Biznesi i vogël dhe i mesëm “shtron” kërkesën me 12 pika për qeverinë

March 25, 2020 19:42

Biznesi i vogël dhe i mesëm “shtron” kërkesën me 12 pika për qeverinë

Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël ku u është shtyrë mbyllja e bilancit në korrik, përjashtimi nga taksat vendore dhe do të punonjësit  mbetur në shtëpi do të paguhet, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, iu është drejtuar me një kërkesë me 12 pika, ku ndër të tjerat kërkojnë shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria.

Gjithashtu në kërkesën e biznesit të vogël dhe të mesëm kerkohet të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal, të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

Kërkesa e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm:

Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.

9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.

11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.

12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë.

 

L.H/ DITA

March 25, 2020 19:42
Komento

3 Komente

  1. Tosi March 25, 20:26

    Po u be deti kos mor hunderra, po ku ke pare ti qe ne kohe lufte te marresh rroge te plote. Cili shtet e ka bere kete, po ju doni nje hu ne bythe,

    Reply to this comment
  2. C'a bohet March 26, 04:04

    Kar kar karbunar qeverine po e ekzekutoni me litar.
    Po ndonje dashnore do t’ua sjelle Qeveria, se edhe koston e pickes do ta mbuloje ajo.
    Jeni ne metro mo, eshte lufte, eshte mbijetese dhe jo te keni kerkesa si ne perralla. Kerkoni te jetoni mbi normalitetin ne nje situate ne lufte me vdekjen, o toca.
    Po ndonje kosto apo barre do te mbani ju mender biznemen.
    Po fitimet e fshehura qe beni me bilancet e rreme i doni nga Qeveria, perse nuk i keni vene ne kerkese.
    Hajde rrota cari hajde.
    O gazeta Dita hiqeni nga foto shoqeruese e shkrimit Flamurin Amerikan se po e beni pis.
    Turp!

    Reply to this comment
    • Raul March 26, 08:56

      Pa le kur thone te hiqet dhe pagesa e faturave te dritave dhe ujit, duke i quajtur taksa. O Toca dritat dhe uji ne familje jane mall qe blihen me leke, si buka, orizi , qumeshti, patatja, dhe kemisha etj. Prandaj do paguhen lek me lek se nuk ndodh ne asnje vend te botes qe te falen. Vetem ish deputetet e molotovit bejne propozime te qellimshme , absurde ne emer te dhembshurise se pakufishme per fukarenjte me qellimin e vetem per te bere elektorat ne kohe krize dhe per ta rrenuar buxhetin e shtetit deri ne palce sic beri particka e Nafije fallxhores se leshitlikes kur ishte ne pushtet qe me ministrat dhe drejtoret hajdute e dergoi buxhetin e shtetit ne buze gremine.prandaj ju bisnesmene mblidheni bythen dhe shtrydheni dhjamin qe keni grumbulluar me fshehjen e fitimit, dhe me rrogat qesharake qe deklaroni ne bilanc per te punesuarit tuaj.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim