Bizneset pesimiste për punësimin, parashikojnë rënie këtë tremujor

January 13, 2020 09:44

Bizneset pesimiste për punësimin, parashikojnë rënie këtë tremujor

Bizneset në të gjitha sektorët rritën pesimizmin për punësimin në tremujorin në vijim dhe gjithashtu pohuan se në tremujorin e vitit 2019 kishin tkurrur punonjësit.

Perceptimet negative për punësimin u reflektuan në anketën e Bankës së Shqipërisë për Tendencën e besimit në Ekonomi.

Edhe pse punësimi në vend sipas treguesve zyrtare po shënon rënie në rekorde historike, duke arritur në 11.4 % në fund të tremujorit të tretë të vitit 2019, bizneset kanë ulur optimizmin.

Anketa tregoi se, bizneset e sektorit të industrisë presin rënie në kontratat e porosive dhe në treguesit e punësimit për tremujorin në vijim.

Të njëjtat pritshmëri shfaqen edhe bizneset e ndërtimit të cilat kanë rishikuar më rënie forcën e punës dhe të ardhurat nga shitjet.

Të njëjtat pritshmëri ka edhe sektori i shërbimeve që është edhe punëdhënësi më i madh. Bizneset e këtij sektori kanë pohuar se në tremujorin e parë të 2020 presin rënie si në drejtim të punësimit dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve.

Më rëndë duket se paraqitet sektori i tregtisë, i cili parashikon rënie të punësimit me 9.6 pikë % në tremujorin aktual. Kjo pritshmëri ishte shumë poshtë mesatares historike për bizneset e tregtisë.

Por ndryshe nga bizneset, qeveria dhe banka e Shqipërisë presin rritje të mëtejshme të punësimit vitin që vjen duke parashikuar një nivel papunësie rreth niveli 11 %. Rritja e punësimit sipas Bankës së Shqipërisë do të jetë nxitësi kryesor i konsumit në periudhë afatmesme.

 

o.j/dita

January 13, 2020 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*