Projektligji: Qeveria synon që të ulë përdorimin e parave cash në ekonomi

February 8, 2019 14:48

Projektligji: Qeveria synon që të ulë përdorimin e parave cash në ekonomi

Qeveria synon që të ulë përdorimin e parave cash në ekonomi dhe për këtë ka hartuar një projektligj, çka detyron të gjitha bizneset të hapin një llogari bankare në emër të subjektit. Përjashtim nga kjo nisëm do të bëjnë ato biznese me xhiro nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit. Sipas të dhënave parashikohet që janë rreth 40 mijë subjekte tregtare që do të duhet të hapin një llogari në bankat e nivelit të dytë.

Aktualisht çdo kush mund të hapë një llogari bankare, por ligji tashmë e bën te detyrueshëm këtë proces. E nëse nuk e zbatojnë ligjin, penalitetet arrijnë nga 50 deri në 100 mijë lekë. Nisma ende nuk ka marrë formë zyrtare, por parashikohet që ajo të jetë gati në pranverën e këtij viti.

Hapja me detyrim e një llogarie është një lajm i mirë për bankat që aplikojnë komisionet bankare dhe një kosto e shtuar për bizneset që do të duhet t’i paguajnë ato.

Kjo nismë është një detyrë e lënë nga Këshilli i Europës, konkretisht nga komiteti, Moneyval i cili merret me masat kundër pastrimit të parave dhe orientimin e tyre drejt sistemit bankar.

o.j/dita

February 8, 2019 14:48
Komento

3 Komente

  1. Genti February 8, 15:08

    Per bizneset ne Shqiperi. Mos perdorni banka te lokalizuara ne Shqiperi. Perdorni banka te rregjistruara jashte territorit Shqiptar.Keni dy avantazhe nga kjo. Komisione shume here me te lira, dhe siguri te kapitalit qarkullues nga korrupsioni dhe kriminaliteti i qeverise Shqiptare, e cila bllokon llogari bankare, pa vendim gjykate.

    Reply to this comment
  2. Laerti February 8, 19:33

    Doemos se per vete i kane llogarite plot e per plot,por si i behet per ne te shkretet qe nuk kemi as portofol xhepi e jo me llogari bankare!
    Pse cfare do blejme ne pensionistet 30 leke presh me karte?
    Cili shites preshi paska aparat qe perdore karten edhe per 30 leke akullore?
    Kemi nje kryeminister rrote heu,qe nuk di se si jeton populli!
    Mjere ne qe na u hoq qafe nje kriminel si Sala dhe na erdhi nje avdall si palla!

    Reply to this comment
  3. Arben February 8, 20:57

    Mireseerdhet ne komunizem.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*