Biznesi i drejtohet politikës: Miratoni reformën në drejtësi, jemi në pritje

July 20, 2016 12:45

Biznesi i drejtohet politikës: Miratoni reformën në drejtësi, jemi në pritje

Për biznesin shqiptar, reforma në drejtësi vlerësohet me rëndësi kyçe për klimën dhe mjedisin ku ata zhvillojnë aktivitetin. Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit, në një konferencë për shtyp i është drejtuar politikës shqipare me kërkesës që nesër në datë 21 Korrik të miratojnë këtë dokument të rëndësishëm për të cilën ka nevojë edhe ekonomia.

Për drejtuesen e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Ines Muçostepa, sipërmarrja shqiptare ka nevojë për këtë reformë e cila është themelore për t’i siguruar ekonomisë qendrueshmërinë dhe klimën e duhur. “ Ne i bëjmë apel klimës politike që të miratojë këtë draft të rëndësishëm”, tha znj.Muçostepa.

Ndërsa drejtuesi i Biznez Albania, Luan Bregasi tha se procesi i miratimit të reformës në drejtësi duhet të shërbejë si një model edhe për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me biznesin.

“ Modeli i diskutimit të kësaj reforme duhet ë shërbejë si shembull edhe kur vjen puna për miratimin e ligjeve të tjera. Ligjet që na prekin ne nuk duhet të kalojnë brenda 10 ditëve, ka raste kur ato as që lexohen fare. Politika duhet të tregohet e përgjegjshme dhe të lexojë si duhet edhe ligjet e tjera”, tha z. Bregasi.

Ndërsa kreu i Dhomës i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se politika nuk duhet të hezitojë dhe se kjo reformë do t’i japë shoqërisë dhe ekonomisë vlerë të shtuar.

Për drejtorin ekzekutiv të Dhomës Amerikane të Tregtisë Lorenc Gjoni, mirarimi i reformës së drejtësisë do të shërbejë si garanci më shumë për investitorët, për ata investitorë që do të duan të sjellin njohuritë e tyre, ekspertizën, përvojën dhe kapitalin , por që nuk duan të përballen me një drejtësi të korrupuar.

July 20, 2016 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*