Bisedat erotike, deputetja: Kam pranuar 3­4 oferta shantazhuese

March 31, 2016 22:50

Bisedat erotike, deputetja: Kam pranuar 3­4 oferta shantazhuese

Deputetja Ermira Mehmeti, ka folur sot në mbrëmje në një lidhje direkte telefonike lidhur me publikimin e një videoje audio, në të cilën pretendohet se dëgjohet zëri i saj në biseda erotike me zv/kryeministrin në Maqedoni, Musa Xhaferi.

Sipas saj, audio është thjesht një montazh, teksa tha se ajo vetë është në dijeni të emrave dhe fotot e vajzave dhe personave të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e kësaj videoje.

Qëllimi i vetëm i publikimit është denigrimi i figurës së një politikaneje shqiptare që i ka rezistuar problemeve dhe grindjeve politike, – tha Mehmeti në intervistë me drejtuesin e emisionit Opinion Blendi Fevziu.

Përgjimi i një bisede është apo jo i vërtetë, është i zhvilluar nga ju?

Mehmeti: Unë them se ajo bisedë është një montazh i prodhuar në laboratoret e nëntokës për të më shantazhuar politikisht dhe financiarisht. Kam pranuar 3­4 oferta shantazhuese dhe s’ka asnjë qëllim tjetër përpos të më diskretitojë si një femër, politkane një brezi politikanësh të shkolluar që përfaqëson shqiptarët për të cilët ishte krijuar bindje se janë të pashkolluar.

Tërësisht apo ka elementë të montuar?

Nuk dua të bëj rolin e prokurorit këtu, kam bërë një denoncim që ata të bëjnë punën e tyre. S’mund ta mohoj që diku aty paraqitet dhe zëri im, por po them se video është prodhuar në laboratoret e nëntokës për të më diskretituar mua dhe për faktin që kam mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë, të partisë që jam pjesë por për fat të keq edhe të personit me të cilin më kanë nxjerrë në audio.

Midis jush nuk ka pasur asnjë komunikim diçka më shumë se sa miqësor?

Të gjitha kualifikimet janë objekte interpretimesh, s’mendoj se kjo është tema e bisedës. Problemi dhe esenca është me çfarë plumbash goditen politikanët shqiptarë në Maqedoni me vjen keq për rivalët politikë që ranë në këtë grackë.

Pse ju reaguat me vonesë?

S’mendoj se kam reaguar me vonesë se ajo ca është kërkuar nga unë është që ta denoncoj rastin e kjo është ajo që kam bërë. Unë s’mund të bëhem kurban i sensacioneve dhe ekzaltimit mediatik. Kjo është një tronditje e madhe për mua dhe veçanërisht e familjes sime. S’ka dy vite kur edhe atëherë isha pjesë e një videoje të montuar…jam në një gjendje jo të lehtë dhe emotive.Pse vazhdimisht goditet personaliteti im? Jam e vetmja që jam objekt e këtij lloj trajtimesh?

4Dyshoni që në këtë inskenim ka dorë partia juaj apo autoritetet maqedonase?

Jam e bindur që këto lloj montimesh janë asgjë e re për shoqërinë shqiptare që jeton në trevat e ish­-Jugosllavisë, luftën politike e bëjnë me shërbimet e shtetit. Shteti bën ç’të dojë me fatet tona.

Ka BDI dorë në këtë çështje?

E përjashtoj atë skenar. Kam qenë e shantazhuar që nga janari i vitit 2016. Ka ardhur pikërisht nga personi që i pari ka publikuar ato video montazh, pastaj nga figura kontroverse më ka dërguar mesazhe përmes personave që unë i njoh në Shkup, dhe në fund ndodhi kjo që ndodhi. Mendoj se skenari është i qartë, targeti ka qenë denigrimi i një personaliteti publik që ka arritur të mbijetojë në një skemë shumë problematike në Maqedoni.

Dini edhe emrat e personave që janë përfshirë në audio?

Edhe emrat dhe fotot, por duke qenë një person korrekt do përmbahem dhe s’do ja shkatërroj jetën atyre që kanë dashur të më shkatërrojnë jetën mua këto ditë.

Hetimet?

Së shpejti mund të priten rezultate.

 

March 31, 2016 22:50
Komento

4 Komente

  1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku March 31, 23:01

    Ermira moj vajze ,po do dalin dhe video te tjera moj lanete mbasandaj çka do thuash??
    Ma e mira ishte te thuje te verteten qi Musa Bolemadhi ishte qefli i modh dhe ishte i turbullu nga bukuria jote dhe nuk i intresonte fare se shqiptaret i vriste dhe i poshtronte maqedonsi.
    Jo Ermira e ke gabim.
    Ti dhe Musa e keni hunb te drejten morale me perfaqsu shqiptaret autokton te Maqedonis.Nuk ishit ne gjendje me mbrojt jeten tuaj private por keni bo si adoleshenta te hardallosun dhe jeni te dy politikan te shantazhueshem.
    Jepni dorheqjen dhe shkoni knaquni derisa tju dali per hunesh.Nu jeni as te paret dhe as te funit.

    Reply to this comment
  2. MikMiku April 1, 08:57

    Moj katarina ca ke me gocen. lene moj te boj QEJF oooooo àaaaaaaaaa uuuuuuuu. Ajo ate senin nuk e ka vetem me bo shurren???

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 1, 09:56

    ERMIRA MEHMETI E BDI-SE SI LIKE FLORIRI I LSI-SE

    Kur i kapin me ze dhe figure me presh ne duar thone dhe deklarojne:

    JANE MONTIME NGA ARMIKU

    por:

    KUSH ESHTE ARMIKU?

    se nga keto qe degjojme dhe shikojme ARMIKU eshte PENISI i Don Juanit te BDI-se Musa Xhaferi qe nuk di ta mbaje hallatin e tij brenda brekeve sic e kerkon edhe detyra e pushtetarit te larte.

    Reply to this comment
  4. korçari April 1, 10:17

    Nje nga shantazhet qe keni pranuar eshte dhe mosvotimi i Rezolutes per Kosoven(jutifikimi :iken avioni) dhe se fundmi kur pranon shantazhet nuk mund te kryesh detyren per te cilen je votuar dhe pastaj kalon ne sabotim ose ne tradheti…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*