“Bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”

October 13, 2017 10:16

“Bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”

 

Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të forta dhe plot sarkazëm ndaj opozitës sot në Parlament.

“Javën e  shkuar u mor peng kjo foltore për medemek ndalimin e diskutimit që donit. Duke u çjerrë për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu bashkë të kyçur në kornizën e kërkesës suaj, faktikisht ju nuk e bëni dot këtë diskutim.

Jeni bërë shëmbëlltyra e shprehjes së famshme, kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për mungesën e saj dhe sa më të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e fjalës aq më shumë çirren se i mungon liria. Na keni përfshirë në një kthim tuajin me daulle e krisma në çadrën e konfliktit të sherrit dhe të baltës. S

a më i madh është halli juaj aq më për qejf ju lexoni raportet ndërkombëtare për tu treguar shqiptarëve se çfarë mynxyre jemi ne shumica e zgjedhur prej tyre, e vërteta është edhe në raport, e shkruar qartë si drita e diellit se në 25 qershor shqiptarët votuan me një qartësi që nuk lë asnjë vend për të diskutuar rezultat, procesi zgjedhor e thotë raporti ishte në përputhje të plotë me rekomandimet dhe standardet”, tha Rama.

Ai ka akuzuar opozitën se është bosh.

“Jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa”, tha ai.

Pasi ka shigjetuar PD-në, Rama më pas iu kthye personalisht edhe liderit demokrat Lulzim Basha, teksa e cilësoi mikun e tij që shkeli paktin e 18 majit nga frika.

Pjesë e sarkazmës së Ramës ishte edhe “motra LSI”.

“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt lidershipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te çadra e dasmave.

E mohoi dhe ça bëri ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel.

Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e ktheu në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re.

Bir o Lul vllai, kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall”, tha Rama.

October 13, 2017 10:16
Komento

2 Komente

  1. Reni October 13, 17:17

    O Edo, na cave t… boll me batuta se po n’a bind qe S’DI TE BESH GJE TJETER.

    Reply to this comment
  2. Tani October 13, 17:21

    Rama, paguajme Fixin per batuta,o koqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*