Bizneset kosovare në Shqipëri po falimentojnë

May 22, 2015 11:38

Bizneset kosovare në Shqipëri po falimentojnë

Gjatë vitit që shkoi partnerët tregtare kanë rritur praninë e tyre në ekonominë shqiptare, por kjo tendencë nuk ka vlejtur vetëm Kosovën.

Gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230.

INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur, raporton Monitor.

Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare.

Por duket se, konflikti me bizneset është në të njëjtat nivele si bllokadat doganore.

Kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianet, greket dhe turqit, bizneset e të cilave kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014.

Pronarët apo bashkëpronarët e huaj janë më së shumti  italianë. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë- pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues.

Në vitin 2014 numri i ndërmarrjeve të huaja arriti në 5245, ku 43 për qind prej tyre ishin italiane, 12 për qind ishin greke, 8 për qind turke, 5 % kosovare dhe pjesa tjetër, prej 32 % nga vende të tjera.

May 22, 2015 11:38
Komento

5 Komente

  1. Goni me May 22, 13:08

    Ky fakt duhet te sqarohet nga qeveria shqiptare,sepse bije ndesh me theniet pompoze per njegjak,njekomb,per hapje dyersh per vellezrit tane kosovare etj.Organet tatimore te shpjegojne perse jane mbyllur firmat kosovare,shkak pengesash nga ana e tyre dhe organeve te tjera shteterore,nepermjet korrupsionit,apo per paaftesi menazhimi nga vete firmat.Kjo ka rendesi te madhe sepse nuk u le shkak abuzimeve nga politika si vendase ashtu dhe e fqinjeve tane joaq dashamires ndaj nesh,.Nese nga qeveria lexohen keto lajme dhe dihen keto informacione,publiku i gjere ka nevoje te informohet me shume se per bisneset italiane,greke apo turke.Personalisht ndjehem keq me nje lajm te tille.

    Reply to this comment
    • plaku May 22, 13:53

      Mendoj se neve nuk duhet te harrojme se tani, me ne fund, jemi ne demokraci dhe me nje ekonomi tregu ku dora fshehte e tija thote fjalen e fundit ne se nje firme eshte konkuruese me cilesi, levrime, çmime, korrektesi etj.
      Ne se ne kerkojme qe qeveria te nderhyje sepse firma eshte kosovare ky do te ishte nje gabim kolosal.
      Ne se firmat kosovare nuk konkurojne dot bejne shume mire, per to vete dhe neve, qe te falimenojne dhe ti lene vendin te tjereve. Konkurenca eshte nje nga ligjet themelore te kapitalizmit.
      Neve e jetuan per reth 50 vjet kohen kur shteti dhe politika ishin mbi tregun dhe thoshin fjalen e fundit dhe i pame rezultatet. Miqte nga Kosova te jene me konkurues ne se jo te largohen, sepse neve kemi hallet tona dhe nuk do mbajme edhe kosovaret me buke. Gjermanet thone : Llogari e shkurter, miqesi e gjate.”

      Reply to this comment
  2. arkeno May 22, 14:24

    Nuk ka kurrfare lidhje politika qe mbyllen 23 biznese kosovare per nje vit. Ata kane patur mundesine te punojne si te gjithe te tjeret me te njejtin sistem fiskal , fakti qe nuk kane mbijetuar nuk do te thote qe e ka fajin shteti apo marreveshjet tregtare.
    Duhen analizuar llojet e aktiviteteve, jetegjatesia e tyre ne Shqiperi e shume faktore te tjere.
    Mos vendosni tituj gazetaresk te ndikuar nga keqinterpretimi i statistikave

    Reply to this comment
  3. Arben May 22, 16:11

    TREGU FUNKSIONON VETVETIU, POR EDI RAMA MORI PERSIPER TE BEJE NJE GJYQESOR FUNKSIONAL, DHE DERI TANI ASGJE.

    Reply to this comment
  4. shkodra May 22, 17:31

    nuk duhet te kete kurrfare lidhje falimentimi i bizneseve nga kosova…Po ata biznese nga kosova qe jane te suksesshme !!??…nuk ka lidhje fare nga kosova apo nga kina…Ky vend ka ligjet e veta te konkurrences,te shkruara e te pashkruara….Kushdo qe merr nismen e lire te bej biznes,merr edhe ngarkesat….fitova,jam me i miri….humba,e ka fajin shteti….Ne shqiperi,shteti ka pjesen e tij te fajit te madh qe lejon informalitetin dhe korrupsionin por edhe keto jane elemente shume te rendesishme qe ne shqiperi duhen marre seriozisht parasysh…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*