike ia jep Rames kete ecje te trazuar mbi vale, kur as eshte bere ndonje mbledhje apo konference kolegjiale, dhe as ka shqyrtuar me keshillin drejtues te PS per alternativat imediate. Politiken Rama e koncepton si trill personal, ndersa kryetar partie e kane zgjedhur dhe nuk e ka ngjyer me vaj te bekuar Papa i Romes ne emer te Kryqit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 24, 16:14

      “Ne shajme Meten se Rama thote qe Meta eshte “njeriu me bllok”, mburrim Meten se Rama thote qe Iliri eshte mik i vjeter, shajme Berishen se Rama thote qe Berisha eshte doktor Rrumpalla dhe e mburrim kur Rama thote se doktori(Rrumpalla) ka merita te pazevendesushme ne krijimin e klimes demokratike. ”
      mono me i përmbledh me pak fjalë:jemi gjela deti???
      ps:ke harru ndërsimet ndaj blushit!!

      Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 25, 10:36

      ç’ti thuash Moikomit ?
      te le Gjermani rehat , Me bukur ska .
      Moikomi me Kujton te shkretin Andrea ,
      qe nga Profesor predikues Marksist
      u Kthye ne ””” shejtanin ”’ anti marksist .
      Pyes ?
      ç’fare po ndodh me Intelektualet tane ?

      Reply to this comment
  5. luani May 24, 15:38

    Zoti Moikom.E lexova me endje shkrimin tend so njeri I letrave,we this dhe vet.Vetem njeriun e letrave nuk e pashe be kete shkrim.Pashe njeriunqe kerkontu jap mend te gjitheve,pot we nuk ka kuptuar dot asgje nga ajo cka ndodh dhe cka do te ndodhe me absurdistan

    Reply to this comment
  6. we people May 24, 16:18

    Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet
    më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare
    por këto njerzit e mëdhenj ështe mirë te mos merren me politike te mirefillte dhe aq me teper me Vetingun qe eshte nje lloj doktrine po aq e ndyre sa dhe dekomunistifikimi i Rajerson-Biberajt nga 1991 dhe vazhdon sot.
    .
    Gafa juaj kriminale eshte se po barazon krimet e SALulit me gafat dhe gabimet e Rames sic beri Arvizu ne 22 janar 2011
    .
    Ve bast me jeten time se Vetingu eshte nje lloj arme me nje tyte qe qellon sardele me currila uji perpara PD.. dhe tyten qe qellon mbrapsh me lazer per te goditur balenat e PS.
    .
    Krimet e meposhtme te Berishalese nuk kane nevoje per VETING por vetem per 1 perqind sinqeritet te dipllomacise euromerikane..
    .
    Te gjitha keto krime jane te dokumetuara 101% dhe eshte turp per Trampin ( Obamen dikur) dhe Merkelin gjithashtu.

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    .
    Prandaj zoti Moikom…dil nga kulla e fildishte qe jeni mbyllur ju qe keni kryer studime pasuniversitare ne Washington D.C..dikur
    .
    As ne vendet e pushtuara ..as ne vendet koloniale nuk ka ndodhur te tallen miqte me keq se te pushtuar nga armiqte me keto vetingje me Berishen neper kembe qe eshte kthyer ne nje Shejtan Kriminel qe po tall lesht me perendimin..sepse ai i di pislleqet e tyre kozmike dhe jo vetem ju ka dale nga kontrolli por po i ben dhe ligjin atyre
    dhe nese hap gojen nje cunam tip “Sali gate” do godase brigjet e adriatikut por dhe atllantikut..
    .
    Ne shqiperi sot ka vetem nje aksiome:
    Prangat Sali Perbindeshit “righ now” ne te kunderten te pshurrsha vetingun..ty dhe ato qe kane bere ate komedi qe vret me shume se plumbat e 21 janarit.
    .
    Me fal i nderuar Moikom por me kriminelat duhet me fol si e duan kriminelet dhe jo me vetingun e komikut Donald Lu qe do perfundoje si ekspertizat e FBI me te cilen fshiu sumen berisha

    Reply to this comment
  7. Guri May 24, 17:10

    Me vjen mire qe paska edhe burra te mençur qe nuk e quajne “marreveshjen” humbje dhe dorezim te Rames, por leshim qe t’i leshojne. Dhe leshimi me i madh qe iu be Shqiperise ishte zhbllokimi i Vettingut. Sikur vetem per kaq, do te mjaftonte qe marreveshja te lavderohej dhe jo te anatemohet Rama si “tradhetar i idealeve te se majtes”. Nje marrezi e tere.

    Reply to this comment
  8. Novruz Taip Vishanji May 24, 17:42

    I MJERUARI MOIKOMI I PARTISE

    qe dikur vure ne dyshim edhe Enver Hoxhen, te te cilesonte psikopat apo te lajthitur pas nje gellenjke rakie kumbullash Rrashbulli.

    Na e perserite per te saten here qe di spanjisht (boh ?!), latinisht (boh, boh ?!), frengjisht (boh, boh, boh ?!) dhe gjithe gjuhet e tjera qe me “boh-e” do te te mbushnin flluckat e nensyve qe te shoqerijne qe ne te ri.

    Kujt i duhen llafazanolloge te kesaj natyre kaq te merzitshem e kaq te pa cipe ne trajtimin e atyre (ne lexuesve) qe i konsideron si katundare mediatike dhe jo.

    Akoma nuk ke arritur te kuptosh qe “analiza” te tilla boshe, vetem shemtojne edhe ate pak sharm terheqes qe ka e vetmja gaete shqiptare qe vazhdon te ece me kembet e veta, natyrisht jo si ato te Benit qe mesoi ne meseburresi te ece vete.

    Hiq dore or “akademik leshi” nga citime bajate e te pa sens, ne keto sterhollimet tuaja kaq te neveriteshme. Shprehu thjesht me aq sa radakja ta lejon te analizosh realitetin e komplikuar shqiptar. Sepse ne fund te fundit, e dime mire se sa te vlen lekura, pavaresisht qe injorante me shtate pale brire te Akademise se SHkencave (?|) te dhane nje titull “ad honorem” per asgjene qe ke shprehur e shpreh ne jete, nje hiçkot i merzitshem dhe bajat.

    Shpresoj te mos shkruash aq shume pallavra, vetem per te rritur honoraret qe te paguan Thanua per keto budallalleqe qe nxin DITA-n me dhjetra mijera germa te alfabetit latin.

    Ne se vertete ke ndonje gje te na thuash, thuasje te koncetruar dhe me pak rrjeshta, te jesh i bundur qe te kupojme te gjithe, qe ti, si ai hundeleshi e Helenes se Elbasanit, na quani fekalet e shoqerise.

    Reply to this comment
  9. shpatar May 24, 18:25

    Shkrimi i Mojkomit eshte shume i sakte .Ai i permed te gjitha pse u arrite ne kete marveshje .Une po i shkoqis me hapur ato qe ka dashur te thote Mojkomi .
    Sjellja e Pd ne 3 muajt e fundit nuk mund ti faturohet gabimeve te qeverisjs Rama . Them Rama se Meta ka qene nje shkop qe levizte sa here i duhej qasjes me opoziten .Ide kjo e kapur nga Meta gjate bisedave te dendura qe ai beri kohet e fundit ne Amerike e Evrope. La pershtypjen dhe e deklaroje ne fund se pa opoziten nuk ka zgjedhjhe te pergjithshme .
    Pa dyshim qe Rama keto manovra te Metes dhe ulerimat e Lulit i ka klasifikuar si nje rebelim jashte Kushtetutes se vendit por fuqi per ti mposhtur nuk ka patur .Kjo per faktoin se vete Rama ka deklaruar qe me kete Drejtesi nuk kane per tu zgjidhur problemet madhore qe ka vendi .
    Rames ju detyruan te gjitha keto qe shohim sot nga vete situata qe krijoje Pd por dhe tendencat e afrimit per nje marveshje te inicjuar nga Aleatet ..
    Loja qe beri Pd ke shume e organizuar nga ato segmente qe e duan akoma Berishen ne politiken shqiptare .Pra u luajte me karten per te perfshire ate pjese te popullit qe eshte me Pd .Kjo levizje ,edhe pse Evropjanet dhe Amerikanet e lane si te pa rendesishme ne nje momente final u realizua .
    Rama cfare do te zgjidhte, kur Meta me Berishen, bashke me partite e vogla aleate me pd, kishin te njejtin mendim ,te mos kundershtonte te ulej per nje marveshje me Aleatet qe te fuste pd ne zgjedhjet e pergjithshme .Te vegjlit e Ps jane te pafuqishem. I vetmi qe mund te qendronte ishte Idrizi por dhe ky per Ramen nuk perben gure themeli por gure qe pa pritur e prish kalane ose te kerkon Cameria mbi te gjitha .Ne keto pozicjone, qe te gjithe e donin Pd ne zgjedhjet e pergjithshme ,e vetmja rruge e Rames qe marveshja e 19 majit .Tani pa pritur te funksjonoje marveshja te gjithe filluan te shtremberojne turinjte .Pse ?
    Ka shume gjera qe duken dhe nuk duken ne politiken shqiptare .Rendesi ka qe kjo politike e cfardo niveli qe eshte ka nje monitorues te cilin e ka zgjedhur vete populli shqiptare .Aleatet e pane me te llogjikshme ,duke u nisur dhe nga disa nderhyrje per destabilizim, qe dy partite kryesore ,se Meta e kishte dhene pelqimin me kohe ,te shterngonin duarte e te uleshin per te firmosur formulen qe ju serviten.
    Ne parim kjo marveshje ska ndonje gje te hatashme per tu trembur .Nuk fitouan 2Bet. Nuk humbi Ps qe po leshon ne nje moment qe loja behet vetem per fushaten elektorale .
    Sic thote dhe Mojkomi keto pelivanlleqe ne politike ,bile dhe me keq, ne i kemi hasur ne keto 26 vite demokraci .Cfare nuk kane lene pa u eksperimentuar. Te gjitha jane kritikuar por dhe te gjitha jane pare si te pranushme. Berisha prish e Majta regullo .Berisha e Luli vrasin e shkaterrojne Rama ose me mire e Majta duhet ti sheronte plaget .Por ajo qe dallohet me shume ka qene dhe mbetet pse shkaktaret nuk dalin para gjyqit. Pergjigjja eshte e thjeshte .Cila Drejtesi do ti gjukonte. Kush do ta merrte kurajon nga kulishet qe ka ushquyer Brisha ne 26 vite ti dilnin perball tij .Pse kemi ngulur kembe, qe Nanua ne 97 e Rama -Meta ne 2013 te shpinin para pergjegjsise kete gjigande shkaterues e vrases, te jepnin te pakten llogari formale se denim jam i bindur edhe sot ska per te ndodhur .Kjo quhet semundja e fiksimit qe kthehet ne sindrom te perseritshme .Ka munguar dhe mungon Drejtesia e pavarur e dinjitoze qe ti sherbeje popullit e jo kokave te politikes se shtrember .Kete e dine dhe Aleatet qe sot po insistojne ne reformen ne Drejtesi .Me nje fjale u lejuam sa deshet ,bete cfare deshet u pasuruart sa deshet tani do te bejme reforma qe te mos mbetemi atje ku e kemi filluar .Ha Muco ,pi Muca dhe populli ne te semes .
    Si e mendoje une vazhdimin e kesaj marveshje para zgjedhore e me pas .Te gjithe do turren te fitojne sa me shume . Nuk eshte e vertet sic thote dhe Gjinushi e disa te tjere se goditen partite e vogla. Beteja eshte e hapur per te gjithe njesoje sipas kodi zgjedhor qe eshte ne fuqi .As Rama ska avantazhe ,as Luli qe mori 4 Ministra e nje z/vendesK/M e keshtu Meta e te vegjlit . Kush do te votoje per simpatizantet do te shkoje pa u prekur . Monitorimi do te jete teper i perkryer sa askush nuk do te tentoje te beje vjedhje apo devijime te votes.Do dali realishte se kush jane fituesit .Ajo qe thone se une jam i pare e ti i dyti, i treti e i katerti pakashume dihet .Populli eshte pa ai qe ka qene .Do te fitoje ai qe ka mbeshtetje me shume ne popull e qe di te thithi votuesit indiferente .Mbas shpalljes se fituesit cdo gje ka per te shkuar sic duan Aleatet e jo perfaqsuesit e politikes shqiptare .Ato gjyqe qe nuk jane bere do te behen nen nje vezhgim teper te rrepte nga vete Aleatet .Ata e dine qe ne nuk dim te shpiem ne gjyqe koka te medhaja .
    Prandaj ju them qe keto nuk jane sic i duam ne por si e do e mira e vendit per tu aderuar ne Evrope . Fundi i viti 2019 Shqiperin e gjene antare te familjes Evropjane. Mua kjo me intereson.Me te tjerat le te merren Mediat analistat , gazetaret, sociologet inetelektualet te ushqehen dhe ata me analizat e politikes shqiptare .
    Vettingu do pastroje por jo gjithecka. Ky mandat ne fund do te pergatisi nje pamje krejte ndryshe te politikes shqiptare .Askush nuk do luaj sic kan luajtur deri me sot.Mbyllet tranzicjoni dhe ne do te jemi nen daren e monitoriumit te Aleatve .Lufta per pushtet do te marri nje karakter me te zbutur . Kjo fale kopetencave te kufizuara qe do te kene pushtetaret apo perfaqsuesit e politikes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*