Biseda me kryeministrin Rama, ja heq të papunit ankthin si me dorë

October 4, 2016 19:44

Biseda me kryeministrin Rama, ja heq të papunit ankthin si me dorë

Duhej një kontakt i drejtpëdrejtë dhe një bisedë e shkurtër me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në fshatin Vrug i Epërm të komunës Mysybetas, që 35 vjeçarit Ermal Tatëpjeta ta ndjente se po i kthehej shpirti në vend.

Gojët e Liga mësojnë se një psherëtimë lehtësimi i doli nga gjoksi babait të dy fëmijëve, teksa kryeministri po theksonte se ekonomia e vendit ishte e fortë dhe rritja e parametrave bazë të performancës financiare ishte dëshmi e politikave të drejta të qeverisë.

Në fund të fjalës së Ramës, Tatëpjeta ishte totalisht i bindur se ditë më të mira paskëtaj vijnë.

“Me thënë të drejtën”, – deklaroi më pas 35 vjeçari, – “kisha njëfarë ankthi kur kryeministri filloi të fliste. Kohët e fundit gjërat nuk më kanë shkuar mirë dhe mendoja me vete, se nëse zoti Rama do përmendte shprehje si kreditë e këqija, pakënaqësia e publikut, rënie në reçesion etj, atëherë nuk do kisha më shpresë. Por kur ai zuri në gojë shprehjet ‘bota e qytetëruar’, ‘grupin e kombeve ku meritojmë të jemi’ etj, përzierja e sikletshme që kisha në stomak, më iku si me magji”.

Tatëpjeta, që donte ta pyeste Ramën edhe për ligjin e ri të mbetjeve dhe hidrocentralet në Valbonë, e kuptoi se nuk duhej t’i binte të mirës me shkelm.

I papuni që është gjashtë muaj prapa me shlyerjen e një kredie për shtëpinë, pohoi sinqerisht se ishte togfjalëshi mrekullibërës “Mijëra kilometra rrugë të shtruara dhe qendrat urbane të ndryshuara”, ai që ja ndryshoi humorin.

“Unë e pyeta sesi mund të gjej një punë. Kapakun gjendjes sime emocionale ja vuri konfirmimi i Edit se punësimi në vend është rritur, dhe se fluksi i eksporteve reflekton rritjen e GDP-së për frymë, e cila është arritur duke e mbajtur të pandryshuar normën e interesit”, tha familjari i ri, bashkëshortja e të cilit është gjithashtu e papunë.

Për Ermal Tatëpjetën, dyshimet se gjendja e tij ishte e pashpresë u fshinë si me dorë, sa më shumë që kryeministri fliste duke patur në sfond vizatimin e një kodre të mbushur me ullinj.

“Në qoftë se ky vend do të kishte ndonjë hall, Edi nuk do ta lejonte atë pikturë prapa tij. Pastaj, kur nisi të flasë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, u rehatova përfundimisht”, tha Ermal Tatëpjeta, që ato çaste nuk e mendonte më shumën prej dhjetë mijë eurosh që i duhej për operacionin e së jëmës.

“Shyqyr o zot, e hoqa këtë merak”, përfundoi Tatëpjeta.

 

***

Shënim: Gojët e Liga (s)është rubrikë satirike

October 4, 2016 19:44
Komento

5 Komente

  1. AM October 5, 15:12

    Po pse mo, Kryeministri duhet t’u gjeje pune njerezve?!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonja October 14, 20:05

      Ke ngateruar emrin e Komunes mor dreq !
      Nuk u bet njehere njerez serioz ju ketu . Lat nam

      Ky takim qe beri Edushka nuk ishte ne komunen Mysybetas ,
      po ishte ne komunen e Dropullit , ne Qipidhas lol

      Reply to this comment
  2. PM October 5, 18:17

    Jo mo, kryeministri nuk u gjen pune njerezve, por u krijon hapesira te gjejne pune, permes menyres se si qeveris. Kur kryeministri para se te behet kryeminister premton se do hape 300 mije vende te reja pune, domethene se e ka mudnesine dhe aftesine ta beje, apo jo? perndryshe, pse i premton, per te marre pushtetin te cilit i mban ison ti?
    Jo mo, kryeministri nuk fut njeri ne pune, por te pakten nuk duhet t’u heqe mundesine e punes atyre qe e kane pasur. Prishi streha e lokale, kthina e banaqe dhe i nxorri njerezit ne rruge te madhe. Ndersa tani pas tre vjetesh i legalizon serish, dhe keshtu do beje tjetri pas tij. Kryeministri shkaterron bizneset e vogla dhe dhjamos te medhate; prish kasollen pa para dhe paguan me miliona euro pallatet pa leje; akuzon Berishen se mbyti Valbonen me HECE dhe per vete jep po aty edhe 7 leje te tjera.
    Jo mo, kryeministri nuk te jep pune, edhe pse te ka premtuar. Por te heq nga puna dhe fut te tjere me konkurse fallco. Dhe te can dhe trapin, gjasme po ben shtet. Eshte merita e “300 mije vende te punes” te tijat qe keto tre vite u realizua eksodi i dyte shqiptar. Degjon mo?

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 7, 14:05

    Rama ne fakt po perqafon shokun e tij.Tani gjatoshi ka filluar ti marri detyren shokut qe e perkledh.

    Reply to this comment
  4. Veterani i luftes October 12, 17:42

    Punët me penis e vagina që hapi Rilindja (ripjellja) në Shqipëri
    https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
    Çfarë të shokon në fenomenin Shukriu është konfidenca deri në rutinë gjatë abuzimit seksual me detyrën, element ky që ndriçon faktin e dhimbshëm se rasti Shukriu jo vetëm që s’është aksidental, por mëse i konsoliduar (e madje i trainuar) në administratën shtetërore shqiptare. Por jo vetëm kaq, imagjinoni kur e bëri Shukriu në një zonë të prapambetur e konservatore si Dibra, po në Tiranë çfarë ndodh?!

    Çdo kush sot e di se mund të përgjohet e xhirohet nga celularët, natyrisht edhe Shukriu e dinte, e megjithatë ai veproi jo vetëm i “pakujdesshëm” në këtë aspekt, por edhe fare moskokëçarës – syri tërt s’i bënte Shukriut. Pse? – shtohet pyetja. Pse kaq “trim” Shukriu, pse kaq i bindur se s’do i hynte gjëmb në këmbë? Kush e mbronte Shukriun? Kush ja siguronte/garantonte qetësinë deri në marrëzi?

    Përgjigja është e thjesht – dikush atje lart e garanton Shukriun, jo dyshime për këtë. Shukriu është pjese e “sistemit” me “tutor e mish të bardhë”, e sistemit që “jep e merr” çdo gjë nën-dorë, nga paratë e pista tek seksi i tillë.
    Edhe Shukriu për vete paguan dikë atje lart, siç ka paguar edhe para se të marrë detyrën shtetërore. Njëlloj si ajo femra fatkeqe e videos që paguajti me seks punën që i ofroi Shukriu. Deri tani ne kemi parë vetëm Shukriun tutor, por njëkohësisht ai është edhe prostitutë për dikë atje lart…, ndoshta për Metën, bajrakatarin e sotëm të Dibrës. Shukriun e “shkretë” e morri në qafë morali që predikon “bajraktari”…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*