Bisedime për armëpushim afatgjatë në Gazë

August 6, 2014 11:28

Bisedime për armëpushim afatgjatë në Gazë

Delegacionet izraelite dhe palestineze ndodhen në Kajro për bisedime, ndërkohë që një armëpushim 72 orësh në Rripin e Gazës vazhdon të zbatohet në ditën e dytë me radhë.

Diplomatët amerikanë dhe ata të OKB-së do t’i bashkohen bisedimeve për një armëpushim afatgjatë. Diskutimet gjithashtu pritet të trajtojnë çështjet themelore që çuan në sulmet katër javore izraelite në përgjigje të sulmeve të Hamasit me raketa.

Bisedimet nuk priten të jenë të lehta. Izraeli po kërkon që Rripi i Gazës të çmilitarizohet, ndërsa Hamasi këmbëngul që Izraeli dhe Egjipti t’i japin fund bllokadës së tyre të gjatë ndaj Gazës.

Banorët e Rripit të Gazës shfrytëzuan armëpushimin për të vizituar shtëpitë dhe dyqanet e tyre të shkatërruara, në kërkim të shpëtimi të asaj që ka mbetur nga pronat e tyre. Shumë lagje janë shndërruar në grumbujt gërmadhash.

Më shumë se 1.800 palestinezë u vranë gjatë muajit të fundit, kryesisht civilë. Gjashtëdhjetë e katër ushtarë izraelitë dhe tre civilë humbën jetën gjatë konflikit./ VOA

August 6, 2014 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*