“Bisha nga Lindja” nuk di të ndalet, shkakton kaos në Britani

March 18, 2018 18:22

“Bisha nga Lindja” nuk di të ndalet, shkakton kaos në Britani

“Bisha Lindore” që ka goditur Britaninë e Madhe nuk po di të ndalet. Mijëra pushues kanë humbur fluturimet si pasojë e kaosit të shkaktuar.

Më shumë se 10 000 udhëtarë janë bllokuar në aeroport ku 146 fluturime nga Aeroporti i Heathrowt janë anuluar mëngjesin e së dielës, si pasojë e kushteve atmosferike.

Më të ndikuarit janë udhëtarët e “British Airways”, kompani e cila ka anuluar 64 fluturime.

Kaos është përjetuar gjithashtu edhe në shumë rrugë të Britanisë, ku janë shkaktuar aksidente si pasojë e reshjeve të dëborës.

Britanikëve u është kërkuar të qëndrojnë larg rrugëve në disa pjesë të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur në 30 cm ndërsa temperaturat kanë zbritur në -8 gradë Celsius.

Sinoptikanët kanë parashikuar se me mot të vështirë do të përballen pjesë të tëra në veri-perëndim të Anglisë, përfshirë Yorkshiren, Midlands dhe kryeqytetin Londër.

Kjo është herë e dytë brenda këtij viti që rryma siberiane me mot të ftohtë dhe reshje dëbore godasin vendin ishullor.

l.h/ dita

March 18, 2018 18:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*