Si u bë Hero i Punës kumarxhiu i parë i burgosur në Shqipërinë e pasluftës

Nga Faslli Haliti October 11, 2018 15:22

Si u bë Hero i Punës kumarxhiu i parë i burgosur në Shqipërinë e pasluftës

Faslli Haliti *

Mbaj mend nga fëmijëria si babai im u gëzua zhumë kur pushteti i ri i sapoardhur nga lufta, gjënë e parë që bëri, goditi bixhozin apo kumarin siç i thoshin në ato vite. Goditja kundër kumaristëve apo bixhozistëve qe e menjëhershme, e ashpër pa marrë parasysh fare se ky apo ai kumbaristë ishte djali i këtij apo atij.

Shpartallimi qe i menjëhershëm e i  tmerrshëm si ai i hutini mbi zogjtë dhe qoka apo klloçka s’ka ç’të bëjë, alarmohet shpupuris puplat, por nuk i shpëton dot zogjtë e saj.  Kështu dhe prindërit në heshtje e miratonin goditjen, kundër kujtdo që luante bixhoz, qoftë edhe kundër bijve të tyre.

Kumaristët e lagjes sonë periferike që njiheshin e tregoheshin me gisht s’po dinin ku të fusnin kokën. U goditën të parët. Më tipikët u arrestuan. Të tjerët u fshehën në kënetën e «Tërbufit», mes kashtës e kallamave. U ngujuan mes kallamave, kashtës, raketës e thanëqerres, me të cilat ndiznin zjarr netëve të dhjetorit, janarit, për t’u ngrohur…

Morën lelën kumarxhinjtë e lagjes sime në periferi të qytetit të vogël, rrëzë kodrave të Darsisë. Barinjtë u çonin bukë, i mbanin me bukë e ushqime duke. Ata  futeshin njëherësh mes kashtës dhe kallamave së bashku me lopët, demat, buajt, që të mos zbuloheshin.

Por Qamil Staka, kumaristi më i shkathët e më i dhëni këmbë e kokë mbas bixhozit, nuk shpëtoi dot. Pushteti i ri që sapo kishte zënë vend në karriget e zyrave ku kishin ndenjur pushtuesit gjermanë e italianë apo ballistë që kishin bashkëpunuar me ta e mbërtheu të parin. Qamil Stakën, kumaristin e thekur që shkonte çdo ditë në qytet për të shitur pesë-gjashtë qypa me kos e gjalpë dhe lekët siç i merrte nga blerësit, i linte të gjithë në tavolinat e bixhozit.

Qamili ishte djalë i vetëm, më simpatiku, më i zhdërvjellëti, ngjala ose qefulli i lagjes periferike, siç e quani banorët dhe sidomos vajzat e lagjes sonë. Edhe pse si ngjalë e si qefull, ai humbiste përherë në bixhoz. Nuk i ecte. Gjithë lekët e qypave i bënte rrush e kumbulla. Kthehej pa kacidhe në shtëpi të cilën e kishte në fund të lagjes, në krahun jugor, gati buzë kënetës së «Tërbufit».

Do mbetesh pa nuse, mor i zi, i thoshte gjyshja. Nuk t’i hedh sytë as goca e Jonuz Lerës. Por Qamilit nuk i shkitej shpirti nga bixhozi, gjersa në ditën që…

I burgosuri i parë i lojërave të fatit u bë pikërisht Qamil Staka. Ai që spërdridhej si një renjë parmende, u tregua më uloku, më bufi se të gjithë bixhozxhinjtë. Të gjithë të tjerët e gjetën furrikun në mes të kashtës dhe kallamit të kënetës, kurse Qamili zuri qelinë.

Atij iu bë një gjyq me altoparlantë dhe në salla e gjyqit u mbush me të ftuar të rinj të ftuar posaçërisht me ftesë të posaçme, jo pa qëllim, por që të dëgjonin se ç’ishte bixhozi dhe t’i vinin gishtin kokës. T’i viheshin punës dhe jo bixhozit.  Gjatë gjyqit u përsërit shpesh se Qamil Staka hynte në sallën e bixhozit i pasur dhe dilte përherë e më i varfër se kurrë.

Fatin e Qamil Stakës e pësuan edhe shumë të tjerë gjersa lojërat e fatit nuk u dukën më në faqen e dheut. Në faqen e dheut shihje njerëz që e vadisnin tokën me sërmanë e djersës së ballit për të bërë një jetë modeste, por dinjitoze…

Kur bixhozi u fshi nga 28 mijë metra katërorëshe e atdheut, babai bërtiti aq sa dhe sot pas shtatëdhjetë vitesh, unë i dëgjoj ende vibrimet e asaj britme: “Shpëtuan djemtë tanë nga kolera e zezë e bixhozit.»

Ndonëse jo me britmën e babait, por me entuziazëm të motivuar e prita dhe unë vendimin për bllokimin e lokaleve të basteve dhe kazinove, kësaj grope të zezë, ku mbyten çdo ditë djemtë tanë duke u kacafytur me dallgët e lojërave fatale.

Nëse dikur, në fëmijërinë, adoleshencën, rininë e burrërinë time, nga tmerri, nuk e ktheja kokën nga dera e përzishme e Degës së Brendshme të Policisë, me të njëjtën ndjesi të përzishme edhe tani në moshën e tretë, nuk e kthej kokën nga dyert e zeza të Kazinove.

Pas daljes nga burgu Qamil Staka, filloi punë në fermën e Tërbufit, një nga fermat më të mëdha të vendit. Në fillim si punëtor krahu që prashiste e korrte, pastaj gjer sa doli në pension ai ishte brigadieri më i mirë, brigadieri me brigadën më pararojë që merrte rendimentet më të larta.

Dhe… ish kumarxhiu Qamil Staka, u shpall «Hero i Punës”!

Botuar sot në Dita

Nga Faslli Haliti October 11, 2018 15:22
Komento

31 Komente

  1. aron October 17, 09:23

    Une kam vete nje lloto ,por kjo nuk eshte pune ,te vijne njerezit te lene leket e bukes madje dhe qindarkat ,me mendimin se do fitojne.Problem eshte dhe “pirateria”.me kete goditje filloi te egzistoje shteti.Pune te mbare!

    Reply to this comment
    • .... October 11, 16:56

      komenti me i siqerte qe kam hasur ndonjehere ne historine e komenteve online.

      BRAVO

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 12, 14:50

        Eshte i paguar or ti …… nuk e kupton? Apo ta kane mbushur koken me tallash?

        Reply to this comment
        • Rami October 13, 17:32

          Po, rraca tuaj ka qene paguar (nga babalet e amerikes) per te bere diversantin, por ky shte vetem metri tuaj, pra i babaleve, sepse bota e civilizuar ka tjeter meter, nuk e ul veten si babalet balliste.

          Reply to this comment
  2. gjergji October 17, 11:05

    Shkrimi shume i goditur per “Zerin e Popullit”

    Reply to this comment
    • anonim October 18, 23:13

      Ke te drejte. Ky qenka nje komunist stalinist qe i ka ngelur ora tek 1945. Cudi qe amerikanet ne Las Vegas e Atlantic City nuk kane nje si ky. Po pse lodhem kot une me Las Vegasin. Tere Europa do te paguante me miliona nje si ky. Mos u shko dem tek Dita o plakush!

      Reply to this comment
      • ??? October 11, 15:56

        Amerikanet kane Las Vegas, Atlantik City dhe Reno si vende te caktuara me ligj per casino, dhe nuk lejojne bixhozin ne asnje qytet apo shtet tjeter ne Amerike, apo jo? Mos merr Ameriken si shembull se ja fute kot.

        Reply to this comment
      • mirel October 11, 15:58

        Qerratenj keta komunistet. Se pse e kane qef punen dhe urrejne dobicllekun..
        Leri kriminelet dhe horrat te harbojne.
        Ca te shesin shtepite e ca te tjere tu marrin leket.
        Per kete dite u be demokracia apo jo..

        Reply to this comment
      • Po , Po October 11, 17:53

        Vetëm një idjot pa tru mund të krahasojë Shqipërinë me SHBA – të . Ku rron ti , more gamor ? A e di ti se çfar dramash rrënqethëse pësojnë çdo ditë , me qindra e mijra familje kumarxhinjsh dhe në çfar nivele e kanë çuar krimin ?! JU , JINI FËLLIQËSIRAT E KËTIJ KOMBI , QË KËRKONI TË PASUROHENI E TË JETONI PA PUNUAR ! IU MUNGON SHKRONJA “A”, E GJYKIIMIT TË NJERIUT NORMAL !

        Reply to this comment
    • I tillë je , sa herrë që hap gojën October 11, 17:43

      Sepse ti @ gjergj , je muuut , nuk je burrë ! Këtu flitet për një problem jetik për mijra e mijra familje , kurse kafshë si ti , përpiqen ti politizojnë e largojnë vëmëndjen !

      Reply to this comment
  3. DREAM October 17, 11:51

    Mire qe me njoftuat qe tani jeni ne moshen e trete ,se dicka po me perzihej nga artikulli i juaj .

    Xhaxho , ne respekt te thinjave tuaja dhe sidomos te dhunes qe ju eshte bere qe ne vogeli ,me shume qetesi po ju njoftoj qe asgje te drejte ka ketu .As ne ate pushtetin e dreqit qe ju kujtokeni kaq mire dhe as ne kto aksionet e debatikasit Tahiri .
    E di qe ju duket absurde ,por nqs dikush do te luaj bixhoz …mos u corodisni …e ka te drejte ta bej .Nuk mund ti dergojme neper keneta per kete arsye {duhet tu vij turp per kte krahasim}
    Ka ligj ,xhaxho .Ka ligj qe merret me kto gjera …nuk konceptohet me shtetrrethimi .
    Demokracia nuk ti lejon kto gjera ,ka dhe disa nenearsye qe cojne ne revolte .Jemi te detyruar nga bota te bejme shtet ligjor dhe jo shtet policor .Uroj qe Tahiri ta mbledhi shpejt mendjen . E vetmja gje qe do miratoja eshte qe te na i zhduki nga rruget e qytetit ,ti degdisi jashte vijes se verdhe …ose si ju pelqen juve andej nga … kenetat .
    KJO ESHTE DEMOKRACIA ,XHAXHO …NUK KA ME BRIGADIER TANI !
    JU KUJTOJ QE SADO QE JU DUKET TMERR DERA E KAZINOSE …NGELET E DREJTA E ATYRE QE JU PELQEN !
    JA DHE UNE TMERR E KAME PUSHTETIN POPULLOR ,POR JO PER GAZETA NUK JU BOTON !

    Reply to this comment
    • deti October 11, 16:12

      Bravo “dream”,qenke nje koqe gomari komplet!
      Socializmi na beri njerez,se ishim egersira,qe jetonim ne shpella,pa drita,pa uje,pa shkolle,pa pune,pa gjakmarrje,pa prostituta,pa balliste e zogfiste,pa spiune e diversante,pa bixhozcinj e dembele,pa malarje e tuberkuloz,pa SIDA e KANCER,hanim pak,por ishte BIO e jo me buke nga mielli kanceroz!
      Grip[in e quanim semundjen me te rende,ndersa sot jemi familjarizuar me KANCERIN,VRASJEN,AKSIDENTET,KORRUPSIONIN,VETVRASJET,PROSTITUCIONIN,SIDEN,DROGEN etj!
      Socializmi nuk ishte per luks,por ishte per barazi njerezore,ku komshiut i thoje vella e moter e jo armik!
      Ne shkolle,cerdhe e kopshte shkonin te tere ne kembe e nuk kishte ca me fuoristrada e shumica te shoqeruar nga prinderit para e poas mesimit se munbd t’i grabise njeri per organe transplanti!
      Ne socializem nuk njihej kurre fjala KORRUPSION,DEPDRESION,STRRES etj,ndersa tani nuk ka njeri qe nuk vuan nga keto murtaja te kapitalit!
      Prandaj ti dream shko futi nje kanace mut,se per punbe tjeter nuk je!
      Ben mire qe nenen,gruan,motren dhe vajzen tende e paske cuar si prostitute se keshtu fiton me kollaj pasuri!
      E ke kuptuar mire se vetre sic duket e perdorke mire SUMEN edhe kete per leke!
      Ke te drejte,prandaj duku nga Kavaja ta rregjistrosh marmiten!

      Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 11, 16:22

      DREAM! Nuk edi se c’je, FEMER apo MASHKULL. S’di poashtu sa vjec je e nese je NENE apo BABE ne jeten tende… Nejse.
      Imagjino vehten 55-60 vjec ne Shqiperi, familjar i nje shtrese te mesme me nje, dy apo tre femije TE RRITUR 18, 21, apo 25 vjecar e TE PAPUNE (mos me thuaj qe ne Shqiperi te gjithe te rinjt e nxjerrin vete “buken e gojes”). E gjithe kjo RINI, ose pjesa me e madhe, (ashtu sikur te gjithe e dime dhe e shohim per dite) s’ben gje tjeter VEC LLOGJE, LLAFE, THASHETHEME (per te fortit e lagjes), KAFE, LOTO, KAZINO, HASHASH, LUKS me brek borxh etj. si keto.
      Por c’nodh?
      Te gjitha ato qe permenda me siper nuk mund te behen BADJAVA. DUAN LEK, EURO, DOLLAR etj. Por nese djali im apo i yti s’ka KU DO T’I GJEJ APO PARA PER T’U “ARGRTUAR” se “KJO ESHTE DEMOKRACIA” dhe “E DREJTA E ATYRE QE JU PELQEN” (e shkruara keto nga ty) ?????? E ka vertetuar jeta: Do filloj te marri borxh ose do filloj te KANOS e DHUNOJ PRINDERIT, VELLEZERIT apo MOTRAT per nje pesqindeshe apo per pese (5) euro qe te bej nje loje biliardo me BAST. Mos harrojme se KRIZA ka kohe qe ka filluar.
      Tani te pyes: A do beje nje DREAM te tille per familjen apo femijt e tu?
      PS. Keto nuk jane AS TEORIRA KOMUNISTE dhe AS ENVERISTE por AKTUALITET I PARE NGA JETA JONE E PERDITESHME. Good night and have a nice dream, DREAM!

      Reply to this comment
    • Xhaxhua October 11, 16:24

      Ju “modernet” e xhytur ne mut jeni cite mend.
      Pordh me rigon.

      Reply to this comment
  4. zevzeku October 17, 12:29

    U plak dhe Faslliu tanime…Me mire te vazhdoj me vjersha…

    Tema ja vlen per t’u trajtuar pasi ka krijuar probleme sociale, vecse fabula e zgjedhur nga autori le shume per te deshiruar, madje pa ofenduar kend nuk do jepja ‘vize’ botimi…

    Reply to this comment
  5. lisdushku October 17, 14:06

    ANALOGJIA,mjaft e goditur,mjeshter!Shteti,familja,mireqenja nuk ndertohen me kumar,po kujt i thua,?Kjo DREAM,qe te jep lexione te ekonomise politike te kapitalizmit duket nga keto harbutet qe beri me pushtet shpellari.Dje kishte ngaterruar vargjet e ismail kadarese,me te agollit,e kishte mbushur edhe me britma antikomunizmi katovician,me pak esence zhgenjimi kishte sajuar nje koktej qe ja hidhte Dritero Agollit si kokteil Molotov.Me kujtohet nje anekdode me Bertold Brehtin gjate nje vizite ne Gjermanine lindore pas luftes.E pyet nje aktiviste e partise komuniste:Pse ti shoku Breht nuk i lufton sa duhet mbeturinat e nazizmit,pse nuk ndjek shembullin e BRSS dhe demokracive popullore?Autori i Arturo Ui-se iu pergjigj:Po me ben luftetar,kur une jam shkrimtar,atehere si luftetar po te them se une luftoj me te gjallet,nuk luftoj me te vdekurit.
    Oj DREAM,e kuptove analogjine,moralin e fabules?Faslli Haliti ka luftuar me bishen komuniste,kur bisha ishte gjalle,me agresive se kurre!Ketu qendron ndryshimi midis disidences se Faslli Halitit dhe antikomunizmit Katovician te shpellareve te Sali Berishes,ku ben pjese edhe ti o bu..e parlamentit

    Reply to this comment
    • DREAM October 17, 16:38

      Vargjet jua shkruajta qellimshem ,e megjithate une dua te ngelem injorante me kta poetet tuaj .Kur mua me spjegonin katrahuren katoviciane ,ti qaje per bunkerin !
      Brehti kte pergjigje e ka kthyer per ju ,bijte e stalinit .
      Fashizmi dhe diktatura e proletrareve jane vellezer .Ti ,Kadareja ,Agolli jeni bijte e saj .Po te shkruaj dhe une Brehtin ,se me pelqen .Po te shkruaj nga Marshi i vicave ,se keni qene bij mjelesesh …kto i kuptoni mire
      “Dhe vicat pas daulles hedhin capin
      lekuren per daulle vete e japin ”
      F.Haliti do jete mire te dali ne pension …ose mos ti bjeri daulles !

      Reply to this comment
      • Ke pare ti keshtu October 11, 16:03

        O dream leshi.Ti nuk je dream. Ti je nje nightmare Faslli Haliti eshte nje nga poetet me te fuqishem qe ka nxjerre ky vend. Ti je nje pleh, vulg qe poeti i madh nuk do denjonte te te perdorte per leter higjenike. Kaq I ndotur dhe I peshtire je.

        Reply to this comment
  6. albania eagle October 17, 16:50

    Mire e ke o MUC por jam kurioz per dicka.Parate qe humbiste Qamili cili “Qamil” I fitonte se nuk humbnin te gjithe dikush fitonte.

    Reply to this comment
  7. mergimtari fv October 18, 15:27

    Dream ! kupton shqip apo ben loje fjalesh ? kap esencen e shkrimit dhe kushdo qofte autori , nuk dua te bej avokatin e autorit por na grrice trapin me ate origjinen tende sikur vjen nga dere rajai apo e bejlereve qe nuk ka me ne Shqiperi se iken jashte e ç mbeti i kositi komunizmi , demokracia e verte eshte ne Sharre dhe Tufine po qe se je nga Tirana .

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku October 11, 15:53

    Shkrimi i zotiti Faslli Haliti me ndihmoi te kuptoj dicka qe po me vertitej ne mendje po nuk po e formuloja dot. Analogjia midis regjimit enverist dhe rilindjes edviniste sa vjen e behet me e thelle. Shteti po behet gjithmone e me shume policor duke ndaluar gjera qe ne boten demokratike e shumta jane te kontrolluara, ose te monitoruara, por jo te ndaluara. Shteti policor nxjerr per argument qe njerezit po i lene parate neper kazino dhe baste sepse genjehen nga shpresa se do te pasurohen. Pse? Sepse njerezit pergjithesisht jane te varfer. Atehere ne vend se ky shteti rilindas te gjeje rruget per te permiresuar gjendjen ekonomike me rruge te tjera, i bie shkurt dhe ndalon kazinote dhe bastet qe njerezit te mos e humbin edhe 5 lekshin qe kane, O shtet, ai 5 leksh si ta kesh, si mos ta kesh eshte njelloj, po i varfer je, prandaj mbyllja e kazinove dhe basteve nuk e zgjidh problemin e varferise, as ato sociale. Po sikur ate 5 leksh tani njerezia ta harxhoje per t’u bere tape me alkohool do te jete me mire, apo me keq? Alkohooli ta merr paranë, njelloj si bixhozi, po vec kesah te pjerdh edhe mendjen. Ata qe humbin ne bixhoz nuk e rrahin gruan, ate qe behen tapë zhdepin edhe gruan me dru.

    Reply to this comment
    • mirel October 11, 15:59

      Edhe ata qe humbon nr bixhoz e rrahin dhe gruan sa humbin dhe shtepine edhe gruan me gjithe femije..

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhu=Plaku Torollaku October 11, 16:18

      Plaku Mutxhumaku ti do jesh heroi i rradhes Gavetes shqupiste. lol…

      Reply to this comment
    • Askushi October 11, 21:15

      Plaku Mere i rroitur intelektolrshi. O trap ne USA eshte e ndalur bixhozi vetem ne Las Vegas dhe disa qytete eshte e lejuar bixhozi keshtu we mos na trego perralla se i kemi kaluar 18 vjetet. do te lozesh mund ta besh online nga telefoni o pc nese do te lesh lesht e sumes ne kazino do te duhet te dalesh jashte qytetit kete po ben qeveria spo thote qe do te ndaloje cdo gje. Kete e ben qe ti kur te ngelesh pa leke mund te ulesh breket dhe te shesesh sumen pa e marrr vesh te tjeret

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 11, 21:51

        Jeni te gjithe shume te edukuar dhe te dhemshur. I lexoni komentet me bythe dhe i pergjigjeni po me bythe. Nejse sejcili ben aq sa e ka takatin dhe une e di qe jeni djem te mire te gjithe, packa se çyryker, keshtuqe nuk me ngelet hatri, dmth nuk me rruhet shume se c’thoni ju beqiret e Rames.

        Reply to this comment
  9. Faslli Haliti nje talent! October 11, 16:21

    Xhuxhumak, si idiot qe je, ke harruar fjaline pergjysme:
    ”Ata qe humbin ne bixhoz nuk e rrahin gruan,… e nxjerrin ne semafor”. Kjo ndodh me ju te bixhozit dhe ti je njeri nga keta, qe u ben apologjine dhe ua njeh hallet kumarxhinjve. Je i goditur nga trute dhe nga te gjitha anet…

    Reply to this comment
  10. Arben October 11, 16:30

    Mos ki merak, ate Po ben edhe shoku edver, pregatitu per me shume bar ne menyne ditore.

    Reply to this comment
  11. Krist October 11, 16:36

    Faslli,ti ke qejfin tend,te shkruash.Kete na e ke thene aq shpesh,sa e dine te gjithe,pamvaresisht ne ju njojin (si puna ime,jemi takuar,bile ne shtepine tende,kemi biseduar-ne ate kohe ishte problemi i keshillave-pra koha mbas 1997-ishe i pa kenaqur,qe edhe te kishin vene kryetar,dhe nuk te linin te veproje si kryetar-per Lushnjen,dhe nuk te mora vesh,ne cilen ane ishe.Vete gjithnje asnjanjes,nuk te ngacmova,por shoku im dhe miku yt i ushtrise,qe u be sebepi i takimit tone,i vinte keq,qe nuk te “begenisnin”),por edhe ata qe nuk te njohin personalisht.A do e quaje te drejte ,te privonin ,nga shkrimet,pamvaresisht nga vlera e tyre,permbajtja,apo konsideratat e lexuesve?Nje pergjigje e “ndershme”dhe pa ekuivoke,do te ta hidhte poshte,shkrimin,per heroin e punes.

    Reply to this comment
  12. Pse ? October 11, 17:58

    Disa komentues këtu , të sëmurë nga bixhozi , me ngjasojnë si dy pika uji , me prostitutat e shtepive publike , që do të dëshpëroheshin në kulm , në se do t u thuhej se do të myllen shtepite publike !

    Reply to this comment
    • XXX October 13, 17:40

      Por me nje ndryshim, prostitutat do deshperoheshin, sepse u prishej vendi i punes ku ushtrojne profesionin per te fituar para, ndersa koqet e bixhozxhinjve do deshperoheshin se nuk do kishin ku te hidhnin parate si dhe te shkarkonin adrenalinen … per te cilen kane shume nevoje femrat e tyre.

      Reply to this comment
  13. Dodona mbi Tomorr October 11, 21:01

    Ligji per lojrat e fatit apo kumarin a bixhozin , quajeni si ta doni, eshte nji nga ato pjese te programit te qeverise qe edhe pse filloi me vrull 4-5vjet me pare nuk perfundoi ashtu sic nisi ,por tashti te shprsojme qe qeveria”do ta kapi kohen e humbur”!Fakti qe shumica tek ne e priti mire kete mase te qeverise ,tregon se lojrat e fatit jane bere semundje e rrezikeshme per shoqerine tone !Kundershtite qe kane filluar te cfaqen kane te bejne thjeshte per humbje fitimesh te medha nga boset e kazinove e te basteve sportive qe kane shkaktuar jo pak fatkeqesi ne familjet shqiptare!Sa per shembujt qe jepen per vendet perendimore eshte e vertete qe ne to jane qytete me emer per keto lojra si Monte Karlo apo Lasvegas por edhe atje fitojne vetem boset e ketyre shtepive te biixhozit dhe qe tregon edhe nji here se nga perendimi na kane ardhur keto semundje qe jane shndruar tek ne si epidemi fill mbas vitevet “90. Po semos vetem bixhozi keshtu pasuan drogat,Mafia prostitucioni e “dhurata “te tjera perendimore qe lulezuan mbas “zhdukjes se Komunizmit”apo fundit te diktatures se Enver Hoxhes! Prandaj “fundi i marrezise” po pritet me shume shprese se kete here do te marre fund me te vertete kjo marrezi! Edhe shkrimi i poetit te talentuarFaslli Haliti eshte per tu pershendetur .Pamvaresisht kundershtive e fyerjeve Ai duhet te vazhdoje te na sjelle te tjera shkrime me vlere per shoqerine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*