Bisedimet e pabarabarta shqiptaro-greke

January 23, 2018 03:12

Bisedimet e pabarabarta shqiptaro-greke

Dr. Ledion Krisafi

Në politikën e jashtme fuqia relative e një shteti përcakton në një masë të madhe marrëdhëniet e tij veçanërisht me shtetet fqinje. Një shtet, fuqia ekonomike dhe ushtarake e të cilit është shumë më e vogël se e fqinjit të tij, vështirë se mund të arrijë marrëveshje dypalëshe që të jenë edhe në interesin e tij, për arsye se shteti fqinj që është ekonomikisht dhe ushtarakisht shumë më i fortë, e shfrytëzon këtë fuqi më të madhe relative për të çuar përpara interesat e tij dhe jo të fqinjit më të dobët.

Në një situatë të këtillë pak a shumë gjenden marrëdhëniet shqiptaro-greke qysh nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Nga të gjithë fqinjët kufitarë të Shqipërisë (Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi) Greqia është i vetmi shtet fuqia relative e të cilit (ekonomi+ushtri) është shumë më e madhe se e Shqipërisë. Për këtë arsye pozicioni i Shqipërisë kundrejt Greqisë në çështjet problematike ndërmjet të dy vendeve është një pozicion dobësie, në të cilin Shqipëria e ka të vështirë, në mos të pamundur të arrijë mbrojtjen e interesave të saj.

Pavarësisht krizës ekonomike dhe financiare tashmë 9 vjeçare të Greqisë, ekonomia greke e shprehur në vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto është shumë herë më e madhe se e Shqipërisë, ndërkohë që të ardhurat për frymë të popullsisë greke janë gjithashtu disa herë më të mëdha se të ardhurat për frymë të shqiptarëve.

Disbalanca ndërmjet dy vendeve shtrihet edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet greke dhe shqiptare në vendet përkatëse. Shqipëria ka pothuajse 5 herë më shumë importe nga Greqia se sa eksporte drejt Greqisë. Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë pas Italisë. Gjithashtu sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Greqia është investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me 25% të të gjithë investimeve të huaja në vend.

Përsa i përket pjesës ushtarake, disbalanca ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht dobësia e Shqipërisë kundrejt Greqisë, është gjithashtu shumë e madhe. Sipas rradhitjes nga Global Firepower Index 2017 Greqia është e 28-ta në botë për fuqinë ushtarake, ndërkohë që Shqipëria gjendet në vendin e 90-të. Nëse krahasimit i futemi pak më thellë në numrin e avionëve, tankëve, helikopterëve, mjeteve detare, etj., shohim se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka krahasim fare. Deklaratat e viteve të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, tregojnë se Greqia është plotësisht e ndërgjegjshme për fuqinë shumë më të madhe relative që ka kundrejt Shqipërisë dhe mund ta shfrytëzojë atë në marrëdhëniet dypalëshe.

Këtij pozicioni dobësie të madhe ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë kundrejt Greqisë i shtohet dhe fakti që Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian ndërsa Shqipëria synon të bëhet pjesë e BE-së, dhe synimi i Shqipërisë duhet domosdoshmërish të kalojë edhe nga një miratim grek. Çështja e emrit të Maqedonisë dhe reagimi grek ndaj saj shërbejnë fare mirë për të përshkruar këtë pikë.

Dobësitë e sipërpërmendura nuk shpjegojnë të gjithë politikën kokulur të Shqipërisë kundrejt Greqisë në 25 vitet e fundit, por janë një gur themelimi mbi të cilin mund të ngrihet shpjegimi.

Këto dobësi e bëjnë pothuajse të pamundur arritjen e një zgjidhjeje të çështjeve shqiptaro-greke që të jetë në interesin edhe të Shqipërisë, jo vetëm të Greqisë. Që zgjidhjet të jenë edhe në interesin e Shqipërisë, duhet që Shqipëria në rradhë të parë të kujdeset për përparimin ekonomik dhe rritjen e fuqisë ushtarake. Nuk mund të fitosh gjë kur je në pozicion të dobët.

Çështjet që po diskutohen kohët e fundit në takimet dypalëshe shumë të mediatizuara ndërmjet ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në thelb janë çështje që Greqia ka me Shqipërinë dhe jo çështje në interesin e të dy vendeve ose vetëm në interesin e Shqipërisë. Shqipëria nuk po kërkon të ndërtojë ndonjë varrezë ushtarësh në territorin grek, as nuk po kërkon të përfitojë ndonjë gjë më shumë nga marrëveshje për kufirin detar, as nuk po interesohet për të drejtat e ndonjë minoriteti shqiptar në Greqi, as nuk po shqetësohet se si trajtohet, nëse i jepet nënshtetësi ndonjë shtetasi shqiptar që mund të jetë kreu i Kishës greke. Madje një prej çështjeve të përmendura në raportimet e medieve, ajo e pronave të Kishës Ortodokse, nuk ka asnjë lidhje me Greqinë. Sigurisht që bëhet fjalë për pronat e Kishës shqiptare, jo asaj greke. Pse duhet që Shqipëria të diskutojë me Greqinë për pronat e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare?!

E parë në këtë këndvështrim, qëllimi i bisedimeve shqiptaro-greke më së shumti është që Shqipëria të bindet të lëshojë pe për çështje që kanë interes për Greqinë dhe jo për Shqipërinë. Shqipëria, të paktën publikisht, nuk është duke zhvilluar bisedime me Greqinë për njohjen nga pala greke të dhunës dhe dëbimit masiv të dhjetra mijëra shqiptarëve nga Çamëria, as për të ngritur ndonjë varrezë në territorin grek për ata që u vranë nga bandat greke apo humbën jetën rrugës prej dëbimit nga shtëpitë dhe tokave e tyre; ashtu siç nuk po zhvillon bisedime çështjet e tyre të pronave të lëna pas në Greqi apo për faktin që sot popullsia e mbetur e atyre zonave vazhdon të flasë shqip, gjë që nuk njihet nga shteti grek.

Shqipëria me Greqinë duhet të zhvillojë bisedime të këtilla vetëm kur fuqia relative e Greqisë kundrejt Shqipërisë të mos jetë kaq e madhe sa të krijojë disbalanca që sjellin prirje nënshtrimi ndaj palës greke dhe gjithashtu duhet të zhvillojë bisedime vetëm kur Greqia të njohë dhe të pranojë veprimet shkombëtarizuese dhe shfarosëse që ka kryer kundër shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullit XX.

Kërkesa greke për varrezat e ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore është bërë që në vitin 1973, më pas në 1975, 76, 77, 78 dhe 1982. Ashtu siç Ministri i Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati tha në tetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare e asaj kohe i parashtroi Greqisë dy praktikat e zbatuara më herët me Italinë dhe Britaninë e Madhe për çështje të ngjashme dhe asnjë prej tyre nuk përfshinte ngritjen e varrezave. Fakti që qeveria shqiptare sot bën atë që kishte refuzuar ta bënte qeveria shqiptare 43 vjet më parë, tregon se fuqia relative e Greqisë kundrejt Shqipërisë sot është shumë më e madhe se 43 vjet më parë dhe rrjedhimisht prirja e Shqipërisë për t’u nënshtruar është gjithashtu shumë më e madhe se 43 vjet më parë.

 

January 23, 2018 03:12
Komento

59 Komente

  1. Niku January 23, 03:41

    Une kam mendimin se leshimet politikanet e sotem nuk i bejne se jemi me te varfer se sa Greqia, por se keta politikane nuk e vrasin mendjen se historia do ti damkose si tradhetare. “Pas meje u befte qameti ” ka thene Berisha, shprehje qe tregon thelbin e mentalitetit te politikaneve tane. Nga ana tjeter, Rama na e paraqet si sukses heqjen e ligjit te luftes duke ndertuar varezat greke qe cdo vit do te vijne pelegrine ne territorit tone. Ne fitojme nje absurditet, ndersa grekerit ngulin “gozhden e Nastradinit” perjetesisht!!!

    Reply to this comment
    • Arben January 23, 07:17

      I bejme, sepse vendimet e Londres 1913, na kane caktuar si vasale te serbise dhe greqise.

      Ne te njejten menyre u futem edhe ne bllokun komunist, me pordhe ne zemer nga serbia, dhe hengrem k…..r me dhembe per 50 vite.

      E njejta histori vazhdon edhe sot me be- ne.

      Pa rezuar 100% vendimet poshteruese te 1913 nuk ka shancin me te vogel te shohim ndopak hair me sy ne jetet tona

      Reply to this comment
      • mirel January 23, 15:05

        Hengre ti k.rin e shtetit si tradhetar zogist , se Shqiperia ja tregoi dhembet dhe Greqise dhe Serbise. I rrujten bothen sa ishte xhaxhi gjalle.
        U ngritet ju kulishet e Zogut dhe u be prape lemsh kjo pune.
        Enver Hoxha i rrezoi 100 % vendimet e 1913. E permbyset ju kete arritje te Shqiperise.
        Kasta kriminale e Berishes dhe Ramiut e coi Shqiperine perseri ne vitet 1913.
        Gjithe ky artikull i ketij palo Dr Krisafit eshte politika e tradhetise qe ka zgjedhur te ndjeke shteti shqiptar i Ramutit ne dem te interesave te Shqiperise. Dhe nuk do ndalemi te 1913a por do rreshqasim dhe me pas ne fillimet e viteve 1900 dhe fundin e viteve 1800 kur shqiptaret therreshin si delet dhe perziheshin nga vendi i tyre.
        Tradhetaret e ketij kombi denigruan te paren LANCL dhe tani ngrihen te nderojne greket.
        Ky eshte absurditet i argumentuar vetem nga tradhetaret si ky pushti Krisafi.

        Reply to this comment
        • Arben January 25, 17:25

          Une flas per popullin Shqipetar, ne 100 e kusur vite, opo qysh nuk pa nje dite te bardhe, vuajtje, dhimbje dhe fyerje.
          Ndersa ti or mik, merresh me politiken e madhe, nuk te ndjek dot andej.

          Reply to this comment
      • Bureto January 23, 15:11

        ARBEN! Shume drejte! Po si? Kush do ti rrezoje ato vendime, ata qe i morren? Bashkohem me ti se nuk nuk kemi asnje shans. Nuk kemi ne dore tjeter gje vecse te bejme me te mire kete Shqiperi qe na lane. Ne duhet te pergjigjemi per detyrat tona dhe jo per fajet e te te tjereve, kur ne nuk jemi ne gjendje te denojme ata qe e kane vjedhur e shkaterrua dhe kete cope shtet qe kemi.

        Reply to this comment
        • Arben January 25, 17:44

          Sigurisht do ti rrezojne, ata ne kurriz te te cileve u morren.

          Po pranuam dorezimin dhe pafuqine, jeta jone do te

          jete prej “Te vdekuri qe ecen ne kembe”.

          Duhet te dallojme mire, ke kemi ne krah dhe ke kemi

          kunder ne rrugen tone drejt arritjes se mireqenies.

          Nga kjo gje kaq e thjeshte fillon.

          Reply to this comment
        • Arben January 25, 18:08

          Se tani e lexova me vemendje.

          Kete politike “vetemasturbimi” ndoqem per 50 vite.

          Perderisa jemi pjese e rraces njerezore, nuk mundet te

          kemi zhvillim te “pavarur” nga dynjaja.

          Jo per gje, vete mireqenia eshte subjektive dhe relative.

          Nuk do mend qe krahasuar me menyren si jetonin

          njerezit ne keto troje ku jetojme ne sot, le te themi 200

          – 300 vite me pare, e kupton dhe vete kush eshte

          perfundimi.

          Reply to this comment
    • Infinitus January 26, 18:03

      O bir I xhaxhait, po ku merr vesh ti nga kjo pune o birce? Ti edhe shkollen me zor e ke bere, ta beri xhaxhai me shoket e vet ne fakt. Po pse o behesh me grek se greku, me turk se turku, me rus se rusi, e me kinez se kinezet e perhapur si vaji ne lakra.

      Reply to this comment
    • Studenti i xha Ksenos January 27, 07:02

      O po keta kristofillaket a kristafet, se nuk e di cfare muterish jane. Gjyshi 80vjec shkruan pro qeverise, se byth dhjere eshte, e po ne ate gazete disa rreshta me poshte po gjyshi brekmut shkruan me emrin e nipit kunder qeverise, se e do ndonje vize greke bythsalepi. Shkencekari Ksenofon e dhjet si gjithmone.

      Reply to this comment
  2. alphade January 23, 03:45

    Te gjitha sa thote Krisafi jane argumente reale dhe qendrojne. Por ne shqiptaret pavaresisht nga pikpa-
    mja ekonomike dhe vetem ekonomike dhe jo ushtarake,
    .sic thote Krisafi sepse ne kete fushe jemi ne te njejten
    “varke”, ne NATO, por Shqipetia ka nje atu te forte qe mund ta balancoje grekun dhe keto jane 500- mije shqip-
    taret qe punojne e jetojne ne Greqi . Prandaj nuk mund
    te dali shtypi dhe media jone dhe te mbjelli fatalizmin e
    disfatizmin . Ne kerkojme t’i rregullojme me cdo kusht
    maredheniet me grekun por ,kete 25 perqindshin e inves-
    timeve greke ne Shqiperi mund t’i zevendesojme me vende te tjera. Por ka qene deshira e te dy paleve qe t’i
    zgjerojne maredheniet ekonomike qe nuk kondicionohen
    me bisedimet bilaterale aktuale. Prandaj e theksoj se ne
    keto bisedime duhet qe diplomacia jone te vihet me ven-
    dosmeri ne plan te barabarte me grekun paparagjykime,
    pa leshime parimore,etj…: Ligji Luftes, Deti , problemi cam,etj. Varret,pasi te behet ADN-ja ,etj.etj.
    Shenim: Nuk e pashe Ksenofon Krisafin ne keto bisedime
    me delegacionin grek. Jo per gje,por Ksenofoni eshte marre tere jeten me ceshtjen greke dhe e njeh mire pro-
    blematiken midis dy vendeve tona ,sidomos per ceshtjen
    e detit,sidhe M.Pashajn….! Nuk e kuptoj psene e ketij
    qendrimi te MJ kur behet fjale per aktivizimin e njerezve
    kopetente e me eksperience…!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 23, 13:03

      alphade
      nuk e lexova tërë shkrimin tënd por më duket se ke një gabim të vogël!!
      sido që të jetë,me apo pa nato,i fortë a i dobët,ka dy mënyra të marrjes së teritorit!!
      -luftë,pushtim
      -paqe,marrveshje
      të parën mund ta kundërshtosh tërë kohën,të rë jetën,bile dhe pas 1mij vjetësh!
      të dytën,nuk e kundërshton dot!!sepse e ka firmosur përfaqsuesi tënd,i zgjedhur prej teje,në kohë paqe!!
      jo gërku por qeveria jonë,politikanët tanë,përfshi dhe ata që e quajnë veten opozitë,po na gënjejnë me një lugë bosh!po na mashtrojnë për të na çaur në thertoren e gërkut!!
      do të këthehmi në palesitnezët e ballkanit o njerëz të trashë!!
      harroni nato e traktate të nuk e di se kujt!!
      po na shesin tanët!!
      këta duhet të ndalojmë!!

      Reply to this comment
      • Hammerhaituri January 23, 15:46

        Antcensura ! Jo vetem kaq! Te argumentosh si ky Doktor dmth te kesh ngelur ne nivelin e arsyetimit te kohes se Zogut ose te komunismit !!!Duhet te armatosemi e te ndertojm bunkera qe te mos i kemi friken njeriu! Shpresoj qe ministri yne jashtem nuk mendon si ky Doktor!!!
        E vetmja pike Ku Greket mund te bejne nje fare presioni eshte ajo e njerzve tane qe punojne atje!!!Ekonomia e dobet s’ka te beje fare me bisedimet perkundrazi eshte argument per ate qe s’ka kuptim ligji i “luftes”. Ne blejme 5 here me teper se Sa shesim?? Me mire akoma Le te gjejne ata treg tjeter per te shitur ne mund te blejme tjetekund!!! E njejta vlen dhe per investimet gereke Le ti mbyllin “Fabrikat” dhe “Uzinat”e medha Ku punojne me” mijra”puntore!! Investimet grke jane ca banka qe perfitojne nga pastrimi i parave!!Ti mbyllin!! Nuk e bejne se humbasin kush ka nevoj ne Europe per bankat greke ??
        Fuqia ushtarake??!! A ka me argument Idiot se ky??Dinake jane po jo budallenj! Po te kishin mundsi ta perdornin k’te si argument s’uleshin ne tavoline me ne fare! Si mbas ksaj logjike Andora, Luksemburgu Malta nuk zgjidhin dot asnje problem te tyren!!
        Nese ky artikull donte te ndizte vetem diskutim ok per ndryshe do perdorja edhe une shume emrea “kalorsish “si nganjeher Antcensura
        Bushati dhe i “Gjati” ksaj radhe s’ka falje!!!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 January 25, 12:48

          “Bushati dhe i “Gjati” ksaj radhe s’ka falje!!!”
          vetëm këta të dy????????
          skanë falje as:
          – tërë presidentët e shkuar!
          -tërë analistët e ndyrë bushat e shkullak,lubonjë e çdo prostitutë mediatike që kapen pas atleteve e koqeve të ramës
          -tërë historianët përfshi dhe atë që deri dje ka qënë më “anti gërku”,xhufi,dhe ai shkoi në traditë,shiti shqipërinë për premitimin se do të mund të marrë prona!!
          -tërë këta enveristët e thekur me viktor malaj dhe fitim çaushi
          -kristafët babë e bir,që njëri i bie gozhdës tjetri patkoit
          -e gjitha e ashtuquajtur opozitë,pashkpuntore aktive në tradhëti!!
          -shumica injorante e popullit,ajo pjesë që për disa para të nxjerra dhe të dërguara nga të afërmit e tyre janë të gatshëm të pranojnë çdo lloj pushtimi!!
          -të njëjtin faj kemi dhe ne që jemi kundër!
          NUK PO BËJMË AQ SA DUHET!!

          Reply to this comment
          • Hammerhaituri January 26, 15:20

            “Bushati “dhe i” Gjati”vetem se e kane rradhen!!
            Po per te qene jane te gjith “mere me leng”
            Mbas ketyre nuk do kete me “Pasar”
            I Gjati duke permendur De Golin -Adenauer dhe Mterran-Kohl si dhe Südtirolin si shembull!Dmth e di si fryn era Elsass Loren si dhe Südtiroli nuk kthehen me!! Trativat u mbyllen 100 me par!!!
            Po kush jam un!!Kujt tja thuash!!

  3. Kristaqi January 23, 04:28

    Artikull hipokrit me qellim qe te nxise dhe te justifikoje leshimet e njepasnjwshme qe i jane bere Greqise keto 25 vjet.
    Ka vetem nje dhe VETEM NJE arsye per leshimet, etja e cfrenuar e mklases sone te korruptuar politike per te ruajtur pushtetin e .saj te kalbur. Te gjitha te tjerat, absolutisht te gjitha te tjerat jane “argumente kalemxhinsh pseudointelektuale.
    “Forca ekonomike e dhe ushtarake” e nje vendi te falimentuar me 400 miliard borxh (me shume se sa vlen e gjithe Greqia ta nxjerresh ne ankand) eshte vetem nje pseudoargument se kushdo qe njeh boten dhe politiken e sotme e di qe asnje vend europian nuk leshon pe ne CESHTJET KOMBETARE jo ndaj nje vendi te sakatuar si Greqia, por as ndaj fuqive tw mwdha e superfuqive ekonomike si Amerika e Gjermania.
    Ne rastin me te favorshem, dhe e theksoj ne rastin me te favorshem) per autorin ky wshte nje artikull i ceket, qe nuk njeh realitetin e sotemte nacionalizmit te sotem europian dhe bie ndesh me kwtw realitet evident.

    Reply to this comment
    • Arben January 26, 20:38

      Po pse vetem Greqise????????, vetem keto 25 vjet???????

      Kemi 100 e kusur vite qe ham k…..in me dhembe, or lum nikut.

      Reply to this comment
  4. demo January 23, 05:50

    Dimitriiiii,e degjon Dimitriii.Qirje Koqja po te kerkon edhe pronat e kishes greke ne Shqiperi.Ne kujtonim se ti po i kerkoje pronat e Cameve ne Greqi.Qirje Koqja po te ve varrezat e ushtrise greke ne Vjose,ne kujtonim se ti po negozioje per tokat e Camerise.Dimitriii,Dimitri,e mesove dhe ti Dimitri te hedhesh valle Palikari.Vish atletet e bardha Edi Rama.Ti ke triumfuar ne Gjermani,ne mes te Beogradit!Po ti lyejne Koqja me te zeza atletet,Po te vaftis dhe ty si qirje Dimitrin.

    Reply to this comment
    • Ballist me Huqe January 23, 10:05

      oo demo o demo —-
      Qirje dimitri me kujton ate kengen ………………..

      ç’fare i beri Baba Nenes preme ?
      Une kujtoiva se po e rrifte ,
      joooooooooo
      ai po e qi ………
      ……………………………………..
      vazhdoje ti , po e di …

      Por te lutem , veri Gunzaglion
      Info – anal pitbullit se do kafshoje ,
      e mo e ler azat neper forume ……..

      Ha fasule e pjerdh si Proletar
      por
      DY GISHTAT lart i mban si Itelektual tartuf stanar tajvani .

      Mo jane kushuirinje me Mark uk shpellen ?

      Reply to this comment
  5. info analitike January 23, 06:52

    Opa filluan shoket me jusrifikimet. Po atehere edhe Saliu me Lulushin qenkan te justifikuar e i paskeni rene kot ne qafe. Ki doktori e ka lexuar historine e Davidit me Goliathin apo jo? Perkthyer ne realitetin shqiptar dmth. qe ne vend te barcaletave kriepsikopati duhej te kishte lobuar me shtetet e fuqishme europiane ne lidhje me problemet me Greqine. Shikoni sa bukur po vepron Vucic qe po tregohet nje diplomat shume i mire i ceshtjes serbe. Greqia ka qene dhene eshte ne pozicion shume te dobet ne BE dhe ketu duhej te kishin perfituar karafilat e rilindjoteve. Fatkeqesisht keta e kane mendjen per te vjedhur e per te bere karagjozlleqe. Pastaj i kujtoj artikullshkruesit se kete teorine e tij veshtire t ‘ia aplikoje marredhenieve greko turke.

    Reply to this comment
    • Ballist me Huqe January 23, 10:12

      EDHE TI o Derman i justifikuar si Saliu je .
      Shume punon , e djersa ne Ulluk te shkon
      per Dewmokracine e kesteve te tajvanit .

      A e di ti Info – haleja se kemi 28 vite
      qe jetojme ne demokracine balliste ?

      se PO ?

      Atehere perse perpelitesh neper forume
      si plesht apo morr BORGJES i lene pa pune . Leka e Keste ?

      pusa——- Via

      Reply to this comment
    • mirel January 23, 15:07

      Info, ketu ke te drejte. Fatkeqesisht Ramuti po perserit te njejta akte tradhetie te Saliut dhe Lul 14 milioneshit.
      Por ndersa Saliun e denuan, Ramutin po e lavderojne per tradhetine.
      Ky vend ka shume pushta. Burra lavire qe nga Krisafi dhe te tjere.

      Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic January 23, 08:45

    Per ta derguar shqiperin ne ket gjendje krimineli Berisha zbatoi skenarin Grek Serbe per shkatrrimin e pasurise s gjithanshme te shqiperise dhe kryesishte te ushtrise shqiptare.
    Sote ne jemi ne NATO aty ku thojte e Greqise jan aqe te medhej sa ajo ben si te doja me neve.
    Po ashtu edhe gjendja ekonomike u arrite ne bjer ne nivel te mjerimit te popullit shqiptare. Barisha dhe skenaret e tyre ben qe shqiptaret te shkojn dhe te bjrin ne gjunje para Grekreve per nje cope, buke.!
    Ja kjo eshte rezultantja e kesaj shkerdhatodemokracise se Saliut dhe te kallauzve te tije per antishqiptarizmin qe realizuan.
    Sote Graqia loz si te doje me neve. O Bali te hengret Tenja/ Se te keqen e ke nga Brenda.!

    Reply to this comment
  7. Arbeni January 23, 08:47

    Rama me Bushatlien do ti thone Shendet c’do pordhe greke.
    Do bejne Marrveshjen detare me Greqine po ate qe ishte dhe qe kur ishin ne opozite shkulen lesht e bythes duke uleritur se Saliu “shiti detin” (por do ta paraqesin si marrveshje te re). Zanat i komunistave qe kur jane opozitare behen atdhetare, por kur marrin pushtetin kthehen ne zagare. Hajt njatjeta, Suksese ne jete.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit January 23, 08:58

    zakonisht ti djali, kur ekzistojne probleme midis dy shtetesh te ketij proporcioni, nje i forte dhe nje i dobet, mire eshte te futet ne mes nje pale e trete, qe ka interes te mos dale me humbje i dobeti, per hir te ekuilibrit te peshave. Pala e trete ideale mund te jete Italia, qe nuk ka interes qe greku te forcoje pozitat ne kanalin e Otrantos. Gabim i madh te dergosh qengjin te bisedoje me ujkun sesi te ndajne livadhet. Politike koqesh, me ne krye Edin qe po kerkon te beje Gandin ne kurriz te vendit te tij.

    Reply to this comment
    • Safa Ymeri January 23, 10:18

      Jo moreeeeeeeeeeeeeeeee
      keshtu thua Ti komunist i fundit Gjerman .
      Po ç’fare thote Tajvani yne Inmtelektual se ….

      Ujku jemi ne , dhe qingjin ne hell e shkojme po ne ,
      pa e djekur Hellin , dhe keste pa te marim ne .

      kjo eshte pèolitik , dhe jo ajo e Enmverit .

      Prit pak , e ta tregon qejfin mire Ty
      gjerman in fundit Kumandari yne Nastradin .

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit January 23, 13:50

        o Safa Imeri, duhet te jete Italia ne mes te ketyre bisedimeve, se eshte e interesuar direkte per çeshtjen e delimitimit te ujerave detare, po ashtu per varret e ushtareve greke gjate konfliktit italo-gek dhe apo ashtu jane italianet qe kane marre persiper avokatine e Shqiperise ne BE. Ka shume arsye qe duhet te jene italianet ne mes, edhe pse italianet nuk e qullosin gjithmone drejt, te pakten kane me shume eksperience sesa bushatlliu. Pershendetje! Me ler Nastron rehat, se do nxhehet e do merret me Enverin dhe vilen e Bahri Omarit, qe s’hyjne fare ketu.

        Reply to this comment
        • Safa Ymeri January 23, 20:07

          GJERMANI i fundit -:.-

          SI enverist qe je ,
          Me tha kumandar nastradini ::

          qe Enveri ka thene qe nuk me prishet
          Gjiza per greket —

          Kurse Mehmeti ka thene qe
          Per 2 dite kafen e pi ne athine …..

          Nashti jane greket qe e pine kafen
          me KUMANDAR nastron tok , duke
          bere Politik TE madhe duke ngrene
          Byrek ne tepsi .

          Ngaterohen ndonjehere se ja bejne me hile
          kur ndajne byrekun , po gjene e gjejne gjuhen .

          shuqyr qe e kemi se na kenaqi me keste .

          te pershendes – dhe te lutna mos ma ngacmo
          kumandarin se keto dite ka qene edhe pak zaif …
          nuk ka oreks , ……………

          Reply to this comment
  9. Epo kjo pune! January 23, 09:05

    jo mor mik se Turqia eshte ku e ku me lart se greqia por greqira nuk i leshon pe ne ato qe mori nga Traktati Lozanes, edeh Skenderbeu nuk negocioi me turkun por iu be bllok. jemi ne votuesa koti qe leme ne pushtet mashat e grekut e serbit. Po serbi ku e ka fuqine, po maqedonia ku e ka fuqine, po mali zi qe i mori toke kosoves ku e ka fuqine. Kane boten pas thuaj

    Reply to this comment
  10. Glauku January 23, 11:01

    Eshtè e lehtè pèr tè kuptuar kètè lloj prof. Ledion Hoshafi me argumentet qè paraqet tamam njè idiot i shitur ! Kulmi i idiotèsisè sè tijè arrin nè fund tè shkrimit ku sipas tijè fakti qè qeveria e sotme bèn lèshime atè qè kishin refuzuar 43 vjetè mè parè pasi Greqia èshtè 43 herè mè e fortè se Shqipèria ?!? Dègjo ti prof i ‘zabelit’ Nuk èshtè aspak e rèndèsishme se kush shtet èshtè mè i fortè apo mè i dobèt pasi çdo shtet nè botè ka gjithmonè pas tijè njè tjetèr shtet mè tè fuqishèm, ndaj dhe disa shtete sot janè bashkuar dhe do tè bashkohen nè mènyrèn e thjeshtè pèr tè qènè tè barabartè midis tyre. Janè dy ministra pèrballè njèri.tjetrit dhe sipas tejet prof. ai i greku èshtè mè i fuqishèm pasi ka dhjam mè tepèr ?!? Ndèrsa AI i yni èahtè mè i imèt e gjitha kjo e parè nga ana e jashtme… Mbi tè gjitha nè bisedime qèndron forca e argumentit e drejtèsisè e cila èshtè e gjitha nè favorin e Shqipèrisè martire. Kètu duhet tè nènvizohet qè shqipètari nuk ka frikè nga askush dhe qeveria e tijè veçse nè èshtè e koruptuar bèn lèshime nè kurriz tè Atdheut e popullit dhe aspak nga frika e ” forcès ” sè shtetit grek ! Shqipèria nuk i detyrohet askujt, pèrkundrazi tè gjitha shtetet i detyrohen asajè nè dème materiale e njerzore dhe kjo tè bèhet e qartè pèr tè gjithè miqtè dhe armiqtè tanè ! Ndèrsa Ti prof merru mè mirè me frutat e thata ( safi e hoshafè ) do tè mundèsh frikèn patjetèr !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 23, 11:12

      plotësisht të drejtë!!

      Reply to this comment
    • mirel January 23, 15:15

      Sakte. Por qeveria jone eshte e shitur, ashtu si jane shitur keta shkerdhato doktore qe bejne keto lloj shkrimesh.
      Perfundimi eshte nje, qe Ramuti ka vendosur ti shkoje deri ne fund tradhetise me Greqine dhe per kete do ti duhet te bej rolin e te “dobetit”
      Kur mbrojti teorine e Jerusalemit ne OKB u justifikua qe mbron parimet e te drejtave te popujve. Per Shqiperine nuk ka asnje lloj parimi pervec shitjes.
      Ky karagjos qe nuk nguroi te vente deri ne Amerike e te kritikonte Trump, tani dalka i pafuqishem ndaj Greqise.
      Keshtubi bie te ngreme duart si shtet dhe ti themi “bujrum” Turqise, Serbise, Maqedonise..Pustecit me nje fjale.
      Pse te mos e shpalle vete e te thote: jemi koloni greke. Keshtu do hyjme ne Evrope.
      Do jua marrim tokat shqiptareve e tjua japim Greqise.
      Kjo eshte ajo qe po ndodh, por qe Ramiu e quan perpjekje per te vajtur ne Evrope. Pa shtet, por si koloni greke.
      Kesaj i thone ender Evropiane.

      Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 January 23, 11:09

    shumë bukur e ke kapur,zoti krisafi,por arsyetimi që i bën lëshimit,TRADHËTISË,që po bën qeveria shqiptare e drejtuar nga edi rama nuk është aspak i drejtë,për të mos thënë KAL TROJE!!
    “Fakti që qeveria shqiptare sot bën atë që kishte refuzuar ta bënte qeveria shqiptare 43 vjet më parë, tregon se fuqia relative e Greqisë kundrejt Shqipërisë sot është shumë më e madhe se 43 vjet më parë dhe rrjedhimisht prirja e Shqipërisë për t’u nënshtruar është gjithashtu shumë më e madhe se 43 vjet më parë.”
    dobësia jonë ndaj greqisë nuk do të thotë asnjëherë se duhet të pranojmë pushtimin prej saj!!
    po të flasim ne këtë mënyrë,atëherë nuk duhet të egzistonim jo vetëm ne por dhe shumë e shumë shtete në botë!!amerika është shumë e shumë më e fuqishme se kanadaja dhe meksika,pa përmëndur tërë ishujt që janë rreth e qark saj!!por një nga këto ishuj i qëndron përballë!ke parasysh kubën??
    prandaj mos bëj krahasime idiote!!
    si e the fare mirë,ndryshe nga ajo që thotë qeveria tradhëtare rama2,e gjithë marrveshja është e një anëshme!!
    janë vetëm kërkesa ekspansive të greqisë!
    që nesër do të shtohen,duke përdorur gurët e sinorit që po vendosin sot!!
    gurët e sinorit janë varrezat e luftës italo greke dhe varri i anastas janullatosit,që do të bëhet në mes të tiranës!!
    pra pretendimi grek se vorio epiri shtrihet nga shkumbini e posht do të bjerë!ai do të çohet në erzen!!
    dhe nuk është kjo më e keqja!!
    në veri po punohet për ta çuar sërbinë po në erzen!!matoshë e buzhala po bëjnë punën e tyre si me krijimin e popullit kosovar ashtu dhe me krijimin e shqipërisë veriore!kurth për trutharët që i shkojnë pas!!kurth që po fut shumë shqiptarë!!
    jemi në kohën më të keqe që mund të ketë kaluar shqipëria në të gjithë egzistencën e saj,jo vetëm në atë 100 vjeçare!!

    Reply to this comment
  12. fteri January 23, 11:48

    alphade !
    Mbështes argumentat tuaj ,dhe veçnrisht kritikën për mungesën e diplomatit të njohur me përvojë të madhe z Ksenofon Kristafi . Shtrohet pyetja përse mungon ?!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 23, 12:56

      do të dish përse mungon??
      lexo shkrimin që ka bërë ledioni!!
      mbiemri është i njëjtë??
      qëllimi i shkrimit??
      arsyettimi i veprimeve të qeverisë shqiptare!!
      pra arsyetimi i tradhëtisë!!
      pra ksenofoni me të njëjtin mbiemër si artikull shkruesi,nuk është aq budalla sa të dalë hapur në mbrojtje të tradhëtisë!!
      nëse sot mbulohet me shkrime idiote dhe me demostrata opozite!?
      nesër nuk do të jetë e mundur!!
      aq sa ka qënë e mundur që të mbulohet tradhëtia e esat toptanit!!

      Reply to this comment
  13. SHQIPTARE January 23, 12:28

    Gjithmone e me shume degjenron ceshtja e shvarrosjes se korifillakeve Grek ne token Shqiptare .
    Tashme po del qarte ne dukej ,prapavija politike e Megaloide-se Shoqvinizmit Grek , fshehur mbas pseudo te renve ne luften kunder italjaneve .
    Dhe kjo fillon me Dhenjen e Nenshtetesise se gjaprit Grek zvarritur nga bodrumet e erreta te kishes Greke dhe hyr e zene vend ne kishen Shqiptare . Kuptohet qarte se s’kemi te bejme me nji shetitje te nji zvarraniku ne erresire me gjujt minjte ne gropat e ushtareve te rene grek ne Shqiperi ,por me nji Stradegji te realizimit te endres shoviniste Athina-se .
    Pra ajo qe ndodh sot ne Shqiperi eshte nji Stradegji e projektuar nga jovetem Athina por edhe BE-ja ,te cilet duke i rrotullluar para syve politikanit shqiptare karten e hyrjes ne BE ,pra bere persion , i imponoje Shqiperise ,qeverrise Shqiptare nenshtrimin ! Pra kjo qe ndodhe ka nji qellim te qarte ,i cili nuk eshte ai qe intepretohet ne Media ,gjetja e korifillakeve te vrare ne Shqiperi ,por vendosja e kufirit sipas hartes projektuar ne Athine .
    Pra Presidenti Shqiptare ilir muta dhe zoteria e tij kryeminister kane qen marre vesh me Greket dhe Europianet ,per gjithcka bejne sot . Pra Shqiperia eshte tradhetuar plotesishte nga politika .
    Ka vetem nji mundesi sot ,per reflektim nga qeverria Shqiptare ,nji shanc per kryeministrin e dashur te shumicesh se Shqiptareve qe shume shpejt ka per tu radhitur me tradhetaret e kombit si berisha -meta-basha ,qe te Stopjne menjiher kte Loje poshteruse qe i behet Shqiptareve ,duke e justifikuar me rrevolten e qytetareve shqiptare , mospaisjen e nji komisioni te pales Shqiptare me Logistiken e nevojeshme per exzaminimin e te cvarrosurve .
    Nji tjeter arsye per duhet Stop-uar menjiher kjo Marrezi ne Token Shqiptare eshte ,dyshimi mbi vertetesine e versionit Grek ,te korifillakeve , te vrare Grek ne teritorin Shqiptare nga I T A LI A N ET
    kur dijme se Ushtrite Greke ,ne kohen e mungeses se nji shteti te organizuar e funxional Shqiptare ,kan hyre ne teritoret Shqiptare nga Greqia dhe shkaktuar masakra parapa shpine ,shqiptareve te paarmatosur ,duke masakruar gra pleq e femije ,dhe jane vrare nga Shqiptaret te cilet i kane bere qendrese .
    Pra si eshte e mundur qe shteti Shqiptare pranon nji version Grek te Historise luftrave dhe te vrareve ne token shqiptare ? Kaq poshte paska degjenruar e ulur pantallonat Shtetti Shqiptare ,sa ti lejoje Grekut ta tregojne Historine ne Toke.n Shqiptare sipas versionit te Fashisteve te Greqise ?
    Kjo qe po ndodhe sot ne ate vend kalon cdo Skandal ,cdo parashikim ne maredhenjet me nji nder Shtetet me te ndyre ne Ballkan vs Shqiptareve ,qe mabsi perfituan Epirin me 1913 ne menyren me brutale e te padrejte nen Forcen e Fuqive te Medha ,mbasi masakruan popullsine shqiptare dhe mohuar cdo te drejte kombetare Arvanitasve ,nen nji politike dhune e represioni te mohimit te gjuhes antare Shqipen dhe mbasi ushtruan GJENOCID kunder Camerise ,sot jane ulur mbo cdo Frone Shqiptare ,gerrmojn e trillojn cfar ju qit bytha prej Pederasti Nderkombetare , injoron Shqiperine ne Bote me lajme te rreme si me i hedh nji Peshtyme ne fytyre Dinjitetit e Krenarise Kombetare Shqiptare !!!
    Dhe kush ?
    nji kombe gabelesh me nji Histori te trilluar ,nga Fantazia Europiane ,te cilet nuk justifikojne ne asnji rast , te jen vazhdimi i te ashtuqjturve Grek te epokes Antike .
    QEVERRIA SHQIPTARE DUHET TE STOP-oj
    MENJIHER POSHTERIMIN E TOKES SHQIPTARE NGA PEDERATSET GREK PER MUNGESE TE THEXUAR FAKTESH
    Nqs BE-ja i ve kushte per antaresimin ne BE te Shqiperise anekksimin e Jugut te Shqiperise nga Greqia ,ose i imponon nji politike qe favorizin ate , kjo s’eshte Fair nga Europa ,qe vazhdon te coptoje Shqiperine si ben edhe paraardhesit e saj .Ateher perse i duhet Europa Shqiperise ? Te hyj ne Europe si nji Skelet !
    Kjo eshte politike e Djallit

    Reply to this comment
  14. Pak Fakte dhe Histori s'demton asnjeri January 23, 13:00

    sa per dijeni .
    ndoshta mundet ta keni marre vesh ,
    Greqise ju akordua nji tjeter Hua Financiare prej 7 Miljarde €ur-osh , nen bla bla bla-ne (se qeverria Greke eshte duke zbatuar reformat masat shtrenguse vene nga BE-ja ! Gjasme )
    Pastaj sa i takon shtetit Grek ,
    ai eshte nji nder ato shtet ,qe kur eshte krijuar si shtet ,
    ka qene ne cdo kohe i Falimentuar (gje qe njifet ne gjithe Boten)
    Kte shtet e mban artificialishte ai/ajo qe e krijoj .Europa ,si nji pik stradegjike e perzjere me shqiptare trima arvanitas etj ,per te mbajtur Turkun larg Europes ,dikur kur europa i trembej zgjerimit te Turqise .

    Reply to this comment
  15. ppa January 23, 14:20

    DITA nuk duhet te mbush gazeten me shkrime te tilla , qe eshte e veshtire t’u vendosesh nje emer….sorrollatje dhe qororollepje pa kuptim…

    Reply to this comment
  16. fshatari pafshat January 23, 15:35

    Shume sakte, Sakte fare more Ledion, qe mbase je djali i Kseno Krisafit qe i di mire punet e MPJSHqiperise me Greqine. Po mesa duket po riecim ne gjyrmet e Esat Pash Toptanit, por, veshur me te tjera opinga dhe bollka.

    O tradhetar
    Vec emerin ke
    Sepse vepren
    Te pavdekshme
    E kishe, e ke.

    O tradhetar
    Te hengsha mune
    Je i zoti
    Ne cdo kohe
    E per cdo pune.

    Reply to this comment
  17. Qe-Rama January 23, 15:47

    Po sikur ne keto 27 vite te mos i behej asnje nga vargu i leshimeve antishqiptare qe iu be Greqise, c’do te bente qiria Kociasi?
    Do te na hapte lufte?
    Perse nuk i hapi lufte Enver Hoxhes qe ishte pa asnje aleat e i rrethuar nga te kater anet nga vende armiq e qe per gjysem shekulli nuk i fershelleu dhe u tall me greket e me “ligjin” e tyre donkishotesk te luftes?
    Kujt nuk e mban mend po ia kujtoj c’u tha grekeve ai ne nje fjalim te tij: “Nuk na prishet gjiza nga ligjii qesharakl i luftes suaj” u tha. Dhe per ata qe nuk e mbajne mend, po u kujtoj se vetem pas kesaj, Greqia filloi permiresimin e njohur te marredhenieve me Shqiperine socialiste.
    Nje politike e tille “Zero leshime ndaj Greqise” ishte e vetmja REALPOLITIKE per t’u ndjekur , qe u ndoq dhe dha rezultate ne ate kohe qe duhej ndjekur vazhdimisht. Per fat te keq, politika jone pas viteve 90-te ishte nje politike e “kapitullimit pa lufte” nga Sali Berisha, Fatos Nano e me sa duket (por le te presim deri ne prill) edhe nga Edi Rama.
    Ja, kjo eshte diferenca: Enveri u tregoi dhembet kurse Saliu, Fatosi dhe Edi po u ofrojne ata qe kane qejf homoseksualet e Athines, nen kercenimin e DORDOLECIT te ligjit te luftes.
    Pa e tepruar, politika shqiptare ndaj Greqise pas viteve 90-te mund te karakterizohet si politika e politikaneve dordolece (ne nga Korca i themi politikane PE LECKE).

    Reply to this comment
  18. Sipari January 23, 15:51

    Turpi i tradhetise kombetare do te bjere me siguri absolute edhe mbi kete qeveri.
    Shqiptaret do ta marrin perseri veten e do ta fitojne dinjitetin e neperkembur nga Greqia me ndihmen e kukllave te Tiranes.
    Tradhetaret e kombit nuk mund te shpetojne pa u ndeshkuar.

    Reply to this comment
  19. Osumi January 23, 15:56

    Mire qeveri shqiptare nuk ka, po shoqerite civile qe edhe per ato paguajme c’bejne?
    Vetem me liqenin e Tiranes e me mbjelljen e pemeve do te mirren.
    Atdheu ka probleme serioze shoqeria civile pertyp luledielli

    Reply to this comment
    • ganiu January 23, 17:48

      Në një vënd ku nuk egziston civilizimi, nuk mund të ketë një shoqëri civile.
      Kurtz und bündig thon gjermanët.

      Reply to this comment
    • mirel January 23, 18:59

      Shoqeria civile vete shker.hehet per ndonje kocke.
      Tani te shkojne ta perdorin lopaten per eshtra grekesh. Do mbjellin varre ketej e tutje.
      Ramuti ka vendosur ta shese Shqiperine deri ne fund. Si Esat Pasha dhe Zogu. Duan te behen oligarke mbi kurriz te shqiptareve. Duhen qerruar nje ore e me pare.

      Reply to this comment
  20. vasili January 23, 16:08

    Di qe greket,e kane shume qef defrimin dhe nuk e hane shume punen.
    Kurse historia ka treguar dhe ate,qe jane trima te cartur,ne mbrojtje te atdheut te tyre.
    Mendoj se ne shumicen e tyre minoriteti grek,i ndodhur ne keto ane,si i llojit Krisafi,ka cfaqur gjate gjithe kohes nje personalitet te degjeneruar,prej rajai:
    Me dredhi dhe servilizma,arriten te penetrojne deri ne isntancat e larta te regjimit komunist hoxha-shehu.
    Po keshtu dhe kur erdhi kjo mender demokraci shqiptare,ju qepen si kerpusha partive,kurse shumica,ju servilosen ne menyre te paskrupullt shtetit te tyre te origjines,jo nga malli por per ndonje kocke me shume.
    Dinastia krisafi,duke bere llogarite e karieres dhe parase,mendon se i del shume me mire ti bej hosana partive dhe politikes arnautase dhe ti kundervihet shtetit te origjines.
    Dhe nuk e kane keq,lloji i rajave,ne kete truall ka qene dhe mbetet gjithmone me i fituari.

    Reply to this comment
  21. leshteriku January 23, 16:36

    Po ky Krisafi??? shqyptar

    Reply to this comment
  22. Lady January 23, 16:41

    Zoti Krisafi e zbulove veten.
    Ne konfliktin e sotem shqiptaro-grek ti ne menyre te ndrojtur e te fshehte (por pa mjaft marifet) ke zbuluar se mban anen e kundert te shqiptareve.
    Bravo te qofte (qe e zbulove veten)!

    Reply to this comment
  23. Lady January 23, 16:42

    Zoti Krisafi e zbulove veten.
    Ne konfliktin e sotem shqiptaro-grek ti ne menyre te ndrojtur e te fshehte (por pa mjaft marifet) ke zbuluar se mban anen e kundert te shqiptareve.
    Bravo te qofte !

    Reply to this comment
  24. prelat January 23, 16:44

    Kjo foto me kujton nje skene me dy personazhe nga nje komedi britanike (nuk ia mbaj mend emrin)

    Reply to this comment
  25. servet January 23, 17:58

    Nje shkrim i turpshem antishqiptar i maskuar.

    Reply to this comment
  26. Nik January 23, 18:01

    Jam plotesisht i zhgenjyer nga nje shkrim i tille! Aq me keq ne se mender shkruesi eshte djali i Ksenofon Kristafit per te cilin kam patur respekt.
    Keto lloj doktoratash duken si te marra ne Greqi dhe per Greqine.
    Nik

    Reply to this comment
  27. Onkezmi January 25, 03:34

    Mire te gjitha rezultatet e greqise,more Krisafi(mbiemer helen),por nuk the asgje per punen e 500 mije emigranteve shqiptar (rumune,ruse,bullgar,afrikan dhe Co)se sa e ngriten ekonomine e greqise.Logjike eshte se pa keta Greqia do te kish falimentuar qe ne vitet 90-te dhe do qe pro ruseve etj…

    Reply to this comment
  28. anticensurë25642654 January 25, 14:26

    mirë mo ledion që na i zbërtheve kaq bukur këto “Bisedimet e pabarabarta shqiptaro-greke”
    por a mund të më thuash se përse është kaq i gëzuar ky ministri ynë??
    përse është kaq i lumtur K/ministri ynë??
    dhe gjermanët nënshkruan kapitullimin në ’45,dhe ndryshe nga ne!?
    ata jo vetëm ishin më të dobët se kundërshtarët që i kishin pushtuar deri në ulluk të bythës!!
    bile bile,normalisht duhej të ishin të lumtur e të qeshur deri vesh prekje,sepse nuk po i çfarrosnin deri ë fëmijën e djepit për ato masakra që bënë në europë!!
    prapë se prapë nuk sheh ndonjë prej nënshkruesve që të buzëqeshë!!nuk sheh asnjë prej tyre që ulen kështu si saaroshë në restorant!!
    bushati dhe ai ndyrësira,rob shkërdhyeri që po pregatit K/ministrinë që tia lërë trashëgim zahos,janë aq të kënaqur sikur të kishin fituar në mos gjysmën e greqisë,të paktën treçerekun!!
    apo nuk është fusha jote kjo psikollogjia o ledion krisafi??

    Reply to this comment
  29. Arben January 25, 19:23

    Ore, armiku jemi vete ne, por s’e paske kuptuar akoma

    Reply to this comment
  30. Cobo rrapushi January 25, 19:43

    Anticensur, mgjse dukesh shume I lumtur ne pergjigjet ndaj femijes Ledion dhe disa pleqve te tredhur me koncepte komuniste, je krejt idiot po dhe I djallezuar. Dhe fjalori jot I ndyr nuk te nxjerr nga llumi paditurise, fjalet banale nuk tregojne argument po padije. Ben c’ ben dhe del te pika jote e dobet, te kryeministri. E shan perhere, e quan tradhetare, te paditur e cfare nuk I thua. Nuk nisesh nga argumentat po nga mllefi jot politik. Do s’do ti Rama eshte kryeminister I eukseseshem. E tregoi kete qysh diten e pare kur hoqi nga zyra foton e myteberit tend dhe vuri portretin e Ismail Qemalit. Rama po e kthen kete vend ne normalitet, e beri me Vloren tende, po u kthen fytyren shqiptarve etj. Ti shkruan shume po shkruan qelbur. Duhet te jesh I zi se brendeshmi. Historia e ketij vendi eshte e gjate, e hidhur, me humbje teritoresh e njerezish, me trima e tradhetare, po rezultantja historike eshte mbijetesa. Shqiperia nuk zhbehet me, vetem prosperitet do kete. Kete nuk e kupton as ti e as Ledioni. Greket nuk I donin keto bisedime po jane te detyruar sepse marredheniet mes dy vendeve nuk zhvillohen ne boshllek, mbeshteten ne parimet e se drejtesia nderkombetare. Greqia si me e forte, sipas Ledionit, mund ta detyroje Berishen te firmosi per detin po nese kjo marreveshje kalon ne gjykata nderkombetare aty shikohet zbatimi apo jo i parimeve nderkombetare per kufite detar. Nese Jo marreveshja bie poshte. Nuk ka tani: une jam me i forte e ti do me japesh disa toke sepse keshtu dua une. Bota ka parime nderkombetare, ka drejtesi nderkombetare, ka organizata nderkombetare qe te detyrojne ti respektosh ato rregulla. Greqia eshte pjese e BE dhe NATO-s dhe kur kerkon miliardat per hallin qe e ka zene duhet te tregoje se eshte anetare qe zbaton rregullat, perndryshe ia shtypin koqet. Se tani dhe Shqiperia eshte anetare e ketyre forumeve. Nuk jemi ne kohen e Enverit kur bota mblidhej e vendoste e ne nuk dinim c’ behej. Para ca kohesh, ky Ledioni kishte bere nje artikull per Kosoven. Dhe aty thoshte se kosova duhet te Jap dicka qe te kete siguri ne te ardhmen. Duket shume adoleshent ky djale, po me budalla ti qe e tjerr muhabetin sipas interesave te tua politike, po antishqiptare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 26, 08:50

      o çobo trapushi
      dukesh një nga të zakonshmit e ditës por i klonuar në një emër tjetër!!
      pyetja time është PËRSE??
      përse nuk je me pseudonimin e zakonshëm??
      mirë thua ti se rama paska bërë shumë e shumë për shqipërinë,duke filluar nga ndryshimi i kryeministrisë,sikur të ishte shtëpia e tij,me dhomë për këlyshin e tij(e quajmë baba të mirë,por harrojmë se kryeminiestria nuk mund të ndryshohet me dhoma kalamajsh dhe kosha baksebolli.është insitucioni më i lartë i shtetit shqiptar!o kuti e mëndjes!)
      jam platësisht i njëmëndje me ato që brambullit për teoritë e ligjeve ndërkombëtare,por a snë thua një gjë të vogël??
      përse ulërihet nga mëngjezi deri në darkë për një demostratë leshi,për një prokurore që nuk është e tillë,për një vrasje të thejshtë DHE ASKUSH,OPOZITË,POZITË,ANALISTË,SHOQËRI CIVILE nuk thot asnjë fjalë për një valë marrveshjesh që 9 vjet më parë u quajtën tradhëti nga opozita e asaj kohe,pozita e sotme??
      mos vallë opozita e djeshme,ajo që i quajti tradhëti,e ka kuptuar se e ka pasur gabim??
      nëse qëndron kjo hipotezë!?
      atëherë duhet ti kërkoj falje atyre që i nënshkruan ato marrveshje dje!!tu kërkojë falje grekëve që me inisiativën e saj vonoi vënjen në jetë të atyre marrvesheve!!
      a thua se mund ta bëjë një gjë të tillë pozita e sotme,opozitë e djeshme??
      “Duket shume adoleshent ky djale, po me budalla ti qe e tjerr muhabetin sipas interesave te tua politike, po antishqiptare.”
      si ky “adoleshenti”që në një farë mënyre,me ndërgjejge e ka shkruar,me nënndërgjegje e ka treguar rrezikun që po i kanset shqipërisë!!
      unë budallai të vetmin interes politik që kam!!
      është ai shqiptar!!jo i edi ramës,jo i sali berishës,jo i metës,jo i çdo bastardi të lidhur me ta ose me gërk a sërb,jo me interesin ekonomik të bastardëve që shesin dhe nënë e babë për pes aspra!!
      ps:”E tregoi kete qysh diten e pare kur hoqi nga zyra foton e myteberit tend dhe vuri portretin e Ismail Qemalit.”
      këtë nuk e kuptova mirë o çobo karushi??
      ai “myteberi tënd”,mos vallë është babai tënd??sepse unë nuk mbaj mënd të kem pasur ndonjë fotografi të ndonjë njeriut tim në kryeministri!!
      SHUË BUKUR KE SHKRUAR NË MBËSHTETJE TË TRADHËTISË O çorrbë karrushi,por nuk ke dhënë asnjë,ASNJË fakt që të vërtetojë sadopak që kjo që po ndodh nuk është tradhëti!!
      mbështetni tradhëtinë o gërkërit e mutit,dhe antishqiptari jam unë!!

      Reply to this comment
  31. Mentori January 26, 21:20

    Ky Dimitri Bushati ne pamje si DEBILduket.Kurgje sbeni sala cka eshte duke bere ramos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*