Biseda intime mes Xhaferit dhe Mehmetit, prokuroria nis hetimet

March 30, 2016 21:19

Biseda intime mes Xhaferit dhe Mehmetit, prokuroria nis hetimet

Pas publikimit të një përgjimi audio mes Zv/kryeministrit shqiptar, Musa Xhaferi dhe Deputetes Emira Mehmeti, të cilët dëgjohen teksa konsumojnë një bisedë intime në telefon, ka ardhur dhe reagimi i Prokurorisë së Shkupit, që ka njoftuar nisjen e hetimeve për gjetjen e personit që i përgjoi bisedat e tyre dhe ata që autorizuan inçizimin e tyre.

Vetë Zv/Kryeministri Musa Xhaferi i kontaktuar nga mediat maqedonase për bisedën me Deputeten Mehmeti gjatë ditës së martë tha se do të njoftonte sot për ngritjen ose jo të padisë kundër personave në fjalë, ndërsa nuk pranoi bënte komente të tjera. Nga ana e saj, Mehmeti ka refuzuar të prononcohet.

Më herët, në një reagim të tijin, kryetari i BDI –së, Ali Ahmeti i bëri thirrje autoriteteve në vend që të reagonin dhe kërkoi tërheqjen e këtyre bisedave të publikuara në rrjete sociale, të përgjuara në mënyrë të jashtëligjshme.

Ahmeti gjithashtu kërkoi ndëshkimin e atyre që kanë realizuar këto përgjime.

Ndërsa Ambasada e SHBA –ve në Shkup, ka reaguar ashpër duke kujtuar se duhet zbatuar ligji për privatësinë e qytetarëve dhe kallëzimtarët, pasi Komisioni i Venedikut tregon qartë se cilët audio – incizime mund të publikohen në opinion.

Një ditë më parë, gazetari maqedonas Bozhinovski publikoi pjesën e dytë të bisedës intime mes deputetes së BDI -së, Ermira Mehmeti dhe zyrtarit të kësaj partie, njëherazi edhe zv/kryeministër i Maqedonisë Musa Xhaferi.

March 30, 2016 21:19
Komento

1 Koment

  1. demo March 31, 07:59

    Po cfare pa komente?Ftyra kesaj u pa qe ne emisionin Zona e prostitutave te arjan canit,por me mire u duk kur nuk votoi per Kosoven ne Bruksel,se i ikte avioni i musa xhaferrit.Mjaft me me hipokrizi.Ku i keni sokoleshat Katjusha Jashari,Flora Brovina,qe duruan te vetme terrorin e Milloshevicit.Nese duhen patjeter 50% femra ne politiken shqiptare,mos i ktheni mantenutat nga bordello dhe i futni me zor ne politike.Per tjeter gje sherbejne,per tjeter gje paguhen.Ky fenomen eshte ne te gjithe shtetet shqiptare.Ne Shqiperi po ben muuuu drejtoresha tatimeve,qe e nxorri buxhetin e shtetit 160 miljon Euro deficit,por shyqyr se mban me pune ESTRADAT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*