Bino mesazh qytetarëve: Nëse keni shenjën më të vogël, vetëizolohuni edhe nga anëtarët e familjes

March 19, 2020 09:42

Bino mesazh qytetarëve: Nëse keni shenjën më të vogël, vetëizolohuni edhe nga anëtarët e familjes

Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino në një mesazh për qytetarët, thotë se sa e rëndësishme është marrja e masave personale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me këtë mesazh dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm, të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen, të vetëizolohen dhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Të përpiqen që edhe brenda shtëpisë apo kur dalin për nevojat e tyre personale apo të familjes, të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë.

Ruajtja e distancës, vetëizolimi apo vetëkarantina janë mbjet shumë i rëndësishëm e cila shpesh herë bie mbi përgjegjësinë e individit, pavarësisht masave të tjera të distancimit sociale që janë marrë në këtë moment. Paniku nuk të çon në asnjë vend.

Qëndrueshmëria, inteligjenca për përballimin e kësaj situate është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë.

Punonjësit je shëndetit publik, e shërbimit të kujdesit shqndetësor, të spitalit infektiv që po trajtojnë të sëmurët me COVID anë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, thotë Bino.

o.j/dita

March 19, 2020 09:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim