Bisedë me Pettifer dhe Vickers

October 25, 2019 09:15

Bisedë me Pettifer dhe Vickers

Nga Xhevdet Shehu

 

Dje ishin në Tiranë dy historianët e mirënjohur anglezë, Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Pettifer dhe kolegia e tij Miranda Vickers. Hynë nga Konispoli në Shqipëri, përshkuan bregdetin dhe pas Tiranës udhëtuan drejt Shkodrës, për të përfunduar në Prishtinë në ditët e ardhshme. Zakonisht ata vijnë çdo vit në Tiranë,më saktë bëjnë një tur ballkanik ku vëmendjen kryesore ua kushtojnë shqiptarëve në të gjitha hapësirat ku ata jetojnë.

Prej tridhjetë vjetësh ata shkruajnë dhe flasin për çështjen shqiptare dhe nuk e fshehin asnjëherë simpatinë ndaj popullit tonë. Për këtë flasin librat e shumtë të tyre. Janë të parët ata që kanë artikuluar shprehjen se pa u zgjidhur çështja shqiptare, Ballkani nuk do të jetë i qetë.

Si njohës të shkëlqyer të problemeve ballkanike, ata i njohin shumë mirë edhe problemet aktuale që shqetësojnë rajonin.
Në takimin që pata lënë dje paradite me ta në Hotel Tirana ishte i pranishëm edhe Prof. Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe një mik e koleg i vjetër me historianët anglezë. Biseda e djeshme për rreth një orë e gjysmë me ta ishte e fokusuar tërësisht në aktualitetin shqiptar.

Me vete kisha gazetën DITA ku ata kanë dhënë herë pas here intervistat dhe opinionet e tyre. U tërhoqi vëmendjen titulli për Remzi Hoxhën. Pas shpjegimeve të mia, Miranda thotë:

-Unë ua kam pohuar edhe më parë mendimin tim për qeverisjen e Berishës. Është një nga zhgënjimet më të mëdha që pësuan shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Kur menduan se prekën demokracinë e ëndërruar, ata ranë nën një diktaturë të re. Unë besoj se ngjarjet e tmerrshme që tronditën Shqipërinë në vitet 1997 -98, ishin me origjinë nga diktatura presidenciale e Berishës gjatë administratës së tij të parë dhe përpjekjet e tij për të injoruar votën popullore në vitin 1996 dhe për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Kjo është arsyeja e vërtetë që Shqipëria u zhyt në kaos dhe anarki në vitin 1997 – rënia e skemave piramidale ishte vetëm katalizatori që shkaktoi kryengritjen e armatosur. Vrasja e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998 nuk ishte e rastësishme… Ne mendojmë se ajo çështje duhet rihapur e rigjykuar denjësisht. Vrasja shkaktoi dhe një grusht shteti që fatmirësisht mbeti në tentativë. Të vërtetat duhet të dalin, sado me vonesë.

Ndërhyn Xhejms Pettifer:

– Tek libri ynë “Çështja shqiptare – Riformësimi i Ballkanit” e kemi cekur dhe trajtuar gjerësisht këtë çështje. Në 2007 kur u botua ky libër Berisha ishte në pushtet, kryeministër i vendit. Ishte 10-vjetori i ngjarjeve të dhimbshme të atij viti dhe unë i kam parë me sy të gjitha ngjarjet, i kam përjetuar me shumë dhimbje. Shqiptarët nuk e meritonin atë tragjedi. Dhe ne i thamë ca të vërteta të hidhura që Berisha nuk na i ka falur kurrë. Kur ishte president i vendit në gjysmën e parë të viteve 90, ka punuar kundër UÇK-së. Ky ishte një akt antikombëtar. Ka punuar kundër legjendës së qëndresës kosovare Adem Jashari dhe të tjerëve të UÇK-së, Thaçi, Haradinaj, apo Akif Zejnullahu e Zahir Pajaziti. Ka prova për këto. Në këtë kontekst edhe ato që ka dëshmuar Izet Haxhia duhen marrë seriozisht në konsideratë nga organet e reja të drejtësisë shqiptare që po ngrihen.

Më tej Xhejmsi kalon tek aktualiteti politik shqiptar.

-Edhe aktualisht opozita vazhdon të jetë nën tutelën e Berishës dhe ka kryer dy lëvizje gafa: E para kur dorëzoi mandatet dhe pastaj me mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore. Nuk e di se sa kanë reflektuar, por mungesa e opozitës reale është problem. Edi Rama ka akuza në punën e tij si kryeministër i vendit, akuza se është i korruptuar dhe nuk ka ndërtuar një administratë efikase, akuza se është arrogant etj, por përballë tij nuk ka opozitë. Politika shqiptare ka nevojë për liderë të rinj, me një vizion të ri dhe sidomos pa mëkate nga e kaluara.
U them miqve anglezë se në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë ka pasur shumë debate në se ishte e drejtë apo jo lufta që bënë shqiptarët. Madje ka përpjekje të hapura për rehabilitimin e kolaboracionistëve…

Miranda Vickers thotë:

– E dimë që Qeveria e zotit Rama nderoi kryetarin e Ballit Kombëtar me ceremoni shtetërore. E rëndë për ata që e njohin të vërtetën historike. Një nga figurat më të rëndësishme të cilit ne i referohemi shpesh për atë periudhë është Reginald Hibbert. Dhe ai i ka dokumentuar në librin e tij ngjarjet e Luftës Antifashiste në Shqipëri. Unë e kam shkruar qartë në librin tim “Shqiptarët, një histori moderne” se pak kohë pas formimit të LNÇ-së, nacionalistët më konservatorë antizogistë filluan të shqetësohen nga rritja e lëvizjes komuniste. Prandaj dhe vendosën të formojnë partinë e tyre të quajtur ‘Balli Kombëtar’ (anëtarët dhe përkrahësit e të cilit u bënë të njohur si ballistë), të udhëhequr nga Mithat Frashëri dhe Ali Këlcyra. Dalja në skenë e Ballit Kombëtar e ndërlikoi së tepërmi situatën në Shqipëri. Ndërsa po përshpejtohej rezistenca ndaj forcave pushtuese, u bënë edhe më të qarta dallimet midis LNÇ dhe ballistëve. Kur u pyetën nga komunistët se pse udhëheqësit e tyre që kishin marrë pjesë në Konferencën e Pezës nuk pranonin ta njihnin Frontin Nacional-Çlirimtar, ballistët u përgjigjën se nëse komunistët kishin shkuar në konferencë si parti, nacionalistët ishin ftuar si individë dhe jo si anëtarë të një organizate të njohur. Prandaj dhe BK nuk njihte as Konferencën dhe as LNÇ-në, të cilën ata e shihnin si një front vetëm për Partinë Komuniste. Ndërsa LNÇ përkrahte një luftë të armatosur me bazë të gjerë, pa marrë parasysh raprezaljet e Boshtit, ballistët favorizonin një sjellje më pasive, duke pëlqyer të ruanin forcat e tyre deri sa disfata e Boshtit të bëhej e dukshme dhe mandej të përpiqeshin të organizonin një kryengritje kombëtare. Përderisa udhëheqja e BK përfaqësonte rendin shoqëror të paraluftës, ata natyrshëm ishin të interesuar të mbronin interesat dhe privilegjet e bejlerëve çifligarë, së toku me pozitat e tyre shoqërore, ekonomike dhe politike. Prandaj dhe ballistët bashkëpunuan me pushtuesit dhe kjo është një njollë turpi e pashlyeshme për ta. Kolaboracionistët nuk mund të nderohen, as të marrin kurora lavdie dhe nuk mund të ngjiten kurrë në piedestalet e heronjve dhe atyre që duhen marrë shembull.

I pyes se është mjaft e përhapur edhe teza tjetër se ka pasur antifashizëm pa armë dhe pa uniformë. Sa qëndron kjo tezë në rastin e Shqipërisë?

– Tezë qesharake. Nuk mposhtej fashizmi pa armë.

Ndërkohë biseda vazhdon tek vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E pyes Mirandën se në një intervistë që kam bërë me të në vitin 2008, parashikoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të ndodhte 10 vjet më vonë, pra në 2018. Gabove, i them, nuk të doli parashikimi…

– Është e vërtetë, më përgjigjet. Kisha një dëshirë të madhe që shqiptarët të anëtarësoheshin sa më shpejt në BE. Mendova një periudhë 10-vjeçare, gabova nga dashamirësia. Shqiptarët janë njëlloj europianë si ne. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë shumë që të hyjnë negociata për anëtarësim. Ju e doni Europën, por edhe Europa nuk mund të imagjinohet pa Ballkanin. Historia juaj e lashtë dhe e re është e lidhur me atë të Europës. Besojmë se ky ishte një gabim, por jo i pandreqshëm.

Ndahem miqësisht me Prof. Pettiferin dhe Miranda Vickers-in, duke iu uruar udhëtim të mbarë në Kosovë dhe me premtimin për të bashkëbiseduar sërish.

 

October 25, 2019 09:15
Komento

10 Komente

  1. opinga October 25, 09:42

    Mè pèlqeu shumè intervista me miqtè anglezè, qè ju dua tè mirèn, ndaj mè duhet t’ju pèrsèris se : ” Duhani dèmton shèndetin, po aq sa Berisha ” !

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela October 25, 18:05

      DUHANI DËMTON SH…..
      E thënë aq qartë dhe konçiz sa që do ishte epitaf i shkëlqyer në varrin e Berishës.
      Në qoftë se do ketë varr, sigurisht, sepse ai meriton varrin në det, ku do ketë, ballë përballë viktimën e tijë; i cili ja çorri maskën antishqiptare sa qe gjallë, por edhe tani i vdekur, po ja sjell tek pragu shpagimin.
      Një bravo, dhe PËRSHËNDETJE MIQËSISHT!

      Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ October 25, 11:06

    Bravo e madhe dy miqve Anglez per korrektesine ne mendime.
    -Bravo gjithashtu gazetarit te madh-Mallakastriot Xh.Shehu ne D I T A.
    -E kush nuk e njehe Saliun e 1992,96,97,98,09,11,19..!
    -Vetem militantet qe kane perfituare para,prona,qe kane bere vrasje me urdherin e tij…e pasojne ate deri ne vdekje.Ndaj PD nen sundimin e tij nuk vjen kurre ne pushtet.Kjo eshte 100 % e sigurte.Ate nuk e them vetem une:
    -SHBA+BE ja bene te qarte Lulit qe ne 2017 ” Ose futu ne kuvend e zgjedhje ose PS do futet e vetme ne zgjedhje dhe ne zgjedhjet do ti njohim 100%..”! Dhe marrveshja Rana-Basha ..dihet tashme.
    -Por avazi Salist vazhdoi edhe ne 2019,ku me dashjen e tij e detyroi opoziten te leshoi mandatet dhe te braktisi zgjedhjet vendore,ngjarje e paprecedent ne bote.. duke ngelur me gishte ne goje.Dhe disa miop politik thone se e ka fain Rama..!
    -Rastesisht bisedoja me 2 Kuksian,njeri me mustaqe te varura deri ne mjeker.Banonin ne Tirane.Shanin Ramen per prishjet te unaza e Re.Doli qe edhe ata kishin ndertuar aty me lejen e Lulit,por pa legalizim.Dhe nuk bindeshin per fajsin e tyre e jo te qeverise qe kerkon te prishi akoma kioskat e Albert Brojkes se Saliut..Dhe fap Ju shmangen argumenteve si Saliu qe nuk do kurre dialog.
    2-Akuzonin Ramen per 4 vrasjet ne 21 janar 2011,pasi Rama sipas tyre kish qelluar nga dritarja e hotelit aty afer.Argumentit tim se..kishin ngaterruare Saliun me Ramen…u pergjigjen me fjalet..” ti qenke komunist..” dhe “puthador i Enverit..”
    -I permenda keto dy shembuj per te kuptuare se:
    1-Saliu 75 vjeç rri ne pushtet se e duan shume si keta militant te rrezikshem te kamur prej tij.
    2-Por SB nuk e lene te iki nga froni ata qe i vune pseudonimin “Bisturia “& “Penicilina”qe ne 1974.
    3-Miqt Anglez me te drejte citojne se S.Berisha duhet te braktiset nga PD.Po a ka kellqe Luli e Ko qe ta bejne kete..!? Jo..jo..100 here jo.
    4-Ndaj PS me E.Ramen e te tjere do qeverisin gjate.
    5-Ndaj gazeta D I T A me gazetaret e saj te mençem si V.MALAJ,A.DUKA,B.ISLAMI,S.TARIFA,etj,ta mprehi me mire “shpaten”ndaj Berishizmit si figure e fryme e diskredituare ne Shqiperi,Europe e Bote,qe po e mban peng vendin per 30 vite.Pa lene menjane edhe kritiken ndaj keq-qeverisjes se E.R.Sidomos per reabilitimin e M.Frasherit,te qendrimit ndaj LNÇL,etj.
    – Dhe gazeta D i t a te dergohet çdo dite tek lexuesi ane e kend Shqiperise,Ballkanit,Europes e Botes.
    -Nga mallakastrioti jo anonim.FlM.

    Reply to this comment
  3. s.g. October 25, 13:58

    Shqiptarët për dit sikur i humbin miqtë e tyre fajtorët dihen dhe kur dimë poziten ndër ma të dobtën në Europë që shqiptarët vazhdojnë të kenë prania e këtyre dy miqëve të vërtetë krijon rrespekt për ta dhe reflektim për shqiptarët që njëher e mirë ti marin fatet e tyre të nëpërëmbura keq por kishte qenë mirë që z.Shehu ta sillte te lexusit herë pas here edhe një njohës tjetër të situatave të shqiptarëve z. Viktor Majer nga landet gjermano folëse se intelektuaët e mirfilltë kombëtarë u menjanuan ose u përbuzen krejtë këto 30 vite

    Reply to this comment
  4. fteri October 25, 17:23

    Për shqiptarin ka shumë rëndësi besa ,në kuptimin që i përmbahen të vërtetave ,që kan ndodhur në shqipëri .Besa dhe miqësia është në karakterin e lashtë të shqiptarve ,duke i dëgjuar kshillat e dy dietarve anglez miq të shqipërisë ,pas 1990 tës e deri sot do të shërbajnë si shtyllat më të forta e të bukura të ndërtimit të demokracisë së vërtet në shqipëri dhe konsolidimit të shtetit ligjor,nëpër mjet ndëshkimit të krimeve të zeza gjat viteve 1997-98 të provokuara nga një njeri quhet Sali Berisha ,ai që dogji dhe i vu zjarr gjithë shqipërisë dhe ,që sot shetit i lirë.

    Shqetësimet reale e te sinqertë të miqve Anglez Xhejms-Pettifer-dhe-Miranda-Vickers kan karakter të gjithanshëm për demokracinë dhe ngritjen e shtetit të së drejtës në shqipëri si garanci kolektive shoqrore ,të kësaj lirie ,ata kërkojnë ndëshkum për Berishën etj…që të mos përsëriten cënohen e merren nëpër këmbë jeta ,liria ,nderi , pasuria , e morali i shqiptarve më.

    Pra këshilla e qëndrimi korrekt e ndëshkues përsëri tani në v. 2019,si ai atëherë në ngjarjet e zeza të v. 1996-98 e në vazhdim karakteri i këtyre dy miqve ,miq të mëdhej të nderit të moralit të halleve të shqiptarve nuk paska ndryshuar ,kjo është për tu përshëndetur kur shumë politikan shqiptar e ndrrojnë partitë dhe lëkurën si kurvat.

    Edhe njëher faleminderit Xhevdet Shehut për këtë intervistë të mrekullueshme të miqve tanë Anglez,por dhe Profesor Milos për pritjen e nderimin e miqve tanë të cilët duhet gjithmon ti ruajmë e respektojnë si ambasdor të shqiprisë në bot,që ruajnë parimet themelore të nderit e morelit të ngjarjeve në shqipëri,nëpërmjet librave që shkruajnë të vërtetën mbi ngjarjet në shqipri si një dramë e përgjakshme pa fund.

    Këta jan miq të besëes e solidaritetit dhe bashkëpuniomit me popullin shqiptar ,por dhe si aktivistë e veprimtar i qëndres vendimtare për demokracin dhe shtetin ligjor .Është mbreslënës ku dy miq të shqiopërisë i drejtohen prokurorisë dhe gjykatave ,por dhe parlamentit e qeverisë shqiptare të hapin dosjet e përgjakshme të vjedhjeve e vrasjeve ,të ndjekin penalisht kriminelin Sali Berisha për krimet e djegejn e shqipërisë , të v.1996-1997 dhe -98 -tës…

    Reply to this comment
  5. intelektuali October 25, 17:28

    Po mire gazetari i Nexhmijes po ju o gazeta e nerume DITA:

    “MAO-CE-DU-NI-STEN E DEGJENERUAR DHE DROGUAR ME SHTATE BURRA DHE DASHNORE MIRANCA WICKERS GJETET PER TE NA DHENE MENDJE

    per:

    LANC-in kriminal dhe jugosllav te Enverit qe vrau dhe masakroi pikerisht anglezet ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi aleati te papare ne histori?

    PO PSE ME KETA LUMPENE DO TE PASTROJE SHQYPNIA IMAZHIN E ENVERIT QE E MBAN TE GJALLE ME PIRAMIDEN E TIJ FAMEKEQE NE MES TE TIRANES?

    Reply to this comment
  6. fteri October 25, 17:36

    Për shqiptarin ka shumë rëndësi besa ,në kuptimin që i përmbahen të vërtetave ,që kan ndodhur në shqipëri .Besa dhe miqësia është në karakterin e lashtë të shqiptarve ,duke i dëgjuar kshillat e dy dietarve anglez miq të shqipërisë ,pas 1990 tës e deri sot do të shërbajnë si shtyllat më të forta e të bukura të ndërtimit të demokracisë së vërtet në shqipëri dhe konsolidimit të shtetit ligjor.

    Nëpërmjet ndëshkimit të krimeve të zeza gjat viteve 1997-98 të provokuara nga një njeri që quhet Sali Berisha ,ai që dogji dhe i vu zjarr gjithë shqipërisë dhe ,që sot shetit i lirë ,kjo është diskreminim e makabër ,për një shoqëri të kulturuar si shqipria..

    Shqetësimet reale e te sinqertë të miqve Anglez Xhejms-Pettifer-dhe-Miranda-Vickers kan karakter të gjithanshëm për demokracinë dhe ngritjen e shtetit të së drejtës në shqipëri,këshillat e tyre miqësore të vërteta , duhen të vlersohen e dëgjohen me respekt si garanci kolektive shoqrore ,të kësaj lirie ,ata kërkojn ndëshkim për Berishën etj…që të mos përsëriten cënohen e merren nëpër këmbë jeta ,liria ,nderi , pasuria , e morali i shqiptarve më në të ardhmen.

    Pra këshilla e qëndrimi korrekt e ndëshkues përsëri tani në v. 2019,si ai atëherë në ngjarjet e zeza të v. 1996-98 e në vazhdim karakteri i këtyre dy miqve ,miq të mëdhej të nderit të moralit të halleve të shqiptarve nuk paska ndryshuar ,kjo është për tu përshëndetur kur shumë politikan shqiptar e ndrrojnë partitë dhe lëkurën si kurvat.

    Edhe njëher faleminderit Xhevdet Shehut për këtë intervistë të mrekullueshme të miqve tanë Anglez,por dhe Profesor Milos për pritjen e nderimin e miqve tanë të cilët duhet gjithmon ti ruajmë e respektojnë si miq të sinqertë dhe ambasdor të shqiprisë në bot,miq që ruajnë të shjta të vërtetat ,parimet themelore të nderit e morelit të ngjarjeve që kan ndodhur në shqipëri tash 25 vjet demokraci ,nëpërmjet librave që shkruajnë gjithmon të vërtetën mbi ngjarjet e zeza në shqipri si një dramë e përgjakshme pa fund.

    Këta jan miq të besëes e solidaritetit dhe bashkëpuniomit me popullin shqiptar ,por dhe si aktivistë e veprimtar i qëndres vendimtare për demokracin dhe shtetin ligjor .Është mbreslënës ku dy miq të shqipërisë i drejtohen prokurorisë dhe gjykatave ,por dhe parlamentit e qeverisë shqiptare të hapin menjëher dosjet e përgjakshme të vjedhjeve e vrasjeve ,të ndjekin penalisht kriminelin Sali Berisha për krimet e djegejn e shqipërisë , të v.1996-97 dhe -98 -tës e në vazhdim duke vlersuar denancimet e Izet Haxhis….

    Reply to this comment
  7. Ylli October 25, 19:02

    Sikur po lexoja Miranda Spiropalin dhe James Ballen !!
    Traplleqet e gazetareve komuniste ne goje angleze ….mjaft se na peshtiroset me riperseritje bajate !!

    Reply to this comment
  8. Lili October 25, 19:24

    Erdhi me na thane g’i besojme nje spiuni angleze misioni i te cilit ishte coprtimi i shqiperise mes grekise e serbise sipas utdherave te churchillit?! Qe te bindemi se edhe sot ashtu dihet vepriar sipas Reginald it?!
    Pfffff!

    Reply to this comment
  9. genta October 25, 22:06

    Pasiqe jemi katandisur ne historian si Pettiferin dhe Miranda Vickers edhe kjo interviste e gazetarit Shehu eshte mase e pershtatur.Vet fakti qe keta historian citojne Izet Haxhine e te sojit si argumente te ngjarjeve te historise moderne te jep me kuptue sa kredible jane.
    Per argumentet tjera kundra Berishes si UCKja, “revolucioni i vonuar demokratik ” i 97se se Qoses, grushteshteti i deshtuar, kolaboracinalistet e L2B etj nuk ja vlen te flitet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim