Bitcoin, monedha virtuale hyn “ilegalisht” në Shqipëri!

July 9, 2017 09:45

Bitcoin, monedha virtuale hyn “ilegalisht” në Shqipëri!

 

Mania e monedhës virtuale vjen edhe në Shqipëri. Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thonë se nuk ka asnjë kompani të licencuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale. Kujdes, nuk ju mbron askush!

Nga Ledina Loga

Që nga lashtësia, ku njerëzit paguanin mallin me mall, paraja ka ndryshuar në koncept dhe formë. Paraja lindi si nevojë për të njësuar këmbimin, por që nga ajo kohë, koncepti i parasë ka evoluar aq shumë, saqë shumë e parashikojnë të afërt fundin e monedhave dhe kartëmonedhave…

Historia e evoluimit të parasë (mjetit të këmbimit), nga guaskat, te monedhat, letrat me shenjë, apo të dhënat elektronike e kanë zhvendosur gradualisht paranë nga origjina e saj, duke arritur deri në monedhën virtuale, një kod kompjuteri, që nuk ekziston fizikisht dhe që nuk kontrollohet prej bankave qendrore, si Bitcoin.

Bitcoin, që funksionon si një kriptomonedhë dhe si një sistem dixhital pagese, i shpikur nga një programues i panjohur, u përhap për herë të parë nga një softuer me të dhëna të hapura në vitin 2009, ku vlera e një Bitcoin ishte 0.05 dollarë.
Sot, në tregjet ndërkombëtare, vlera e një Bitcoin-i ka arritur shifra të larta mbi 2000 dollarë. Por si çdo investim me kthim të lartë, rreziqet shkojnë në përpjesëtim të drejtë.
Kriptomonedha, e cila megjithëse ekziston prej 2009-s në treg, por vetëm kohët e fundit ka bërë bujë në tregjet ndërkombëtare, ka filluar që të tërheqë dhe investitorë nga Shqipëria.

Si po funksionon Bitcoin në Shqipëri?

Në Shqipëri është krijuar grupi i investimit në Bitcoin, me të cilët mund të vihesh në kontakt fare lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të interesuar për të investuar në Bitcoin, personi që administron grupin na jep dy mundësi operimi, përkundrejt pagesës cash ose duke bërë blerje direkte në internet.

Sipas shpjegimit të tij, në Bitcoin ka dy lloje investimesh, pasiv dhe aktiv. Investimi si investitor pasiv, kishte të bënte me blerjen e kriptomonedhave Bitcoin dhe më pas i rishisje në një moment të dytë kur çmimi rritej në tregjet ndërkombëtare.
Investimi aktiv në Bitcoin kryhet duke blerë një paketë, ku vlera më e vogël e një pakete ishte 500 dollarë dhe 99 dollarë anëtarësia. Më pas hardueri, në të cilin bëhesh pjesë pas blerjes së paketës, bën përllogaritjet e të gjitha transaksioneve që kryhen.

Sipas administratorit, në rast se do të blije një paketë, çdo ditë do të ktheheshin një shumë x BTC nga ajo që kishe investuar fillimisht.
Personi pas faqes Bitcoin Albania dërgon edhe video informuese për të shpjeguar mënyrën e funksionimit të kriptomonedhës.
Në rast se do të operosh me cash, administratori të mundëson takim me një nga përfaqësuesit në Shqipëri, të cilit i jep shumën që ke vendosur për të investuar.
I pyetur se çfarë sigurie ka investimi në Bitcoin, administratori përgjigjet se edhe ai vetë nuk ka siguri për investimin që ka kryer.

A është Bitcoin flluska e radhës?!

Administratori i Bitcoin Club Albania thotë se nuk kanë licencë operimi në Shqipëri, por vetëm në Zvicër, madje nuk kanë as zyra, por herë pas here organizojnë takime informuese. Takimi i radhës pritet të mbahet në muajin që do të vijë. Në Shqipëri, thotë ai, vijnë për t’iu dhënë mbështetje njerëzve me diçka të re.
Cili është përfitimi i tyre?! Përfitimet rriten bazuar me një sistem pikësh dhe përqindjesh, të cilat ti i merr duke bërë pjesë sa më shumë investitorë të rinj në Bitcoin.

Banka e Shqipërisë dhe AMF, nuk kemi asnjë kompani të licencuar

E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bën të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të zbatojë me rigorozitet funksionin e saj mbikëqyrës për subjektet financiare të licencuara prej saj, në zbatim të ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe ligjit “Për bankat” në Republikën e Shqipërisë.
Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.

Çfarë janë monedhat virtuale

Sipas Autoritetit Bankar Europian, një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parave dixhitale, e paemetuar dhe e pa garantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale janë krijuar në shumë forma, duke filluar si monedha brenda mjedisit të lojërave online kompjuterike dhe rrjeteve sociale, dhe duke u zhvilluar në mjete të pagesës të pranuar ‘offline’ ose në ‘jetën reale’. Tashmë është gjithnjë e më shumë e mundur që të përdoren monedhat virtuale si një mjet për të paguar mallra dhe shërbime me tregtuesit me pakicë, restorante dhe vende argëtuese. Shpesh këto transaksione nuk kanë ndonjë tarifë ose pagesë, dhe nuk përfshijnë ndonjë bankë.
Kohët e fundit, monedha virtuale “Bitcoin” ka vendosur bazën për një gjeneratë të re të monedhave virtuale të decentralizuara – shpesh referuar edhe si kripto-monedha.

Monedha virtuale mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedhën konvencionale. Ata transferohen më pas në një llogari të personalizuar të njohur si ‘portofol dixhital’. Duke përdorur këtë portofol, konsumatorët mund t’i dërgojnë monedhat virtuale në internet tek të gjithë të tjerët, që janë të gatshëm për t’i pranuar ata, ose të bëjnë konvertimin e tyre përsëri në një monedhë konvencionale (të tilla si Euro, Paund apo Dollar).

Nuk ju mbron askush

E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bën të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Si funksionon Bitcoin

Në fakt, në themel të saj, Bitcoin ka decentralizmin. Nuk ka asnjë bankë qendrore apo qendër ku Bitcoin emetohet. Monedha është tërësisht dixhitale dhe nuk ekziston në asnjë lloj forme fizikisht.
Duke qenë se portofoli i Bitcoin nuk është asgjë tjetër veçse një kod me të dhëna në kompjuter, vjedhjet apo manipulimet janë të predispozuara që të ndodhin në rast se përdoruesi nuk merr masat e duhura.

Më 27 qershor, një virus trojan u përhap në internet, duke sulmuar portofolin me monedhat virtuale të përdoruesve. Edhe në vitin 2011 u hakuan rreth 478 llogari të ndryshme, nga të cilat u vodhën rreth 25 mijë monedha BTC me vlerë 8.7 milionë dollarë. Pas sulmit kibernetik në atë kohë, vlera e një Bitcoin ra nga 19 dollarë në 0.01 $ brenda 1 ore.

Rreziqet nga investimi në Bitcoin

E pagjurmueshme

Kjo veti e Bitcoin ka tërhequr edhe krimin. Njerëzit mund të blejnë dhe shesin drogë, apo mallra të tjerë të jashtëligjshëm pa rrezikuar që të gjurmohen nga autoritetet. Në këtë aspekt është i ngjashëm me paranë cash, që njeh përdorim të gjerë nga kriminelët.

E lehtë për t’u humbur

Nëse karta e kreditit vidhet apo hakohet, bankat bllokojnë llogaritë dhe rregullojnë balancat. Madje mund të rimarrësh paratë në rast se policia vepron me shpejtësi. Por në rast se humbisni Bitcoin, humbja është e pakthyeshme. Mënyra më e mirë për t’i ruajtur Bitcoin është në një disk të shkëputur nga interneti.

E vështirë për t’u tregtuar

Nuk mund të përdorësh kartën e kreditit për të blerë lehtësisht Bitcoin për arsyet e lartpërmendura. Nuk ka një mënyrë të lehtë për t’i shitur dhe për t’i blerë. Ka shumë pika këmbimi të cilat ofrojnë shërbimin në mënyra të ndryshme, por ende nuk është si transferimi i parave me PayPal.

Ende shumë e re

Bitcoin ka shumë pak vite në treg. Ka mundësi që konkurrente të kësaj monedhe të bëhen më të suksesshme se Bitcoin apo t’i gjenden të meta të mëdha.

Nuk mund ta blesh

Nuk ka shumë vende ku Bitcoin pranohet si pagesë. Kjo ka gjasa që të ndryshojë në të ardhmen, por në ditët e sotme, pjesa më e madhe e njerëzve blejnë Bitcoin si një mënyrë investimi.

Shumë e paqëndrueshme

Aktualisht çmimet e Bitcoin po rriten çmendurisht. Këto ndryshime kaq të mëdha në çmim nuk janë të përshtatshme për tregun. Dyqanet online duhet të rregullojnë çmimet e produkteve thuajse çdo ditë.

Avantazhet që e bënë Bitcoin popullor

Së pari, përdoruesit e Bitcoin nuk preken nga inflacioni. Një nga problemet më të mëdha me dollarin dhe monedhat e tjera është inflacioni. Gjatë gjithë kohës, monedhat e humbasin fuqinë e tyre blerëse me disa pikë përqindje çdo vit, pasi bankat qendrore vazhdojnë dhe emetojnë gjithnjë më shumë para. Përdoruesit e Bitcoin nuk e kanë këtë problem, pasi sistemi është programuar në mënyrë të tillë që kriptomonedhat Bitcoin do të kenë një limit. Vetëm 21 milionë Bitcoin do të emetohen. Emetimi i kriptomonedhave të reja është ngadalësuar dhe do të përfundojë plotësisht brenda disa dekadave. Deri në 2050-n (vit që përkon me emetimin e Bitcoin-it të fundit) popullsia në botë përllogaritet se do të jetë rreth 10 miliardë njerëz. Do të ketë 1 Bitcoin për çdo 500 individë.

Së dyti, është rreziku i ulët nga falimentimi i ekonomive. Monedhat e zakonshme varen nga qeveritë, të cilat mund të falimentojnë. Të tilla ngjarje shkaktojnë hiperinflacion ose kolaps total të monedhës, dhe kursimet e një jete mund të zhbëhen brenda një dite. Fakti që Bitcoin nuk është i rregulluar nga asnjë qeveri e bën atë një monedhë virtuale globale.

Së treti, pagjurmueshmëria është njëkohësisht avantazh dhe dizavantazh për kriptomonedhën. Asnjë organizatë nuk mund të gjurmojë burimin e fondeve. Kjo veti nxit përdorimin e Bitcoin nga njerëz, të cilët mendojnë se qeveritë “po fusin duart” në kursimet e tyre.

Së katërti, monedhat virtuale transportohen lehtësisht. Mund të mbash me vete Bitcoin me vlerë miliona dollarë në formën e një çipi në xhep. Këtë nuk ta mundëson as paraja cash dhe as ari.

Marrë me shkurtime nga Monitor

July 9, 2017 09:45
Komento

6 Komente

  1. Divjaka July 9, 11:47

    Ky eshte fillimi i nje tjeter sistemi bankar .
    Mbas 500 viteve vdiq , sistemi qe Bankar ai qe njohem .

    Ekonomia egziston , sepse egziston kembimi ,
    ç’do kembim presupozon egzistencen e dy aneve , me interesa te kunderta .
    Blersi kerkon te shpenzoje me pak ,
    dhe Shitesi te fitoje me shume .
    Shume analiza e harrojne kete fakt esencial .

    Eshte e çuditçme ,
    te shikosh dishezen nga poshte , te duket Malore ………..
    haaaaaaaaaaaaaaaaa
    nje e vertet e thjeshte , dhe me aplikacione banale .

    Nje histori e vogel e Trishte .

    Na ishte njehere nje kasap me perparse te kuqe ,Kapitalistet i kerkojne , qe shtetin e tij ta bente pjese ne nje akord Monetar te pa qendrushem , per te shtypur puntoret me Zhvlersimin monetar te brendeshem .
    Kasapi e beri , dhe ja doli brenda vendit te tij .
    Me vone ndodhi LUFTA , ai kasapi vdiq ne nje menyre te keqe , kurse puntoret mbijetuan per pak kohe , dhe jetuan mire .

    Me monedhen virtuale jeni te kontrolluar mbi gjithçka ::
    ç’fare libri keni blere ,
    cilin uje pini ,
    sa buke hani ne dite ,
    Sa viagra konsumoni
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Reply to this comment
    • Arben July 9, 18:01

      BEHET FJALE PER PARANE, JO SISTEMI BANKAR.

      BANKAT DO TE VAZHDOJNE TE JENE.

      PARAJA LETER ESHTE MASHTRIM NE MES TE DITES.

      VETEM FLORIRI ESHTE PARA.

      Reply to this comment
  2. Duart me Kallo July 9, 12:22

    keto 27 vite ,
    na kane treguar qe Bota eshte e ndare ne dy pjese
    ose ndoshta ne TRE .
    Nga njera ane jemi ne populli qe nuk Vlejme asgje
    dhe ana tjeter jane kapitalistet .

    Monedhat ndertohen , dhe projektohen per
    te shtypur Kllasen puntore .
    Monetat jane nje menyre qeverisjeje .

    Per injorantet :

    Qumshtin , buken , djathin , LESHIN e tje e tjer ………………………………………
    I prodhoni Ju .
    Si ka mundesi qe politikanet qe shesin Premtime dhe Fjale jane me te pasur se ju Dele te ngjyrosura ???

    Reply to this comment
  3. Novruz Taip Vishanji July 9, 13:03

    KU GABON KJO LENDINA..

    Nuk eshte e vertete qe shkembimet ne Bitcoin jane te pa gjurmueshme. FBI sa here i eshte dashur ka arritur te gurmoje trufatoret me kete monedhe virtuale.

    Dy fjale me shume se Lendina e sorkadheve te ngjyrosura te Monitor:

    – E para, rrjetet internetiane apo platforma e perdorur, nuk eshte ajo “pulike” siç eshte Edge e Microsoft, apo Google, apo FireFox etj, por rrjeti eshte ai i TOR !

    – E dyta pikerisht rrjeti TOR lejon zigzakezimin ne mijera srver-kompjuter private te shperndare ne te kater anet e globit, per te humbur gjurmet si te klientit fillestar ashtu edhe te atij final, duke e bere groteske çdo perpjekje per te gjetur gjurmet si te te pareve e aq me shume atyre finale.

    -E treta, pikerisht per kete arsye, fshehja e krimineleve finale, qe organizojne kete lloj trufe virtuale, ndihmohet nga Paradizet off-shore, ku edhe behet shkembimi i BiTCoin me monedah reale. Por kohet e fundit te tilla shkembime behen edhe ne bankat Rumune, Bullgare e ndonje rast edhe ne ato Gjermane e Angleze, ku perfituesit lejohen te hapin llogari bankare me dokumenta te fallsifikuar qe mbyllen menjehere pas transaksionit.

    Ky eshte edhe qellimi i ketyre lakejve qe kane zbritur edhe ne Shqiperi, me siguri kosovare me banim apo nenshtetesi zvicerrane, qe do perpiqen te realizojne nje rrjet te tille shkembimi, me siguri jashte cirkuiteve bankare te kontrolluara, por ndermjet agjensive Money-Transfert, qe kane lidur e bulezojne te pa shqetesuara ne çdo kend te Shqiperise.

    Ne kete krim universal te organizuar, pjesen e luanit e mbajne kriminelet ruse dhe ata ukrainas, po me lidhje te forta edhe me kriminele amerikane.

    Rruga e vetme per te luftuar kete krijimtari kriminale, eshte nje ligj i forte kunder nje biznesi te tille, me denime dhe sekuestrime nga te dy krahet e monedhe-shkembyesve, dhe mbyllja teresore e qendrave te Money-Transfert, duke lejuar dergesat ne para vetem nga kanalet zyrtare te bankave dhe zyrave postale, ku rregjistrimet jane te detyrueshme, dhe zakonisht kerkohet (duhet) informacion i hollesishem per çdo transaktion.

    A mund ta beje kete Sejko me dhjetra pronesi kushdikush si i kabere, apo Ahmetaj me dipllome modeste, te honoruar me pas ne universitetet rumune ?
    Natyrisht qe jo, sepse vete keta dylbere te pa skrupullt mund te jete nxitesit dhe promovuesit e shkembimeve te tilla, per ti dhene doren e fundit te ndihmes, mijera gjyqtareve, prokuroreve e politikaneve te korruptuar qe Vetting-u po u mbeshtillet si lak ne qafe.

    Reply to this comment
    • Arbri July 9, 19:14

      drejtuar novruzit
      Komenti eshte profesional. nuk kuptova vetem qendrimin dhe figurat letrare e perdorura per revisten Monitor.

      Reply to this comment
  4. Arben July 9, 14:00

    PARAJA LETER ESHTE DREJT FUNDIT.

    ARSYEJA E THJESHTE, SHTETI PRET SA TE DOJE DHE SI TE DOJE, I VJEDH SI TI DOJE.

    KESHTU HUMBET VLERA, DJERSA DHE GJAKU I ATYRE QE VENDOSIN TI MBAJNE KURSIMET NE PARA LETER.

    BITCOIN ESHTE VETEM FILLIMI I MINIMIT TE

    PARASE LETER.

    FLORIRI ESHTE INVESTIMI ME I MIRE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*