Bizneset me TVSH, Tatimet: Dorëzoni deklaratën brenda afatit

July 10, 2018 15:42

Bizneset me TVSH, Tatimet: Dorëzoni deklaratën brenda afatit

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero u ka bërë thirrje bizneseve që nuk e kanë bërë ende deklarimin e TVSH-së se kanë kohë deri në datën 16 korrik.

“Janë 11 mijë e 700 biznese që hyjnë për herë të parë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nga këto, 60 për qind e kanë dorëzuar sakaq deklaratën tatimore”, deklaroi Vjero për Top Channel.

Tatimet i kanë bërë thirrje të gjitha bizneseve që të dorëzojnë në afatin e përcaktuar deklaratën e TVSH-së, përndryshe, ata do të gjobiten.

“Kush nuk e dorëzon në afat deklaratën tatimore, ka gjobë 5 mijë lekë, kurse ata që e plotësojnë gabim, nuk kanë asnjë penalitet”, tha Drejtoresha e Tatimeve.

Qeveria e ka ulur kufirin e xhiros, gjë që e kalon një biznes me tvsh në dy milionë lekë, nga 5 milionë lekë në vit që ishte më parë.

Duke filluar nga data 1 prill, ky ndryshim ka detyruar mbi 11 mijë e 700 biznese që të deklarojnë për herë të parë tatimin mbi vlerën e shtuar.

s.a/dita

July 10, 2018 15:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim