“Biznesi i madh që kërkon ulje takse, të mos na votojë”, Rama: Opozita flet ditën për oligarkët dhe flirton natën

February 23, 2021 11:59

“Biznesi i madh që kërkon ulje takse, të mos na votojë”, Rama: Opozita flet ditën për oligarkët dhe flirton natën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se taksa e sheshtë që është pjesë e programit të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, godet 97% të popullsisë, që fitojnë më pak.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme ‘Ekonomia në fokus’ kreu i qeverisë se opozita flet për oligarkët ditën dhe flirton me ta natën.

Rama u shpreh se taksa për biznesin e madh nuk do të rritet, por shtoi se nuk do të ketë as ulje të taksave për këtë kategori.

“Ne nuk do të rrisim taksën për biznesin e madh, por as nuk do ta ulim. Çdo biznes i madh që kërkon ulje takse nuk duhet të votojë për ne”, tha Rama.

“Dua të ndal tek raporti i kësaj qeverie me të pasurit. Ja ku e keni listën e të pasurve, të mëdhenjtë, të oligarkëve, në buxhetin e shtetit, ja dhe kontributin në 2019. S’kemi marrë 2020-ën se ishte vit me anomal për të gjithë. Ja sa para më shumë ka marrë shteti nga xhepi i më të pasurve. 142% më shumë. Tani merreni atë kolonën e fundit dhe merrni një sharë dhe sharroheni me taksën e sheshtë 9%. Pala tjetër dëshiron që t’ua lërë në xhep oligarkëve. Flet ditën dhe flirton natën. Grafiku i tretë që dua të sjell në vëmendjen tuaj është tatimi progresiv mbi pagën e individëve. Shikojeni se si është ulur tatimi dhe se si janë rritur të ardhurat nga paga e tatim-fitimit mbi të ardhurat e individëve. Ka pasur një rënie në momentin e parë, dhe më pas ka ardhur në gjithnjë. Meqë predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Me taksën e sheshtë goditen ata që fitojnë më pak. Mbështet pronarët tuaj individualisht dhe ju që jeni këtu në ekran, do paguani më shumë nga rroga juaj. Taksa e sheshtë është për të pasurit, taksimi i ndershëm është për shumicën dërrmuese. Taksa e sheshtë është për ata që fitojnë më shumë në mbështetje të tyre dhe goditje për ata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97%”, tha Rama

j.l./ dita

February 23, 2021 11:59
Komento

4 Komente

  1. LEON February 23, 12:17

    Ti nuk je budalla,,je shejtan budalla.

    Reply to this comment
  2. Arben February 23, 12:55

    Taksim i drejte,

    te tjerat jane mashtrime edroga.

    Reply to this comment
  3. Niku February 23, 13:02

    Kjo që thotë Rama është shumë e saktë. Do të thoja që edhe taksa që ka Rama është e ulët në krahasim me vëndet perëndimore. Nuk e kuptoj se përse nuk u pëlqen të pasurve. Taksa e sheshtë me 9 përqind është për budallejtë që e hanë « sapunin për djathë », që sjell polarizimin e shpejtë dhe të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Qeveria do të ketë më pak para për gjëra sociale.

    Reply to this comment
  4. rofte biznesi i vogel February 23, 17:18

    Po PPP kush i merr ? vetem 10 biznese quajini si te doni oligarke apo jo , por fakti eshte ky dhe keshtu edhe bizneset e tjera te medha Rames nuk i interesojne sepse edhe nga keta ai nuk fut gje ne xhep , sa per bizneset e vogla ai e di se keta jane reth 90% te numrit te bizneseve , pra ketu eshte shumica e votuesve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim