Bisedimet në Kretë, Kodheli: Gati traktat partneriteti

November 13, 2017 21:10

Bisedimet në Kretë, Kodheli: Gati traktat partneriteti

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Mimi Kodheli ka komentuar bisedimet Shqipëri-Greqi, të zhvilluara këtë fundjavë në Kretë mes ministrave të jashtëm Bushati e Kotzias.

Kodheli vlerësoi dialogun, duke u shprehur se vjen në një moment kyç, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë pësuar një ndryshim pozitiv.

“Këtë herë besoj që kemi zhvillime shumë më tepër pozitive se bisedimet e të gjithë viteve të marra së bashku, sidomos e periudhës pas viteve ‘90”, tha Kodheli për SCAN.

Deputetja e PS, e informuar nga bisedat me ministrin Bushati, zbuloi se tashmë është shumë pranë firmosja e një traktati partneriteti strategjik me vendin fqinj.

“Jam e bindur që dinamika do të na çojë drejt një traktati partneriteti strategjik, i nevojshëm për Shqipërinë aq sa edhe për Greqinë. Duhet të ecim në këtë rrugë duke shpresuar të heqim ligjin e luftës, por të heqim edhe probleme të tjera që na prekin, si kufiri detar. Probleme që sot duken si të pazgjidhshme, por në fakt nuk janë”, tha Kodheli.

Ish-ministrja e Mbrojtjes ka komentuar më gjerë mbi tematikën e ligjit të luftës, akt të cilin ajo e quajti të pamerituar nga Shqipëria dhe se nuk reflekton marrëdhëniet e sotme.

“Ligji i luftës nuk na ka penguar të emigrojmë, të kalojmë pushimet në fqinjin jugor, apo i ka penguar grekët të vijnë tek ne, por heqja e tij është një çlirim për këdo të interesuar në mbarëvajtjen e punëve mes dy shteteve. Është dhënia e një të drejte, pasi jemi një vend që historikisht nuk është thënë të kemi pushtuar njeri apo të kemi treguar agresiv ndaj fqinjëve tanë. Nuk e kemi merituar asnjëherë vendosjen e një ligji lufte”, tha Kodheli.

E pyetur nëse diçka e tillë mund të arrihet së shpejti, Kodheli u shpreh se kjo është një problematikë e nxehtë, e cila merr burim ndër vite.

“Është e pamundur që problematika të ardhura nga thellësia e viteve dhe dekadave të mund të zgjidhen nga një vizitë 3-ditore”, shtoi Kodheli.

November 13, 2017 21:10
Komento

5 Komente

  1. Kali i Trojes November 13, 23:23

    Kujdes se mos ja u fut greku. Ju thote do e heqim Ligjin e Luftes por na duhet ca kohe (kuptohet 1000 vjet), por ju na jepni keto te tjerat brenda 2-3 muajve e lahemi.
    Nga e kane bere disa here kete loje!
    Ne vetem nje here ja u beme, me detin. 😛

    Reply to this comment
  2. Krist November 13, 23:27

    Zonja Mimi,edhe e ema e Zeqos,po te ishte ne maje te thanes,nuk do fliste kaq budallelliqe sa ty.Asnje traktat partneriteti,sado strategjik qe te jete,nuk ka asnje vlere,nese ligji i luftes,mbetet ne fuqi.Nese do flisnim me gjuhen tende,do thonim:Zero,vlere,cdo traktat,krahas ligjit te luftes.Te tjerat,jane lloqe kavaje.

    Reply to this comment
  3. xxx November 13, 23:59

    asgje s’ka then
    torben mbushur me gure, i thone nje llafi
    te vjen peshtire

    Reply to this comment
  4. M.Hajati November 14, 00:07

    Mbi argumentet qe shtjellon Z.Kodheli,qe ligji i luftes nuk ka penguar levizjet e shqiptarve drejte greqise si dhe levizjet e grekeve drejt shqiperise.Tregon se kemi te bajme me nji formalitet se sa seriozitet potencial.Kjo asht njisoj sikur trupat tona ushtarake banin stervitje me trupat e NATO-s ne token tone pa kene anetare.Dhe ma vone u pranume.Si,ne cdo,te cilit rast,formalitetin e glorifikojme si arritje,si dicka e jashtzakonshme.E cilesoi ne kete menyre qe te mos gabohet ne leshime teper strategjike te interresit te atdheut tone.Sic asht qeshtja Came dhe ajo e Detit.
    Kryesorja qe vertet ka rendesi te vecant asht:Ceshtja Came dhe ajo e detit qe tashma gjykata kushtetuse e ka hedhur poshte.Kete duhet ta pranojne greket pa asnji medyshje nese kuptojne termin demokraci rrjedhur nga gjuha greke.Ku institucioni me i lart i drejtesise se nji shtetit,konkretisht Gjykata Kushtetutes Shqiptare e ka zgjidhur kete paqavure te PD qe tentuan ta kalojne nen rrogoze tue mos njoftue asnji organ legjislative te vendit por as masen e popullit qe asht zot i vendit dhe fateve te veta per te mbijetue dhe mbrojtur trollin e lane nga te paret detyre imperative qe duhet trasheguar nga brezi ne brez me krenari e deviacion si populli ma i vjeter i Europes qe mbijetoj qe nga gjenza e krijueme e deri me sot pa u shuar.

    Reply to this comment
  5. stefan cole vlore November 14, 02:24

    o debile grua,ligji i luftes pengon kthimin e prones per mijra shqiptare,jo vetem camet.Per te punuar e per turizem te lejon greku se te shfrytezon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*