Qeveria do ulë taksat, Ahmetaj: Përfitojnë mbi 10 mijë biznese

May 16, 2018 10:54

Qeveria do ulë taksat, Ahmetaj: Përfitojnë mbi 10 mijë biznese

Qeveria do të ulë me tre herë tatim-fitimin për më shumë se 10 mijë biznese. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri publike paketën e re fiskale, e cila ndonëse miratohet në qershor do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Tatim fitimi për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lekë ulet në 5 përqind. Janë 21 mijë e disa biznese që paguajnë tatim fitimi 15 për qind. Me këtë ndryshim 10 mijë e disa biznese, pra 50 për qind e tyre u ulet tatim fitimi në 5 përqind”, tha ministri Ahmetaj.

Paralelisht hiqet TVSH-ja për importin e makineri pajisjeve që përdoren për ndërtimin e centraleve diellore si dhe ulen taksat për një kategori biznesesh të lidhura me bujqësinë.

“Tatim fitimi për kooperativat bujqësore bëhet 5 përqind. Për agroturizmin tatim fitimi bëhet 5 për qind. TVSH ulet në 6 për qind dhe hiqet taksa e infrastrukturës”, tha Ahmetaj.

Sipas kreut të Financave, me këto ndryshime pjesa dërrmuese e bizneseve në Shqipëri do të kenë një tatim fitimi të reduktuar.

“Nga 110 mijë biznese, 95 mijë paguajnë tatim fitimi nga 0-5 për qind. Fjët se u rritën taksat, u rritën taksat është një tullumbace”, tha ministri.

Ministria e Financave do të ndryshojë edhe ligjin e koncesioneve duke hequr ofertat e pakërkuara nga privatët, por ky ndryshim do të hyjë në fuqi vetëm në mes të vitit të ardhshëm.

o.j/dita

May 16, 2018 10:54
Komento

1 Koment

  1. Arben May 16, 20:37

    Fatkeqesi per ne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*