Biznesi i vogël proteston, nesër ulen qepenat nga ora 08:00 në 16:00

December 18, 2018 14:29

Biznesi i vogël proteston, nesër ulen qepenat nga ora 08:00 në 16:00

Pa u zgjidhur ende situata me studentët, të cilët protestojnë në rrugë prej 2 javësh, qeverisë do t’i duhet të përballet nesër me një tjetër tubim kundër politikave të saj, këtë herë në fushën e ekonomisë.

Janë bizneset e vogla, ato që kanë paralajmëruar një protestë nesër. Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 milionë lekë që është sot, në minimalisht 12 milionë lekë.

2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.

3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër.

4-Ndalja e projektit korruptiv për zëvendësimin e kasave fiskale.

Duke bërë thirrje që të gjitha familjet të mbështesin protestën, shoqata sqaron pozicionin duke thënë se mbështetin kauzën e drejtë dhe legjitime të studentëve, por “revolta” e tyre nuk ka lidhje me ta.

l.h/ dita

December 18, 2018 14:29
Komento

8 Komente

  1. kujtesa December 18, 14:48

    Qe te rritet ky prag per biznesin e vogel,i bije qe ky biznes deri tani ka genjyer. Te rritesh pragun deri ne 12 miljon lek,i bie qe ky biznes te deklaroj nje xhiro deri ne 32.000 lek ne dite. Por eshte ky biznes qe qahet se mezi bejne 5.000 lek te reja xhiro ne dite dhe skane leke per te ngrene buke.
    Cfare do te thote kjo gje tani??????

    Reply to this comment
  2. WTF December 18, 15:02

    Shume mire qe protestojne. Ti mbajne dyqanet mbyllur jo vetem 8-16, por derisa te plotesohen kerkesat dhe po pati mundesi te gjejne edhe kerkesa te tjera akoma me absurde.
    Biznes qe proteston se nuk fitojne me shume ne kurriz te popullsise vetem ne vendin e cudirave e gjen. Cdo gje eshte mbrapsht, protestues qe refuzojne te dialogojne, biznese qe protestojne sikur i kerkoi njeri me zor te hapin biznes, leket i mbajne poshte dyshekut ne vend te bankes, nuk thojne me fal e te lutem se eshte dobesi e te tjera idiotizma qe edhe Ufo-t nuk i kuptojne!

    Reply to this comment
  3. Arben December 18, 15:47

    Shyqyr qe u kujtuat qe nuk jeni mire.

    Reply to this comment
  4. Po ti mbyllin ! Kujt I prish pune ? Vetes ! December 18, 15:52

    Duan fitim 100% bussneset e vogla Ti mbyllin 24 ore Kujt I prish pune ? Veten do te demtojne! Keshtu eshte kur busnesi drejtohet nga politika e Lulit dhe e Monikes q se kane haberin fare nga Ekonomia

    Reply to this comment
  5. Mashkullori December 18, 16:30

    Perse behet nje perzjerje midis dy bizneseve,te vegjel e te mesem?Te jesh biznes I mesem do te thote se siguron nje fitim te mjaftueshem per nje jete normale,ndersa te jesh biznes I vogel,do te thote se siguron aq fitim sa te marresh fryme.Atehere perse te jete e njejta fasho per pragune e TVSH-se?Kujt i sherben kjo kerkese,por atij te vogel besoj se jo.
    Po ashtu,cfare kerkesae eshte kjo,e uljes te cmimit te energjise elektrike nga ai i sotmi,pa thene ne vlere apo perqindje?Pershembull,ja e zgjidh une kete “kerkese”,po e ul nje qindarka dhe
    kerkesa” u plotesua!!!!
    “Kerkesa” e trete:Ulja e cmimit te karburantit me 40 lek…Nuk e kuptoj se cfare kane kaq te domosdoshme bizneset e vogle per karburant?Paskan makina per te furnizuar?E po atehere,nuk jane biznes i vogel,sepse te tillet,as nje gomar mallrash nuk kane,por duhet te jene biznes I mesem ose i madh.
    Kerkesa e katert ka nje muaj qe eshte “plotesuar”,sepse nuk ka nje “project” korruptiv per zevendesimin e tyre…
    O gazetare,po na vini dhe emrin e atij qe e drejton kete Shoqaten e biznesit te vogel e ta pyesim:
    -Perse i merr “kompetencat Shoqates te biznesit te mesem?
    -Sa e kerkon uljen e cmimit te energjise?
    -Perse te duhet karburanti,apo perton te vesh me kembe deri tek dyqani,apo te marresh nje arke domate ne biciklete,se jeni “fukarenj” dhe nuk e keni takatin te keni veture?
    -Perse flini gjume dhe beni kerkesa te kota si kjo e kasave,kur nuk ka nje problem te tille?
    Dhe se fundi,alamet shoqate,po “punesoni ndonje specialist qe ja di rradhen puneve,e te jete I paangazhuar ne politike,sepse partite ngrihen e bijen nga pushteti,por aktiviteti juaj duhet te jetoje ne cdo lloj qeverisjeje…
    Per mua,kush ja u ka shkruar keto kerkesa ka qene vetem nje perfaqesues I opozites,te ciles I duhen sa me shume njeres te protestojne.Protestoni se vetes do I beni dem.Nuk jane te gjithe injorante te ulin qepenat per interesa te tjeterkujt,sepse per biznesin e vogel nuk jane…
    Dem kokes do I beni,ndersa nderin do ja beni nizneseve qe nuk do ulin qepenat…
    Nguleni mire ne mendje”Studentet protestojne,kane te drejte dhe ju I mbeshtesni.Edhe une I mbeshtes.Por une e di se per te plotesuar kerkesat e tyre,me duhet te paguaj taksa me shume se deri sot,ose do mungojne mundesite e qeverise te plotesoje kerkesat tuaja.
    Zgjidhni e merrni!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim