Biseda me Hashim Thaçin nga Brukseli para se NATO të fillonte sulmin ajror

Nga Kujtim Boriçi September 2, 2013 13:07

Biseda me Hashim Thaçin nga Brukseli para se NATO të fillonte sulmin ajror

 Një telefonatë nga Shtabi i NATO-s në Maqedoni lidhur me afrimin e një autokolone (një batalion) serb gjatë rrugës Gjakovë-Prizren, kalon në gatishmëri forcat e UÇK-s… Ndërkohë, sipas rrëfimit të Dilaver Goxhajt, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s, një nga ngjarjet më të shënuara në luftën e Kosovës është telefonata që i ka bërë Hashim Thaçi nga Brukseli në orët e mbrëmjes, ku i njofton sihariqin se në orën 20:00 të asaj dite, forcat e NATO-s do të nisin sulmet ajrore mbi objektet ushtarake e pozicionet e ushtrisë serbe…

 

Po ndonjë ngjarje që u ka mbetur thellë në kujtesë?

-Pë rsa u përket mbresave të mia gjatë luftës, ato janë të shumta, por meqenëse po ngulni këmbë, po mjaftohem t`u tregoj njërën prej tyre. Ishte ora 01:00. Shkrues-evidencier i Shtabit, Mustafa Gashi, po flinte mbi një stol të gjatë, bërë me mjete rrethanore, ndërsa unë po rija në drejtim. Ndërkohë bie telefoni. Ngre receptorin dhe dëgjoj të më thonë: “Aj em…..Du ju nou inglish?”. Më flisnin nga një grup drejtimi i forcave të NATO-s, në Kumanovë, Maqedoni. Pasi iu përgjigja anglisht dhe u tregova funksionin që kryeja, ai më tha: “Sateliti dhe informacionet e tjera na tregojnë se një kolonë ushtarake serbe, më shumë se një batalion këmbësorie, e shoqëruara me artileri, porsa ka dalë nga qyteti i Prizrenit dhe marshon mbi mjete gjatë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Të dhënat janë se mund të sulmojnë në drejtim të kufirit shqiptar. Veproni!”.

Si vepruat me të marrë këtë situatë?

-E falënderova në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe menjëherë i telefonoj komandanti të Zonës së Parë Operative “Pashtriku”, trimit tropojan, Tahir Sinanit. I thashë afërsisht atë çka më treguan, duke i sugjeruar se ata mund të sulmonin ose në Qafën e Prushit, ose në atë të Morinës, në drejtim të Tropojës. Ai më sqaroi se e kishin nën vëzhgim  por nuk po hynin do të në lidhje me ne, pasi u ishin dobësuar bateritë e telefonit satelitor. Më vonë e merrja unë çdo 10 minuta për të parë situatën… Me të marrë sinjalin, njoftova dhe drejtuesit e Divizionit të Kukësit…

Kë kontaktuat dhe çfarë i komunikuat?

-I bie telefonit të Komandantit të Divizionit të Kuksit, Gjeneral Kudusi Lamës, me të cilin mbanin ndërlidhje non stop. Në telefon ndodhej Shefi i Shtabit të Divizionit, pasi Kudusiu kish shkuar në Tiranë. Atëhere i thashë se do t`i komunikoja diçka shumë të rëndësishme. Midis të tjerave i thashë se këto forca mund të sulmonin  në drejtim të qafës së Prushit, por më shumë mundësi ka të sulmojnë në drejtim të qafës së Morinës, për t`u dalë në shpinë forcave të Brigadës sonë 138 që lufton në Koshare, si dhe u thashë se ku ndodhej kreu u kolonës. U komunikova se prisja njoftim nga Kukësi…

Çfarë njoftimi u erdhi?

-Pas më pak se një çerek ore më marrin nga Kukësi në telefon dhe më thonë se kishin kaluar në gatishmëri të plotë, me të gjitha llojet e armëve dhe se ishin vendosur në buzë të kufirit. “Mos kini merak, më tha shefi i shtabit të DK të Kukësit, jo vetëm që nuk do të lëmë këmbë serbi të shkelë këtej, por, nëse kini mundësi, na jepni koordinatat se ku të godasim në këtë rast  me artileri, edhe në interesin e forcave tuaja”. Të them të vërtetën, nuk po mbaja lotët. Mustafai ish zgjuar nga tërë ato biseda në telefon… Edhe ai po fshinte lotët. Të dy kishim të njëjtën ndjenjë. Por ai, për të mos e kuptuar unë se ishte përlotur, më pyeti: Pse po qan, baca Shpëtim? Dhe unë iu përgjigja se isha i lumtur që kish ardhur momenti t`i vinim konkretisht në ndihmë shtetit tonë amë. Ky është vetëm një rast.

Diçka më konkretisht për bashkëpunimin midis NATO-s e UÇK-së gjatë luftës?

-Ai filloi rregullisht në datën 24 Mars 1999, ditën kur filluan bombardimet  e NATO-s nga ajri dhe nuk u ndërprenë deri në momentin e fundit të luftës. Më kujtohet se ndodhesha së bashku me Shefin e Shtabit të UÇK-së, z. Bislim Zyrapi, në fshatin Kostrec, afër Pagarushës, ku na merr në telefon nga Brukseli, kryesuesi i  delegacionit shqiptar në Rambuje, ai dhe mandatori i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Çfarë të njoftoi Hashim Thaçi në këtë bisedë?

-Ai më njoftoi: Sonte në orën 20:00 fillon NATO bombardimet, prandaj të lidheshim me Ramë Kucën në Kukës, për të marrë udhëzimet e hollësishme. Hashimi na dha edhe numrat dhe prefikset e telefonave me të cilët do të komunikonim si me shtabet e NATO-s rreth Kosovës, ashtu edhe me Ramën dhe Shefin e SHIKU-t për Prefekturën e Kukësit, pranë të cilit ishin vendosur oficerët amerikanë që do të ndiqnin luftën në Kosovë.

Çfarë komunikuat tjetër në telefon me Hashim Thaçin?

-Nga Hashimi morëm edhe telefonat e disa shtabe e grupe drejtimi të NATO-s, rreth e qark Kosovës. Atë moment që u lidhëm me Ramë Kucën, na ndodhi diçka interesante. Bislim Zyrapi, nga që mbi supe i ra një përgjegjësi e madhe, bashkëveprim me fuqinë më të madhe ushtarake të botës, kur u lidh me Ramën, nuk po e kuptonte ngaqë Rama fliste shpejt dhe harroi që isha edhe unë në dhomë. U kthye nga ne dhe tha: Shumë shpejt po flet ky dhe s’po e kuptoj çfarë më thotë, a kemi ndonjë që i kupton këta të Shqipërisë se flasin shumë shpejt. Ja ku kemi Shpëtimin, ndërhyri në moment Mustafa Gashi. Vepruam me shpejtësi…

Cilat ishin veprimet në vazhdim?

-Hymë në lidhje me shtabet e NATO-s dhe u treguam se çfarë harte dispononim dhe si u rakorduam. Kaluam forcat tona në gatishmëri. Nuk mbaheshim nga gëzimi. Atë hartë nuk e ngjitëm, por e sistemuam ne fleta, sepse në çdo raport që jepnim ose merrnim fillimisht jepej nomenklatura e fletës përkatëse ku ndodhej objektivi, për ta gjetur shpejtë e lehtë. Komunikimi me drejtuesit e NATO-s në operacion ishin të pandërprera…

Çfarë kërkonin drejtuesit e NATO-s?

-NATO-ja na kërkonte shenjë tregim për objektivat tokësorë të ushtrisë serbe: vendndodhjen, llojin e forcave, sasinë e tyre, a ka armë kundërajrore dhe vendndodhjen ekzakte të tyre, koha e zbulimit, veprimet që ato kryejnë, sa metra larg prej tyre ndodhet popullsia ose forcat e UÇK-së, saktësinë e goditjeve të aviacionit dhe mundësisht edhe efektin e tyre, etj. Ata pranonin të godisnin vetëm atëherë kur forcat tona ose popullsia ndodhej jo më afër se një km, por ne në shumë raste nuk ua kemi treguar largësinë e vërtetë, pasi qëllimi i ynë ishte goditja e armikut dhe sa herë që kanë komunikuar me ne, nuk na janë dëmtuar as forcat tona as popullsia. Të gjitha ato raste që është gabuar nga aviacioni i NATO-s dhe është goditur popullsia e pafajshme ose forcat tona, janë rastet kur nuk kanë kërkuar informacion nga ne, por janë zbuluar e goditur nga vetë pilotët e tyre, pa bashkëpunuar me ne. Dhe, çuditërisht, ka rastisur që të gjitha këto goditje “të padëshirueshme”, janë kryer nga aviacioni francez!.

Pra, mësuat më parë kohën e goditjes nga ajri të avionëve luftarakë të NATO-s?

-Po. Qysh në fillim na dhanë sinjalin që tregonte se do të godisnin objektin pas 10 minutash ose më pak. Me thënë të vërtetën, kur në ajër vepronin aeroplanët amerikanë dhe anglezë goditjet jepeshin në moment, me shumë precizion dhe kurrë nuk gabuan. Të dhënat për objektivat serbe kish raste që na i kërkonin edhe çdo orë të ditës e të natës dhe me saktësi të lartë. Më vonë filluam të shoqëronim të dhënat edhe me skemë, të nxjerrë me letër kalk nga harta, të shoqëruara me të gjitha shënimet e domosdoshme për aviacionin. Këtu, unë u ndjeva shumë komod, pasi ato që kisha dhënë leksione studentëve shqiptar në paqe, po i aplikoja vetë tani në një luftë reale…

Më konkretisht për këtë ‘komoditet’ në pikun e luftës?

-Për fat të mirë tonin dhe të NATO-s, atë lloj bashkëveprimi unë e pata dhënë mësim në teori dhe në praktikë si gjatë periudhës që isha drejtues i grupeve të zjarrit të Raketave Kundërajrore ashtu edhe gjatë dhjetë viteve që isha pedagog i taktikës së Mbrojtjes Kundërajrore në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, në Tiranë. Kur arritëm në këtë perfeksionim , pothuajse nga të gjitha grupet e bashkëpunimit të NATO-s, na është thënë se është hera e parë që NATO bashkëpunon me një shtab kaq cilësor, në historinë 50 vjeçare të saj, dhe e veçanta, se ne ishim strukturë jashtë NATO-s. Kam një merak këtu,e  ju besoj do të më lejoni…

Cili është ky merak?

-Me këtë rast gëzohem që më jepet rasti që të shpreh mirënjohjen për skicografin  duar artë të shtabit tonë, Mustafa Gashin. Por, i jam shumë mirënjohës shkollës sonë ushtarake, pasi me njohuritë që ajo më pati dhënë, e ndjeja veten të barabartë në të gjitha komunikimet me shtabet e NATO-s, gjë që, shfrytëzova rastin dhe pata edhe letër këmbimi drejt për së drejti me zotin Klark, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në dy raste deçizive, kur nuk m’u ndodh afër asnjë nga eprorët e mi të UÇK-së dhe koha nuk priste.

Kthehemi tek ndihma e Shqipërisë për UÇK-në dhe luftën e saj?

-Lufta në Kosovë dhe ekzistenca e UÇK-së as që mund të konceptoheshin e jo më të zhvilloheshin pa ekzistencën dhe ndihmën e shtetit shqiptar. Por, të kuptohemi, ndihmë jo e drejtpërdrejtë nga strukturat shtetërore apo ushtria, por nga populli. Por, të jemi realisht, strukturat shtetërore nuk kanë penguar, pavarësisht se elementë të veçantë në radhët e policisë shtetërore janë munduar të nxirrnin përfitime. Kush e mohon qëndrimin “një sy qorr e një vesh shurdh” të qeverisë shqiptare, ose nuk di asgjë ose i kanë thënë të shpifë. Pa ekzistencën e Shqipërisë as që mund të mendohej se do të kishte Kosovë. Jo më kot poeti Ali Podrimja , në një etyd të tij për Shqipërinë  thotë: ” Xhuxhe je ti, moj, / xhuxhe je ti pa mua. / Kurrkushi jam unë, moj, / kurrkushi jam unë pa ty”. Pritja dhe sistemimi i mbi 500 mijë shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri mahniti botën, sa dhe vet Presidenti Klinton i vënë kombit tonë emërtimin “Komb  Human” si askush tjetër.

A mund të na jepni një bilanc të përafërt të asaj lufte? Sa të vrarë dhe sa të plagosur? Sa të burgosur dhe sa shtëpi të djegura?

-UÇK deri në 24 mars 1999, brenda në Kosovë, numëronte 19.800 ushtarë e oficerë  në radhët e saj. Me fillimin e shpopullimit masiv të popullsisë shqiptare nga ushtria dhe policia Serbe dhe, në mënyrë të veçantë, pas thirrjes së QPK-së për mobilizim të përgjithshëm, më 2 Prill 1999, nga popullsia brenda Kosovës na u përgjigjën dhe u paraqitën pranë reparteve të UÇK-së rreth 10 000 të rinj e të rritur. Për faktin se po t’i kapte policia serbë në kufi, i arrestonte dhe i vendoste mburoja pranë objekteve të rëndësishme që të mos bombardonte aviacioni i NATO-s, nuk mundëm t’i armatosnim menjëherë të gjithë ata.

Diaspora ka qenë furnizuesi kryesor i radhëve të UÇK-së me luftëtarë?

-Nga diaspora zbarkuan në Durrës, brenda dy javëve, 12 mijë vullnetarë nga të gjitha kontinentet e botës. Të tillë mobilizim e arrijnë me vështirësi edhe shtetet më te organizuara. Sikundër shihet, lufta në Kosovë vuri në provë karakterin e shqiptarit dhe rezultoi se geni ynë nuk ka ndryshuar, por që për fat të keq, politikanët që nxjerrim, na dalin me ADN të ndryshuar! Jo më kot thonë që mos prit heronj nga qeveritarët dhe politikanët. Vullnetarët e ardhur nga jashtë i priti dhe i organizoi Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nën drejtimin e Azem Sylës; i stërvitën dhe i organizuan djemtë- oficerë të Shqipërisë amë dhe i futën në operacionin “Shigjeta”, duke sulmuar nga vija: Mali i Shkëlzenit-Mali i Pashtrikut-Gryka e Morinës.

Po numri i të vrarëve në frontin e luftës?

-Gjatë të gjithë Luftës Çlirimtare të Kosovës, 28.11.1997 deri 20.06.1999 kemi pasur rreth 2.000 dëshmorë, 4.800 të plagosur, 600 prej të cilëve janë invalidë të luftës. Nga popullsia civile kemi pasur 10 mijë të plagosur, 12 mijë viktima, ku rreth 2.000 prej tyre ende të pa gjetur, dhe rreth 100 mijë trajtime me sëmundje të ndryshme të kryera nga mjekët e formacioneve të UÇK-së. Ndonëse ‘në hije’ në opinion e kërkim meritash, nuk duhet harruar roli i efektivit të Spitalit Ushtarak në Tiranë për luftën e Kosovës…

Çfarë kanë bërë konkretisht mjekët e punonjësit e Spitalit Ushtarak të Tiranës për luftën e UÇK-së?

-Më lejoni të shpreh mirënjohjen më të madhe për gjithë kolektivin mjekësor të Spitalit Ushtarak të Tiranës, i cili ka kryer 1800 ndërhyrje kirurgjikale ndaj popullsisë së ardhur nga Kosova, prej të cilave 435 ishin për luftëtarët e UÇK-së, ku, nga të gjithë këta vetëm  1 person ka dalë i vdekur nga ai spital. Afërsisht të tilla janë edhe shifrat e operacioneve të kryera nga spitalet fushore të UÇK -së . Rreth 80 % e  të plagosurve janë rikthyer përsëri në front.

Për tu përmendur është ndihma e Brigadës së Helikopterëve të Farkës , e cila ka kryer rreth 300 orë fluturime në interes të UÇK -së dhe luftës së sajë. Madje, në një rast, kur nuk po na jepej ndihmë nga NATO për municione, të cilën ua kërkonim disa herë ditën, unë i telefonova në shtëpi, në mes të natës, komandantit të Brigadës së Helikopterëve, në Farkë, kolonel Beqir Barxhës, me të cilin jam njohur qysh në Shkollën “Skëndërbej”. Pasi i tregova se ku ndodhesha, i qava hallin, duke i kërkuar mundësinë e dërgimit të një ose më shumë helikopterëve me municione këmbësorie, mundësisht sa më shumë.

Cili qe reagimi i tij?

-Ai më premtoi se do të mblidhte të nesërmen gjithë pilotët dhe do të kërkonte prej tyre daljen vullnetarë, ku  “i pari do të jem unë”, më tha, “një herë vdes njeriu, le të vdesim për atdheun!”. Dhe kështu veproi, duke më marrë në telefon se ishin mbi 6 pilotë që pranonin të sakrifikonin. Ia raportuan këtë gjë edhe komandantit të Forcave Ajrore, gjeneral Perlat Sula. Edhe ai ishte plotësisht dakord, por ministri nuk ua kish miratuar një veprim të tillë.

Serbët, në luftë e në ikje, i vunë zjarrin Kosovës… Cilat ishin pasojat?

-Kosovës i janë djegur rreth 200 mijë shtëpi e objekte social-kulturore, i janë vrarë ose i janë rrëmbyer pothuajse gjithë blegtoria e saj, janë shkatërruar dhe djegur 400 fshatra, i është vjedhur mobilimi shtëpiak i 50% të popullsisë fshatare të pa djegur si dhe u shkrumbuan tërësisht  dy qytete të vogla , Malisheva dhe Deçani.

Sa viktima patën serbët në këtë luftë dhe arsenali luftarak që ra në duart e UÇK-së?

-Armiku ka lënë të vrarë rreth 6.000 ushtarë, policë, paramilitarë e bashkëpunëtorë të tjerë, i janë asgjësuar 105 tanke e mjete të tjera ushtarake, i janë kapur rreth 3.000 mina kundërtanke, mbi 1.000 armë të ndryshme dhe me dhjetëra tonelata municione e materiale të tjera, shumica e tyre shkaktuar nga aviacioni i NATO-s. Si hakmarrje, Serbia mori peng e burgosi rreth 7 mijë shqiptarë, të cilët i liroi pas 3 vjetësh, ku për Ukshin Hotin ende nuk dihet fati i tij.

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e kolonel Dilaver Goxhajt: Kush ishin oficerët vullnetarë nga Shqipëria që drejtuan reparte e njësi luftarake gjatë luftës së UÇK-s kundër pushtuesve serbë.

-Kush nga politikanët shqiptar i mbështeti vullnetarët nga Shqipëria dhe kush i shpërfilli apo dhe i ironizoi ata.

-Qëndrimi dhe roli pasiv i Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit e mbështetësve të tyre që nga dalja në dritë, lufta kundër ushtrisë serbe dhe në fitoren e lirisë.

 

Nga Kujtim Boriçi September 2, 2013 13:07
Komento

20 Komente

  1. Gramoz September 2, 16:07

    nder per ju z dilaver na beni krenare per aktin tuaj sublim

    Reply to this comment
  2. Realisti September 2, 17:46

    Dilaveri dhe koleget e tij nga Shqiperia qe shkuan vullnetare ne UCK, treguan realisht pergjegjesine qytetare qe duhet te kishte cdo shqiptar ne situata te tilla, edhe pse drejtuesit e shtetit heshten… Nder e lavdi per ata ushtarake qe rane ne radhet e UCK-se per clirimin e Kosoves. Ndersa te tjeret, qe sot jane ne jeten e tyre ne Shqiperi apo ne emigracion, minimalisht duhet te nderohene vleresohen nga shteti shqiptar dhe qeveria e Kosoves… Me sa di, ata jane harruar krejtesisht dhe permenden vetem per demogogji…

    Reply to this comment
  3. katarakti September 2, 20:05

    Persa te mos ngarkohet tani Dilaver Goxhaj te riformoje ushtrine shqiptare?!

    Reply to this comment
  4. antisala September 2, 20:21

    Po ku linte ne ushtri Sali Berisha ushtaraket e afte dhe kurajoz mo ‘Katarakt’ Mjafton te ngrijhe dy gishtat lart, te merrje tesere PD-je, e futeshe ne ushtri direkt ne Ministrine e Mbrojtjes, pa cka se nuk kishe shkolla ushtarake e Akademi…. E nxiu ushtrine ajo qeverisje, e ropi, e vodhi, i shiti pronat, e mbi te gjitha, ‘perdhunoi’ ushtaraket e afte e i nxorri ne lirim…

    Reply to this comment
  5. Zbuluesi i uçk September 2, 21:16

    Gramoz,realisti,katarakt dhe antisala! Jini bij te mirë te këtij vendi perderisa simpatia juaj jane ushtaraket patriotë të kêtij vendi. Nderime!

    Reply to this comment
  6. Mali i gjeshnikoshit September 2, 21:30

    Ne pllajat dhe léndinat e mija eshte rritur ky bir patriot i golëmit. Ne pllajat dhe léndinat e mija mesoi te doje lirine e shqiptareve. Me qumshtin e kopeve te mija e ushqeva dilaverin dhe qumshtin e kam prej trëndeline ndaj djemte e mij dalin te paster si kristali dhe idealiste te medhenj te shqiptarizmit. Me qumshtin tim e te pllajave te mija ushqeva xheladin karadakun prandaj ai luftoi dhe vdiq si trim i rralle. Kush do te pije nga qumshti im le te vije,e pres krahehapur por vetem me kushtin te doje shqiperine dhe te mos shpifë kunder heronjve si dilaveri dhe shokët e tij…

    Reply to this comment
  7. lumo September 2, 21:46

    A eshte vleresuar ky Dilaver Goxhaj nga shteti shqiptar per kontributin e madh qe ka dhene ne radhet e UCK-se? Me se merret ai tani. Shqiperia ka nevoje per keta trima dhe te ditur. Eshte momenti qe tu besojme me shume atyre. Nder dhe respekt z. Goxhaj.

    Reply to this comment
  8. lumi September 2, 22:10

    Me sa di, eshte ne lirim (ne kohen e Sales se Pare, ne kohen e Nanos dhe ne kohen e Sales se Dyte), i pa pune…. Dhe jo vetem ky… Besoj te gjithe ata qe shkuan vullnetarisht ne UCK e luftuan per lirine e Kosoves, rrugeve do te jene…..

    Reply to this comment
  9. beni September 3, 00:33

    me te verte shume interesante ky cikel artikujsh. Jane shume fakte (edhe pse jetojme ne kohen e informacionit dixhital) qe nuk i dija. Me te vertet na mbushet zemra tek kuptoj qe shqiptaret ishen te gjithe bashke tok. Jete te gjate zotit. Dilaver dhe shokeve te tjere e bashkeluftetare te tij.

    Por nuk me rrihet pa thene dhe nje gje te fundit (qe edhe u permend ne artikull ‘politikanet e kane ADN te prishur’ ) shpresoj qe ne artikujt e ardheshem te dalin me emer e mbiemer kush ishen ata pusht-pushtetaresh e tradhetaresh qe nuk e perkrahen luften e drejte te UCK. E te dalin me emer e mbiemer ata te tjere qe nuk i kuryen ndihmat per kete lufte. Jo per gje tjeter pervecese te dijme kujt ti japim doren neser pasneser e ke te perbuzim me indiference!

    Uroj dhe nje gje te fundit qe politika ne te dyja anet e kufirit (i cili mund te egzitoj si koncept, por duhet te jete komplet fiktiv) qe te behet bashkimi kulturor e tregare e shpirteror per shqiptaret e te dyja aneve.

    Nje kujtese te fundit dy kryeministrave shqiptare (E. Rame e H.Thacit) qe nuk duhet te harrojne vellezrit shqiptare ne Maqedoni, Mal te zi, Presheve, Mdevegje e Bujanovc dhe kudoqe ndodhen ne te 4 anet e globit. Mendoj qe kombi shqiptare si paqedashes dhe liridashes qe eshte mund ti ofroje shume rajonit te ballkanit dhe europes. Akoma nuk e kane kuptuar se c’komb i mrekullueshem jemi.

    Reply to this comment
  10. beni September 3, 08:38

    Lavdi ushtarakeve tane qe luftuan ne Kosove, ketyre heronjeve trima qe vullnetarisht luftuan, u vrane e u gjakosen per trojet ametare! Oficeret shqiptare treguan se shkollat tona ushtarake ishin universitete te verteta te luftes, dhe se geni i shqiptareve nuk vdes kurre!

    Reply to this comment
  11. gjyshi September 3, 11:24

    Faleminderit, faleminderit, faleminderit….

    Reply to this comment
  12. gjyshi September 3, 11:25

    Harrova të shtoj se jam nga Kosova, njëkohësisht pjestar modest i UÇK-së.

    Reply to this comment
  13. Pellumb N Zaimi September 3, 11:51

    Përveç atyre qe permend “zbuluesi i uçk” të cilet i falenderoj ,paske dhe shume shoke te tjerë te idealeve te tua atdhetare o dilo! Kjo me gezon pa masë si shoku yt. Më cudit ky “beni” pozitiv sot . Dikush luan per keq me nick-un e tij,por ky i sotmi qënka shqiptar i vértete. Nderime “beni” i sotem bashkë me “lumo”, “lumi”,”mali i gjeshnikoshit” etj.Me duket se dikush nga keta kerkonte me çfare nderimesh te ka ‘gostitur” shteti ame! Me hiç zoteri i nderuar por ama qarku i gjirokastres i ka dhene titullin “qytetar nderi” te cilin dilua nuk e thoshte ne cv e tij fillestare. Nga shteti ka pasur vetem titullin “qytetar i harruar”. Por ju te dashur e dini ç’palo shtet antihero kemi pasur te pakten deri tani?!. Dilo i dashur! Mos harro per neser trimin tiranas,bashkeluftetarin tend adem shehu,sidomos rastin kur nuk kishte celular te lidhej me shtabin e uçk dhe nderhyrjen e ramush haradinajt… Mire tha gazetari i epopeve kujtim boriçi-njihet shume pak lufta e uçk ketu tek ne… Dhe kujtimi eshte sensor me ndjeshmëri te lartë per keto gjera… Po per aksionet ne luginen e presheves a ke ndonje plan rrefimi. Ato jane pjeset me mbreselënese te librit te polovines sidomos ne pjesen ku flitet per vrasjen e pabese te atij liderit preshevas(s’me kujtohet emri) nga ….(e dini vete ju). Perqafime!

    Reply to this comment
    • beni September 3, 13:04

      Ju falenderoj per konsideraten. Por te them te drejten ky ehste nje nga pak komentet e mia. Pastaj mendoj qe emri “Beni” ne shqiperi eshte emer shume i perhapuar. Kshuqe mund te kete komente te tjera me kete nick, por qe nuk eshte i imi.

      Une per veten time isha cilimi gjate luftes te UCK-se. Por ama mbaj mend qe familja ime (ishem nje tufe e s’kishem lek per tu ushqyer per vete) gjithesesi, ka dhene kontributin e saj duke strehuar disa dite nje cift te ri me nje djale te vogel disamuajsh, ashtu sikurse dhe ndihma me rroba qe i conim tek qendra e grumbullimit (me sakte ishte tek shkolla e mesme e lagjes).

      Sa per ‘shqiptare i vertete’ te falenderoj edhe pse do te thoja qe jam thjeshte shqiptar. Shqiptare i cili po mundohet te krijoje nje te ardhe jashte atdheut (pasi ne atdhe mundesite per nje edukim, shkollim apo nje pune sipas profilit eshte shume e veshtire), por nese do me besonit une jam me parimin “guri i rende n evend te vet”. E pra i dashur zoteri une jam i ndergjegjshem qe vendi im eshte shqiperia dhe di te them qe mos nje dite apo nje tjeter do te rikthehem per te kotribuar ne vendin tim qe edhe shqiperia jone te perparoje dhe te zhvillohet.

      Me beso qe kur ne komentin e pare thashe qe:Europa akoma nuk e ka kuptuar se c’popull i mrekullueshem jemi, kete e kam nga eksperienca personale e emigrimit. Kur jeton ne vend tjeter aty njihen tamam karakteret e popujve. Ne, shqiptaret duhet te jemi krenare per rrenjet, traditat tona dhe keto, une nuk i kam hasur me asnje popull tjeter deri me tani.

      Aktualisht kam bere pothuajse gjysmen e jetes jashte shqiperise. Dikur mendoja qe me kalimin e kohes malli ne nje fare menyre do te shuhej. POr qenka e kunderta, shtohet gjithmone e me teper.
      Nje perqafim te gjithe vellezerve e motrave shqiptare kudo qe jane, uroj qe te gjithe nje dite te kthehemi ne memedhe e ta ndertojme e ta zhvillojme sa me shume.

      Reply to this comment
      • Diana September 3, 17:16

        Edhe une jam nje emigrante qe prej 10 vjetesh jetoj ne emigrim. Me besoni per ne shqipetaret nuk eshte e lehte. Shikoj indiane,aziatike,polake,ruse,(shume pak shume pak gjerman apo franceze e te mos flas fare per austriake a zvicerian)eastern europe nuk kane asnje problem . ne shqipetareve mendja andej nga toka meme na rri. Une nje dite do te kthehem e kam te pamundur te ambjentohem e paimagjinueshme te varrosem ne dhe te huaj…atje ku me ka rene koka dua te prehem….
        Beni, eshte e vertete raca shqipetare eshte vitale eshte e perzgjedhura e tokes…..shikoj mentalitetin e amerikanit te mesem ku e ku me te tonin …botekuptimi per jeten,respektin per familjen per mikun shokun respektin per vetveten eshte zero krahasuar me ne shqipetaret.
        u madhengjeva shume nga ky artikull dhe raca shqipetare eshte kudo neper bote ,ndihmon kontribon dhe kurre nuk do te zhduket .
        Sa per qeverite dhe politikanet do ti ndaja ne dy grupe tradhetare dhe atdhetare. Per fatin tone te keq per 22 vjet na udhehoqi ose me mire me thene na denigroi dhe diktoi nje tradhetar ,spiun ,krimineldhe armik i betuar i kombit shqipetar me emrin dhe ftyren me te urryer SALI RAME BERISHA. Sa per pritjen e mrekudhueshme qe populli yne i beri vllezerve kosovare nje merite te padiskutueshme ka dhe qeveria Majko. Pandeli Majko ka nje kontribut te padiskutueshem per ate cka beri per shqipetaret e kosoveper akomodimin e tyre. Ju se keni idene se sa me mungon vendi im…..

        Reply to this comment
    • polici September 3, 13:44

      Po si eshte e mundur qe njerezit e pa cipe dhe te pa skrupuj, te pa dinjitet por edhe shume injorante ne fushat e tyre dhe me gjere, te jene te preferuar neper mediat tona….kjo tregon se neve ose jemi shume te lidhur me krimin e gjithfare lloi ngjyrave ose jemi nje popull qe i bejme yzmet kaosit…..kjo sepse nuk shpegohet ndryshe preferancat qe keni ju te dy oficerat nga me te dobtit por edhe nga me hajdutet dhe nga me te lidhurit me krimin, tju jepe kjo hapesire mediatike……a ju vjen pak turp juve por edhe familjareve tuaj qe u keni ngritur nje jete luksoze me gjakun e ushatreve shqiptare dhe me shume me gjakun dhe djersen e kosovareve te ndershem…….

      Reply to this comment
  14. Pellumb N Zaimi September 3, 14:09

    I dashur “beni” Tani po ju them pérsëri qe ne çdo rresht te komentit tuaj te fundit vjen vetem aroma e shqiptarit te vertete. Vetem shqiptaret e vertete thone fjale te verteta. Dhe ju te tilla i kini te gjitha. Perqafime!

    Reply to this comment
  15. Zbuluesi i uçk. S.0.S! September 3, 14:24

    Z. Dilaver e pellumb! Po fillojne provokatoret ! Ju lutem,mos ju pergjigjni komenteve te tyre. Po interceptojme burimin e komenteve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim